Kronikë e zezë

​Një person në Ferizaj voziste automjetin me armë në dorë ndalohet nga policia

I dyshuari po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja.

Published

on

Policia ka njoftuar se në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet.

I dyshuari po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja.

Policia bën të ditur se pasagjerit me inicialet J.I (M/K) i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë.

“Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve , ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar. Gjatë legjitimimit të personave, kontrollimit të tyre dhe automjetit, tek pasagjeri me inicialet J.I (M/K) i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri ( pistoletë ), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Kronikë e zezë

Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më parë në QKUK

Published

on

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Klan Kosovës ky ka qenë vendimi i Komisionit disiplinor të QKUK-së.

Megjithatë, të dy mund të parashtrojnë ankesa, pasi momentalisht është faza për t’i shtruar ato.

Kujtojmë se B.K., dhe XH.A ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshje që kishin pasur javë më parë. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Prizren

Published

on

 


Një grabitje me armë ka ndodhur në në Prizren, ku tre persona të dyshuar u kanë marrë para dy qytetarëve nën kërcënimin e armëve. Sipas Policisë së Kosovës, viktimat një mashkull dhe një femër, shtetas të Kosovës, nuk kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa nga ta janë grabitur para në vlerë prej rreth 40 euro.
Rasti është raportuar në se ka ndodhur në rrugën “Durak Rada”.
Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Lidhur me incidentin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa rasti është iniciuar si grabitje.
Autoritetet janë në kërkim të personave të dyshuar dhe hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Prizren- arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve

Published

on

Në Prizren janë arrestuar një burrë dhe një grua për veprën penale falsifikim i dokumenteve, sipas raporti të fundit të Policisë së Kosovës.

“Pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar t’i mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese”, siç thuhet ne Raportin e Policisë.

Policia ka konfiskuar dy letërnjoftime të Republikës së Kosovës të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim të Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon si prova materiale.

Ndërkaq me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur me 03.02.2026 rreth orës 14:00./E.A./

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 215.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur më 3 shkurt 2026, në oren 19:15, në rrugën “Brahim Ademi”. Si prova materiale janë konfiskuar një veturë me targa vendore dhe dy telefona mobil. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Continue Reading

Të kërkuara