Lajmet

​Nënshkruhet udhëzimi administrativ për dokumentacion shkollor në arsimin parauniversitar

Nagavci ka thënë se me këtë udhëzim po krijohet bazë për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar urdhër administrativ për dokumentacionin shkollor për arsimin parauniversitar.

Nagavci në një postim në Facebook ka thënë se me këtë udhëzim po krijohet bazë për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik.

“Ky dokument redukton ngarkesën administrative për kujdestarët e klasave, sekretarët e drejtorët e shkollave. Kjo do t’i kontribuojë shtyllës së pestë të Strategjisë për arsim në të cilën parashihen investime mbi 51 milionë për 5 vitet e ardhshme. Ndër të tjera, ky Udhëzim përcakton dokumentacionin shkollor për arsimin parauniversitar, përmbajtjen dhe formën e tyre, botimin, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit. Si Ministri, do të sigurohemi që të ndërmerren veprimet e nevojshme për zbatim të menjëhershëm të këtij Udhëzimi”, thuhet në njoftimin e Nagavcit.

Lajmet

Trajtimi i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, QKUK jep detaje

Published

on

By

Astrit Isufi i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina në Gollubovc të Malishevës është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Abdominale.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se në orën 08:30 në QKUK nga Policia e Kosovës është sjellë pacienti i cili ka plagë skllaputare me armë zjarri.

Rreth orës 08:30 afërsisht është pranuar një pacientë mashkull i sjellë nga Policia e Kosovës, i lindur më 1984 me plagë skllaputare me armë zjarri gjerë tani janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme në qendrën emergjente dhe ka vazhduar trajtimin gjerë pak më herët. Pas ekzaminimeve të kryera dhe pas konsultimeve pacienti është transferuar në Klinikën Abdominale për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Tashme nga hapësirat e Klinikën Emergjente janë larguar edhe pjesëtaret policor.

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e personit të dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku viktima ishin dy vëllezër të moshës madhore.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:30, ku njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje tragjike.

Pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, sot më 7 nëntor 2025, rreth orës 06:25, policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin A. I./KP

Continue Reading

Lajmet

​LVV-AAK, arrihet edhe një koalicion për balotazhin e 9 nëntorit

Published

on

By

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbështesë Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Vitisë, për balotazhin e 9 nëntorit.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Labinot Bislimi, i cili në raundin e parë të votimit ka marrë 2.89 për qind të votave.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, është në garë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, i cili është edhe kryetar aktual.

Bislimi ka thënë se ky koalicion është rrjedhojë e natyrshme e situatës dhe e vetë pozicionimit të tyre, siç ka thënë, “pozicionimit të tyre karshi të keqes së komunës së Vitisë”.

Pasi u përafruan vlerat, idetë dhe programet, pasi e morëm vendimin brenda strukturave tona, sot në mëngjes nënshkruam marrëveshjen e koalicionit në nivel të degëve dhe i zgjatëm dorën njëri-tjetrit me kandidatin për kryetar, z. Arsim Ademi. Ky koalicion është rrjedhojë e natyrshme e situatës dhe e vetë pozicionimit tonë karshi të keqes së komunës së Vitisë, që me emër thërrasim Sokol Haliti. Aleanca Dega në Viti nuk ka qëndruar asnjëherë indiferente ndaj proceseve dhe nuk ka pasur asnjëherë pozicion neutral përballë të keqes. Ajo ka pasur dhe gjithmonë do të ketë qëndrime dhe pozicione politike, duke iu përgjigjur situatave të kohës. Situata e tanishme kërkon guxim, mobilizim dhe pozicionim. Ky koalicion e shpreh edhe njëherë guximin tonë për të qenë pjesë e proceseve politike; për t’i ndihmuar dinamikat shoqërore dhe për t’i shtyrë përpara vlerat, idetë dhe projektet e nevojshme për qytetarët e komunës tonë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Në raundin e parë të votimit më 12 tetor, kandidati i LDK-së, Sokol Haliti, ka marrë 38.01 për qind të votave, kurse kandidati i LVV-së, Arsim Ademi, ka marrë 33.46 për qind./KP

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e së dielës në pesë bashki të Shqipërisë, KQZ-ja shpërndan materialet zgjedhore

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur sot shpërndarjen e materilave për zgjedhjet në pesë bashkitë.

Të dielën votojnë 334.539 qytetarë në pesë bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Sot përfundon fushata, ndërsa e shtuna është dita e heshtjes zgjedhore.

Sipas Euronews Albania, në Vlorë garojnë Brunilda Mersini për PS dhe si kandidat i mbështetur nga PD Dionis Sota, ndërsa i pavarur Gjergj Nika.

Në Berat, Ervin Ceca i PS përballet me kandidatin e mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpën.

Në Mat, Altin Bojni kandidaton për PS, Eduart Brahilika PD dhe Suzana Pasha kandidon si e pavarur.

Në Cërrik, Florenc Doka (PS), Eligert Hima i Shqiperia Behet Amarildo Hoxha PD

Në Tepelenë, Gramoz Sako (PS) përballet me kandidatin e mbështetur nga PD Gabriel Guma.

Kryebashkiakët që do të zgjidhen do të kenë mandat 1 vit e gjysmë, deri në zgjedhjet e pranverës 2027./EO

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë miraton propozimin që t’i kërkojnë Presidentes autorizim për nënshkrimin e një marrëveshjeje me BE-në

Published

on

By

Qeveria në detyrë ka njoftuar se dje ka mbajtur një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje është miratuar propozimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

Vendimet e plota:

– Miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

– Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B./EO

Continue Reading

Të kërkuara