Lajmet

​Një në katër gra që punojnë në media kanë qenë viktima të ngacmimit seksual

Kështu u tha gjatë prezantimit të raporti “Gratë në Media në Kosovë dhe Serbi”, të përgatitur nga Peaceful Change Initiative.

Published

on

Gratë në media dhe në shumicën e vendeve të punës kanë nevojë për një mbrojtje ligjore më adekuate, për politikat dhe ngacmimit seksual në vendet të punës dhe ligj të punës që e bën të mundur ndarjen e përgjegjësive në mënyrë të barabartë.

Kështu u tha gjatë prezantimit të raporti “Gratë në Media në Kosovë dhe Serbi”, të përgatitur nga Peaceful Change Initiative. Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Britanisë së Madhe. Ambasadori britanik Nicholas Abbott ka falënderuar të gjitha ata që kanë përgatitur këtë raport, pasi sjellë në pah shumë këndvështrime që meritojnë diskutim.

“Këtu janë një varg çështjesh e problemesh, derisa ne flasim për mediat por ato janë të pranishme edhe në shumë sektor të tjerë dhe mendoj që kjo ngjarje është një rast i mirë për të nisur diskutimin. Jam i impresionuar edhe me rekomandimet. Ky raport duket që ka rekomandime të drejtpërdrejta e që është e mundshme të realizohen”, tha ai.

Tamara Skroza e cila ka udhëhequr projektin në Beogradi, tha se 401 femra në Serbi kanë plotësuar këtë pyetësor dhe shumë prej tyre nuk kanë dashur të japin detaje për përvojat e tyre, por 31 % e tyre deklarojnë se paguhen më pak se sa meshkujt.

Kurse, Dafina Halili e cila udhëhoqi këtë projekt në Kosovë, tha se në këtë mostër janë të përfshirë profilet e të gjitha llojeve të mediave, duke konkluzuar se mungesa e menaxherëve dhe drejtorëve ndikon që në pozitat e lartë të Kosovës të mbesin në duar të burrave.

“Mostra e hulumtimit në Kosovë ka përfshirë 265 gazetare dhe jemi munduar që të kemi profile të gjitha llojeve të mediave në të gjitha qytetet dhe mediat komunitare të Kosovës. 54% janë gazetare, 23% redaktore, 6.4% kryeredaktore, 3.8% moderatorë, 3.8 gazetare dhe asnjë menaxhere apo drejtore. Kjo mungesa e menaxherëve dhe drejtoreve ndikon që në pozitat e lartë të Kosovës të mbesin në duar të burrave….prej të anketuarave në mostrën tonë 24.6%, kjo i bie një në katër gra që punojnë në mediat e Kosovës, janë ose kanë qenë viktimë e ngacmimit seksual. Disa prej tyre kanë deklaruar të kenë qenë viktima të sulmeve seksuale”, tha ajo.

Sipas saj, gratë gazetare kanë nevojë shumë për një mbrojtje ligjore dhe për barazi gjinore.

Kurse, Valmira Rashiti nga Rrjeti i Grave të Kosovës, duke folur mbi gjetjet e kësaj ankete, ka thënë se ajo që po kërkohet është një ndërrim rrënjësorë në kulturën e seksizmit, i ç’normalizimit të nivelit të dhunës të ngacmimeve seksuale ndaj grave në media.

“Iniciativa ka ardhur nga vetë gratë gazetare dhe kjo tregon se sa shumë kanë nevojë gratë gazetare për një mbrojtje ligjore më adekuate, për politikat dhe ngacmimit seksual në vendet të punës dhe ligj të punës që e bën të mundur ndarjen e përgjegjësive në mënyrë të barabartë, për arsye se e pamë 49% e grave gazetare e konsiderojnë familjen si barrierë në aspektin e ushtrimit të veprimtarisë së tyre… Po kërkohet një ndërrim rrënjësorë në kulturën e seksizmit, i ç’normalizimit të nivelit të dhunës të ngacmimeve seksuale ndaj grave në media”, u shpreh Rashiti.

Rashiti tha se në vendin e punës në mediat e Kosovës, gratë përballen shpesh ose janë viktima të ngacmimeve seksuale. Sipas saj, ligji i punës po shkelet vazhdimisht, ku shihet edhe në këtë anketë ku numër i madh i grave kanë thënë që punojnë më shumë se 40 orë në javë pa kompensim financiar.

Zëvendësavokatja e Popullit, Majlinda Lulaj problemet që janë në anketë nuk janë që janë gjetur sot por janë në vazhdimësi, por pa ndëshkimin ligjor nuk do të mund të ketë rezultate progresive.

“Realiteti faktik vazhdueshëm i nxjerr në pah problemet e diskriminimit, qoftë ato që u përmenden për karakteristikat fizike, moshën, përfshirë ngacmimet seksuale të cilave zakonisht iu hapet rruga veçmas në rastet kur nëpër media nuk bëhen as kontrata pune”, tha ajo, megjithatë shtoi se në institucionin e Avokatit të Popullit shumë rrallë vinë të ankohen gratë gazetare.

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara