Lajmet

​Nis takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe Haradinajn

Në këtë takim nuk është i pranishëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në objektin e Kuvendit, shefi i ekzekutivit të Kosovës pritet të diskutojë me liderët opozitarë për procesin e dialogut dhe marrëveshjen për dokumentet e udhëtimit.

Në këtë takim nuk është i pranishëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lajmet

Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026

Published

on

By

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026. 

Seanca do të mbahet të enjten, më 27 nëntor.

Osman Bllaca nga zyra ligjore e Komunës ka thënë se anëtarët e Kuvendit Komunal janë në fuqi derisa të betohen të rinjtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet për asamble të premten e javës që shkoj.
Por asamblistët e rinj nuk janë betuar ende./EO

Continue Reading

Lajmet

Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Published

on

By

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në të cilën po shqyrtohen temat kryesore politike dhe organizative të partisë, me fokus në proceset zgjedhore dhe nominimet udhëheqëse.

Në rend dite është prezantimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të fundit lokale, krahas analizës politike dhe organizative të fushatës, identifikimit të pikave të forta dhe dobësive, si dhe vlerësimit të performancës së degëve dhe kandidatëve.

Një pikë tjetër qendrore e mbledhjes është nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër, ku parashihet paraqitja e propozimeve, diskutimet mes anëtarëve të Kryesisë dhe procedura e votimit për miratimin e kandidaturës zyrtare.

Po ashtu, Kryesia po shqyrton përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, duke përfshirë hartimin e planit të fushatës, organizimin e strukturave dhe Shtabit Zgjedhor, mobilizimin e degëve e nëndegëve, si dhe strategjinë e komunikimit publik.

Në mbledhje pritet të caktohet edhe data e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, së bashku me agjendën, procedurat statutare dhe përgatitjen e materialeve zyrtare.

Ndër pikat “të tjera” përfshihen shënimi i përvjetorit të themelimit të LDK-së dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kryesisë, me mundësi për vendime të mëtejshme sipas nevojës.

Pas mbledhjesë së kryesisë do të mbahet një konferencë për media.

Continue Reading

Lajmet

AUV kthen në Shqipëri 485 dele dhe 25 qingja të ndaluara në territorin e Kosovës

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, ka marrë vendim për kthimin në vendin e origjinës të kafshëve të ndaluara, të cilat janë futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Më datë 16.11.2025, Policia Kufitare, Dogana dhe Shërbimi Veterinar kanë ndaluar në Prizren një grup kafshësh të kontrabanduara të llojit dele dhe dhi, të cilat kishin hyrë në mënyrë të paautorizuar nga Republika e Shqipërisë.

Për shkak se këto kafshë nuk posedonin certifikata shëndetësore veterinare dhe paraqisnin rrezik për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, AUV ka kthyer në vendin e origjinës, Shqipëri, 485 dele dhe 25 qingja. Veprimet e ndërmarra janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Doganën dhe Prokurorin e Shtetit.

AUV vazhdon të zbatojë monitorim rigoroz dhe të vazhdueshëm mbi gjendjen shëndetësore dhe lëvizjet e të gjitha kategorive të kafshëve brenda territorit të vendit, me synim parandalimin e futjes dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse që mund të dëmtojnë fondin blegtoral dhe ekonominë bujqësore.

Njëkohësisht, AUV njofton opinionin e gjerë se importi i kafshëve të gjalla lejohet të kryhet vetëm përmes pikave kufitare të autorizuara, ku realizohen kontrollet e detyrueshme dokumentare, identifikuese dhe veterinare, me qëllim që të shmanget çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik./EO

Continue Reading

Lajmet

PDK-së i bashkohet iniciativa “Demokracia” e Shkumbin Demaliajt të Deçanit

Published

on

By

Iniciativa qytetare “Demokracia” e Shkumbin Demaliajt të Deçanit i është bashkuar, përkatësisht shkrirë në, Partinë Demokratike të Kosovës, njoftoi kryetari i këtj subjekti, Bedri Hamza.

“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, shkroi Hamza./EO

Continue Reading

Të kërkuara