Kronikë e zezë

​Një qytetareje i’u keqpërdor kartela bankare

Rasti është në procedurë hetimore, thuhet në raportin e policisë .

Published

on

Një qytetareje i është bllokuar llogaria bankare pasi që pa dijeninë e saj i është keqpërdorur kartela. Nuk bëhet e ditur se sa ishte dëmi i shkaktuar.

Fushë Kosovë, 21.07.2022-09:35. Me 04.08.2022 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pasi ka qenë në filialin bankar është njoftuar se llogaria e saj është bllokuar si pasojë e blerjeve online pa dijen e saj që kishte ndodhur me kartelën e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë .

Lajmet

Vdes gruaja nga Gjakova pasi ra nga ndërtesa

Published

on

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin, policia tha se kanë nisur hetimet./S.K/PK/

 

Continue Reading

Lajmet

Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë dhe kanabis është sekuestruar nga policia e Beratit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Alfa”.

Sipas të dhënave paraprake, në pranga është vënë një 27 vjeçar nga Vlora, i cili e kishte ndarë lëndën narkotike në doza, gati për shitje.

Në fund të operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, raporton A2CNN./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Veri

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Veri të Mitrovicës.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, ka njoftuar policia në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Makina përplaset me motorin, humb jetën 18-vjeçari në Vlorë

Published

on

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, thuhet se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara