Lajmet

​Nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e abetares së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë

Iniciativa për një abetare të përbashkët nisi në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive që u mbajt në Elbasan.

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, kanë nënshkruar sot marrëveshje për zbatimin e abetares së përbashkët.

Iniciativa për një abetare të përbashkët nisi në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive që u mbajt në Elbasan, e që tashmë po synohet që në vitin shkollor 2022/2023 të hyjë në përdorim abetarja e përbashkët.

Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se presin që abetarja e re e përbashkët të hyjë në përdorim me fillimin e vitit të ri shkollor.

Nagavci tha se bashkëpunimi në mes dy shteteve në fushën e arsimit është tejet i rëndësishëm, për çka tha se janë të përkushtuar që të kenë edhe bashkëpunime të tjera.

“Të vetëdijshëm se bashkëpunimi në fushën e arsimit, të sportit, të kulturës, që janë në menaxhimin dhe kompetencat e ministrive që ne drejtojmë janë më shumë sesa domosdoshmëri. Jemi të përkushtuara dhe plotësisht të angazhuara që të kemi aktivitete konkrete të përbashkëta të cilat përfshijnë edhe në rastin konkret dhe më të afërt abetaren tonë të përbashkët. Por, edhe aktivitete të shumta të edukimit, përfshirë garat e ndryshme të përbashkëta të nxënësve tanë, aktivitete të përbashkëta për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë, të kulturës e kështu me radhë. Ishte kënaqësi për ne të shohim që në Republikën e Shqipërisë u mor vendimi për përdorimin e një Abetare unike dhe jemi të lumtur që kjo abetare do të përdoret e njëjta nga të gjithë fëmijët në të dy vendet, nga të gjithë vogëlushët shqiptarët pa marrë parasysh ku ata jetojnë”, tha ajo.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi, u shpreh e lumtur që në vizitën e saj zyrtare në Kosovë në këtë pozicion po e nënshkruan këtë marrëveshje për abetaren e përbashkët.

Kushi tha se në kushtet në të cilat janë të dyja vendet një abetare e përbashkët është shumë e nevojshme.

“I vlerësoj të gjitha eksperienca e mëparshme edhe për abetaret ekzistuese, por në kushtet e reja në të cilat ndodhemi jemi të bindur që një abetare e re e përbashkët unike është mese e nevojshme. Jemi në një kontekst të ri social, kulturor, kemi një kurrikulë të re të bazuar në kompetenca, kemi gjithashtu zhvillime të metodave të mësimdhënies, kemi zhvillime të teknologjisë dhe të revolucionit digjital. Që të gjitha janë argumente, janë arsye që na qojnë drejtë hartimit të një abetare të re të përbashkët unike shumë herë më të mirë se të gjitha abetaret ekzistuese të deritanishme…Është përgjegjësi e jona e përbashkët që të garantojmë një konkurs të hapur, transparent, të barabartë që vogëlushët shqiptarë vitin e ardhshëm, në vitin shkollor 2022/2023 si dhuratë edhe për 110-vjetorin e pavarësisë të kenë abetaren e re unike të përbashkët. Nuk ka më mirë sesa një komb, një gjuhë, një abetare”, tha ajo.

E para e Arsimit të Shqipërisë, tha se të dyja vendet kanë një bashkëpunim shumë të mirë, ku përmendi marrëveshjen që kanë nënshkruar në Elbasan për lehtësimin e procedurave për njohjen e diplomave dhe bashkëpunimin për librin e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare për diasporën.

Ministret Nagavci dhe Kushi do të marrin pjesë në koncertin e shkollave të muzikës nga të dyja vendet, që do të mbahet në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Lajmet

Miratohet zgjatja buxhetore për marsin

Published

on

By

  1. Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.

Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.

Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.

Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.

Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.

Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Continue Reading

Lajmet

Grabitet një banke në Tiranë, policia arreston autorin e armatosur

Published

on

By

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial banke në Tiranë, ku një person i armatosur ka arritur të marrë një shumë parash duke rrezikuar jetën e punonjësve të bankës. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Shtetit, autori është neutralizuar dhe arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, zhvilluan një takim falënderues me dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2, të cilët ndërhynë me guxim dhe profesionalizëm.

Bëhet fjalë për Inspektor Ermal Çekun dhe Inspektor Eduart Salikon, të cilët mbërritën në vendngjarje në kohë rekord, neutralizuan autorin e armatosur, sekuestruan armën e zjarrit si dhe rikuperuan shumën e parave të grabitura.

Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit Nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi i shpejtë dhe profesionalizmi i treguar janë shembull i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë. Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Ju falënderoj,” – u shpreh Proda.

Policia bën me dije se hetimet për rastin vijojnë, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë u shmangën pasoja më të rënda për qytetarët dhe punonjësit e bankës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani e Prattipati diskutojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në fokus të bisedës ishte procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re, ku u nënvizua rëndësia e përmbylljes së shpejtë të proceseve kushtetuese për të garantuar stabilitetin demokratik dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, sipas komunikatës të Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe hapat e mëtejmë në këtë angazhim ndërkombëtar.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për një linjëzim të plotë me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si jetik për interesat strategjike të vendit dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe.

Continue Reading

Të kërkuara