Aktualitet

​Një muaj paraburgim për shtetasin serb të dyshuar për krime lufte

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës, njoftoi se kishte arrestuar një person të nacionalitetit serb në Istog,

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C i dyshuar për shkak të veprës penale penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugosllavisë (KP i RSFJ), lidhur me nenin 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe po ashtu e penalizuar me nenin 144 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.C, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit J.C paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

Gjykata ka konsideruar se caktimi i ndonjë mase më të butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit J.C në procedurë penale do të ishte e pa mjaftueshme, andaj dhe caktimin e ndonjë mase më të butë e konsideron si jo të bazuar dhe faktuar, e posaçërisht kur dihet se hetimet janë në fazë fillestare, gjithashtu duke konsideruar faktin se i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, ekziston rreziku real se i njëjti mund ti shmanget ndjekjes penale.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës njoftoi se kishte arrestuar një person të nacionalitetit serb në Istog, i cili është i dyshuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile të Kosovës në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Vendi

FSK-ja hyn në Gazë në kuadër të misionit të OKB-së

Published

on

By

Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në një mision ndërkombëtar stabilizues të mandatuar nga Kombet e Bashkuara në Gazë, një nga zonat më të nxehta në botë.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ku u konfirmua se pjesëtarët e FSK-së do të angazhohen në mbështetjen e përpjekjeve për siguri, kryesisht në fusha si logjistika dhe çështjet civile.

Ky hap konsiderohet si një arritje e madhe për Kosovën në kuadër të kontributit për stabilitetin global në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Ky angazhim vjen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), e cila buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, kjo forcë shumëkombëshe pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin.

Ajo ka për qëllim trajnimin e policisë së re palestineze, sigurimin e kufijve, ruajtjen e rendit dhe mbështetjen e çmilitarizimit të territorit nga Hamasi, i cili kontrollon Gazën që nga viti 2006 dhe nisi luftën aktuale me sulmin e tetorit të vitit 2023. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot kryesisht me diell dhe temperaturë deri në 27 gradë sot

Published

on

By

Kosova do të karakterizohet nga një javë që nis me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta në të gjithë territorin e vendit.

Sa u përket vlerave termike, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Gjatë gjithë ditës do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, duke krijuar një atmosferë të këndshme. /E. A/

Continue Reading

Të kërkuara