Lajmet

​Nesër marshohet kundër vrasjes së grave

Nesër nga ora 10:00 do të marshohet për të kundërshtuar dhunën e burrave ndaj grave.

Published

on

Dita e gruas nga grupi organizativ “Marshojmë S’festojmë”, do të pritet më ndryshe se vitet e kaluara. Nesër nga ora 10:00 do të marshohet për të kundërshtuar dhunën e burrave ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt, e që kjo sipas organizatës fajtorët kryesorë janë prokuroria dhe gjykatat.

E që ky marsh i kësaj organizate do të bëhet edhe në qytete të tjera përveç Prishtinës, si në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec, dhe Gjilan.

Aktivistja e kësaj organizate, Elena Morina, tha se 8 marsi do të jetë më ndryshe, kjo pasi që gratë po vriten dhe nuk po u lihet hapësirë për të festuar.

“8 marsin e sivjetmë, kolektivi ‘Marshojmë S’festojmë’ do ta manifestojë me marsh kundër vrasjes së grave. Ky marsh vjen si nevojë e domesdomshmërisë për t’iu përgjigjur patriarkalitetit të dhunshëm i cili përveç që i dhunon vazhdimisht gratë, ua merr në fund edhe jetën. Edhe këtë 8 mars, neve na pamundësohet festa. Kjo pasi që pasiguria e thellë në të cilën ne si vajza e gra jetojmë, pa barazia ekonomike, shoqërore dhe politike nuk na lë hapësirë për të gëzuar ose festuar”, tha ajo

Ajo përmend edhe qëllimin e këtij mardhi, ku thotë se përveç vrasjes së grave do të jetë marsh solidarizimi me shtetin ukrainas.

“Andaj, edhe këtë 8 mars ne po organizohemi që të protestojmë kundër shtypjes së vajzave e grave në Kosovë. Organizohemi sepse e kundërshtojmë padrejtësinë dhe pabarazinë e shumëfishtë, dhe bëjmë thirrje për një të ardhme më të mirë ku secili dhe secila është i lirë. Përveç denoncimit të dhunës dhe vrasjes së grave dhe kërkesave për drejtësi, ky marsh do të jetë marsh solidarizimi me Ukrainën. Kjo pasi që ne nuk e shohim të shkëputur kauzën gjinore nga kauzat e tjera dhe ne si grup jemi kundër çdo padrejtësie, kurdo që ajo të ndodhë”, tha ajo.

Po ashtu, Morina thotë se marshi do të fillojë nga Pallati i Drejtësisë, kjo pasi që, siç thotë ajo gjykata dhe prokuroria janë fajtore për vrasjen e këtyre grave.

“Këtë vit, marshi ynë nis nga Pallati i Drejtësisë pasi që janë pikërisht gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010,48 gra të vriten nga burrat në Kosovë”, potencoi ajo.

Në Prishtinë ky grup organizativ marshin do ta fillojë nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te rrethi i flamurit në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar kështu deri te Qeveria e Kosovës.

Lajmet

​Protesta në Shkup, OVL-UÇK: Deklaratat e Mickoskit tregojnë përçarje

Published

on

By

Në Shkup do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), në mbështetje të ish-krerëve të luftës që po mbahen në Hagë.

Kjo protestë pritet të zhvillohet me datën 13 dhjetor, në ora 13:00, në sheshin “Skënderbeu” të qytetit, bëri të ditur nënkryetari i OVL – UÇK-së, Gazmend Syla.

Edhe pse kjo protestë po mbështetet nga Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ajo ka hasur në kundërshtim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut (MV), HristijanMickoski.

Për këtë, nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla në një konferencë për media tha se nuk është hera e parë që një lider i shtetit maqedonas refuzon një ftesë nga organizata.

Ne nuk i kemi bërë vetëm Mickoski ftesë të marrë pjesë. Kjo është e ngjashme me deklaratat e [ish kryeministrit Ljubço] Georgievski në vitin 2001, deklarata të cilat nuk tregojnë unitet të gjitha komuniteteve që jetojnë në MV, por më shumë përçarje. Prandaj, për neve kanë qenë të papranueshme, sepse këto protesta ne i kemi bërë edhe në vende tjera, asnjëherë nuk kemi qëllim të ndikojmë në politikën e brendshme, por, të tregojmë solidaritet me bashkëluftëtarët tanë që gjenden brenda atje. Maqedonia e Veriut si shtet besoj që aspiron të hyjë në familjen evropiane, andaj është dashur që të na garantojë këtë mundësi, një e drejtë që e garanton edhe Kushtetuta atje, për një protestë paqësore”, tha ai.

Sipas Sylës, protesta ka qenë një “kërkesë e bashkëluftëtarëve, por, edhe e të gjithë shqiptareve të Maqedonisë së Veriut”.

Më 13 dhjetor në sheshin Skënderbeu në Shkup do të mbahet protestë kundër padrejtësive që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne, si kategori e dalë nga lufta, së bashku me kategorinë e dalë nga lufta në Maqedoninë e Veriut jemi dakorduar për mbajtjen e kësaj proteste, kemi marrë mbështetjen e Ali Ahmetit dhe të gjithë ish bashkëluftëtarëve që kemi atje”, tha ai.

Ndërsa sa i përket arrestimit të një shtetasit të Kosovës dje pasdite në Medare, nga autoritetet serbe për mbajtjen e një flamuri me logon e UÇK-së, Gazmend Syla i bëri thirrje ish-luftëtarëve të UÇK-së që të mos rrezikojnë me hyrje në territorin e Serbisë, për shkak sic tha ai Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimet e saja që nga koha e paraluftës.

Serbia kurrë nuk ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të UÇK-së, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë. Prandaj, kjo Serbi është e njëjta. Atëherë, Serbinë e udhëhiqte Millosheviqi, tani e udhëheq një ish-ministër i tij, Vuqiç. Ne nuk presim për ndryshime tjera ose të na respektojnë, sepse kemi parasysh edhe sa po respektojnë qytetarët e tyre atje. Ne bëjmë thirrje: Mos provoni të shkoni, sidomos ish luftëtarët e UÇK-së, sepse nuk ka kush t’ju dalë zot, s’ka kush t’ju vijë mbas. Ajo është e njëjta Serbi që ka qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës”, tha ai.

Ndërkaq, për një rastin tjetër, dje, shtetasit të Republikës së Kosovës, Avni Qenaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet gjyqësore të Serbisë, nën pretendimet për përfshirje në krime lufte të vitit 1999.

Avni Qenaj është arrestuar më 26 nëntor 2025 në pikëkalimin kufitar në Merdarë, gjatë transitit drejt Bosnjë dhe Hercegovinës, ku familja e tij zhvillon biznes. Pas arrestimit, ai është mbajtur 48 orë në Prokuplje dhe më pas është transferuar në Beograd. Më 28 nëntor është paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku është njoftuar për nisjen e procedurës penale dhe caktimin e paraburgimit./KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Published

on

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren ka hyrë në fazën e transformimit të plotë, pasi u nënshkrua kontrata për investimin prej mbi 12 milionë eurosh, ndërsa punët përgatitore tashmë kanë nisur.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se projekti parasheh zgjerimin e tribunave ekzistuese lindje dhe perëndim me tribuna të reja në veri dhe jug, duke e shndërruar objektin në një ndër arenat më moderne sportive në vend.

Sipas njoftimit të tij, stadiumi i rinovuar do të ketë kapacitet prej afro 7800 ulësesh, duke krijuar kushte më të mira për tifozët besnikë dhe adhuruesit e shumtë të futbollit, të cilët do të mund të mbështesin KF Lirinë në një ambient bashkëkohor dhe të sigurt.

Ky projekt është pjesë e investimeve të mëdha të qeverisë në infrastrukturën sportive, ku në total janë duke u dedikuar mbi 200 milionë euro për stadiume të futbollit në gjithë territorin e Republikës.

Kurti theksoi se këto investime synojnë ta vendosin Kosovën në krye të rajonit për nga infrastruktura sportive, duke krijuar kushte më të mira për klubet, sportistët dhe tifozët, si dhe duke e ngritur nivelin e zhvillimit të futbollit vendas.

Stadiumi i Prizrenit pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme sportive për qytetin dhe për vendin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçi!

Published

on

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për datën 24 shkurt fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar këtë datë për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie  karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore. Ai nënvizoi se mbështetja franceze mbetet thelbësore për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë evropian”, ka shkruar Abdixhiku./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara