Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për tentim-grabitjen në Prizren

Gjykata në këtë rast thotë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura.

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit prej 18 nëntor dhe mund të zgjasë deri më datën 18 dhjetor ndaj të pandehurve:

R.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje, L.L., dhe I.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale si:

• grabitja në tentativë nga neni 317 par.1 dhe 4 lidhur me nenet 28 dhe 31:

• shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 lidhur me nenin 31

• mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag.1

• grabitja nga neni 317 parag.1 dhe 3 e lidhur me nenin 31

• sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 parag.1 dhe 3 e lidhur me nenin 31

• shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag.1 e lidhur me nenin 31

• dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 parag.1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjykata në këtë rast thotë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri të të pandehurve të njëjtit mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këto vepra penale si dhe peshës së veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana të njëjtit mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Prizrenit.

Përpos kësaj, si dhe duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohen se janë kryer këto vepra penale dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore, ku dy të pandehurit L.L., dhe I.Q., janë të njohur për organet e ndjekjes dhe janë të regjistruar si kryerës dhe të dënuar për vepra të kësaj natyre për të cilat dyshohen, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, dhe kjo masë i shërben efikasitetit të procedurës penale ngase do të mundësoj zhvillimin normal të hetimeve, do të parandaloj ikjen apo fshehjen e të pandehurve e po ashtu edhe rrezikun e përsëritjes së ndonjë vepre penale.

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara