Kronikë e zezë

​Ngritet aktakuzë për një të dyshuar për terrorizëm

Kosova po përballet që prej 10 vjetësh me shtimin e shkallës së radikalizimit tek të rinjtë.

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër personit me iniciale S.N nën dyshimin për organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm. Kështu ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) personi me inicialet S.N. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.N. akuzohet për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ndërsa më 11 shtator Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit pas hetimeve disa mujore, pas informacioneve dhe hetimeve shtesë kishte kryer një operacion në disa lokacione ku edhe u sekuestrua armatim, përfshirë këtu armë automatike, municion, granata dore e pajisje të tjera. Në këtë aksion në rajonin e Pejës dhe Prizrenit u arrestuan pesë persona.

“Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës ku dyshohen për veprat penale ‘Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale ‘Kryerja e veprës terroriste’ nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së’. Po ashtu, të njëjtit dyshohen edhe për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së”, ishte thënë në komunikatën e prokurorisë.

Kosova po përballet që prej 10 vjetësh me shtimin e shkallës së radikalizimit tek të rinjtë, disa prej të cilëve janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë se Kosova është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kuvendi i Kosovës në fillim të vitit 2015 pati miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës për t’u bashkuar në luftëra jashtë vendit. Hapat konkretë që janë ndërmarrë për luftën kundër terrorizmit, janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që shpie në terrorizëm.

Rajoni

68 persona të arrestuar pas protestës se djeshme në Tiranë, në mesin e tyre edhe të mitur

Published

on

By

Policia e Tiranës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 68 persona në lidhje me protestën e mbajtur në kryeqytet. Në mesin e të arrestuarve janë edhe shtatë të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç, ndërsa ndaj 22 protestuesve të tjerë ka nisur procedimi penal.

Përplasjet fizike gjatë ditës së gjashtë të protestës shkaktuan të lënduar në të dyja palët, si dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa godina institucionesh ku u shfaqën edhe vatrat e para të flakëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, personat e ndaluar dyshohen se kanë goditur zyrtarët policorë dhe godinat publike e private me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

“Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie. Personat e ndaluar kanë dëmtuar fizikisht efektivët si dhe kanë shkaktuar dëme materiale në godinat e institucioneve dhe në sinjalistikën rrugore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /E.A/

Foto: REL

Continue Reading

Kronikë e zezë

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara