Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndjesinë e thartirës në stomak, sidomos pas një vakti të rëndë, të shpejtë ose me ushqim djegës. Ky shqetësim quhet urth e shkaktohet nga refluksi acidik, kur acidi i stomakut ngjitet në ezofag e deri në gojë.
Sipas doktoreshës Yi Qin, specialiste e traktit gastrointestinal me kalimin e moshës, muskujt që ndalojnë acidin të ngjitet lart humbin fortësinë. Shtimi i peshës ose shfaqja e hernies hiatale e bën edhe më të shpeshtë këtë problem.
“Shumë raste të urthit mund të lehtësohen me ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës dhe përdorim afatshkurtër të barnave”, ka thënë doktori Michael S. Smith, gastroenterolog në “Icahn School of Medicine” në New York.
Nëse urthi ndodh më shumë se dy herë në javë, bëhet fjalë për sëmundjen e refluksit gastroezofageal, kërkon trajtim serioz. Sipas doktorit Kyle Staller, gastroenterolog, GERD sjellë dhimbje krahu, kollë të thatë, vështirësi në gëlltitje, dhe në raste ekstreme, rrezik për kancer në ezofag.
Ndryshime në stilin e jetesës
Hapat e përditshëm bëjnë diferencë të madhe, një studim i Harvardit i 2021 i botuar në “JAMA Internal Medicine” ka zbuluar se gratë që:
-mbanin peshë trupore të shëndetshme,
-nuk pinin duhan,
-bënin 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë,
-konsumonin jo më shumë se dy filxhanë kafe, çaj ose pije të gazuara në ditë,
-ndiqnin dietë të pasur me fruta, perime, drithëra të plota dhe peshk,
kishin gati 40% më pak rrezik për të zhvilluar urth.
Mos u shtrini për 2 deri në 3 orë pas ngrënies, sepse kjo favorizon ngjitjen e acidit.
“Rekomandoj që pacientët ta ngrenë anën e sipërme të shtratit. Kjo pozitë shfrytëzon gravitetin për ta mbajtur acidin në stomak”, ka thënë doktori Jacob Kurlander. Qin tha: “Flini në anën e majtë, pasi e mban lëngun e stomakut larg ezofagut”.
Kur keni urth herë pas here
Nëse e ndieni urthin një-dy herë në javë, menaxhoni vetë. Shikoni kur e çfarë ushqimesh e shkaktojnë, si kafeina, ushqimet yndyrore, çokollata, alkooli dhe përpiquni t’i shmangni.
Për lehtësim të shpejtë, përdorni ilaçe si kalcium karbonati ose alumini dhe magnezi hidroksid.
“Ato neutralizojnë acidin në stomak dhe ezofag, por veprimi i tyre zgjat vetëm 30 deri në 60 minuta”, ka thënë Smith.
Nëse urthi zgjat më shumë se një orë pas ngrënies, provoni ilaçe që krijojnë barrierë mbrojtëse mbi acidin.
Për efekt më të gjatë, përdorni ilaçe bllokuese si cimetidine apo famotidine të cilat ulin prodhimin e acidit për disa orë.
Kur duhet të shkoni te mjeku?
Nëse jeni mbi 60 vjeç e nuk keni pasur më parë urth, tani po përjetoni, vizitohuni tek mjeku. Kjo sinjalizon inflamacion, ndryshime para-kanceroze apo edhe kancer në ezofag. Nëse keni urth më shumë se dy herë në javë, mjeku mund të rekomandojë një trajtim me PPI (inhibitorë të pompës protonike).
Këto bllokojnë pompën që prodhon acid në stomak. Përdorimi lidhet me fraktura kockore, infeksione serioze të veshkave. “Përdorimi për disa javë është zakonisht i sigurt”, ka thënë doktori Fouad Moawad nga Scripps Clinic.
Trajtimi afatgjatë dhe ekzaminimet
Nëse urthi vazhdon pas dy javësh, mjeku rekomandon endoskopi, tub fleksibil me kamerë që futet në ezofag për të parë në brendi e bërë biopsi. “Në raste të rënda të refluksit, mund të shohim plagë në shtresën e ezofagut”, tha doktor Staller.
Nëse gjendet “Barrett’s esophagus”, që rrit rrezikun për kancer, trajtimi afatgjatë me PPI mund të jetë i domosdoshëm.
Mjeku mund të rekomandojë edhe ilaçin më të ri, quhet vonoprazan që ul acidin, por mund të ketë rreziqe si PPI-të.
“Mjekët duhet të kontrollojnë nëse pacientët kanë nevojë për ilaçin”, thonë Shoqata Amerikane e Gastroenterologjisë.
Dhe nëse nuk ndieni urth, por keni simptoma të tjera?
Edhe pa urth të ndjeshëm, disa të moshuar mund të kenë refluks “të heshtur”, i njohur si LPR.
Simptomat përfshijnë:
-dhimbje të vazhdueshme fyti,
-kollë të thatë,
-vështirësi në gëlltitje,
-ndjesinë sikur keni një “topth” në fyt.
Analiza për të matur sasinë e acidit që kalon në ezofag ndihmon. Rënia në peshë dhe ndryshimet në stilin e jetesës ndihmojnë, dhe nëse jo, një trajtim i shkurtër me ilaçe acid-bllokuese mund të jetë i nevojshëm.