Kronika e zezë

​Në zonën e Dragashit vazhdon kërkimi i një personi të zhdukur

Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

Published

on

Policia e Kosovës, Policët Kufitarë, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë.

Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor. Kërkimi i personit do të vazhdojë, njofton Policia e Kosovës.

Fjala është për personin e zhdukur, Meledin Adili, rreth 26 vjeç, nga fshati Borje, në Shqipëri, i cili më 4 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, në komunën e Dragashit për të mbledhur boronica.

“Prishtinë, 16 shtator 2022-Nga të gjithë akterët e përfshirë, siç janë Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë. Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor. Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë”, njofton policia.

Aktualitet

Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës

Published

on

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.

Nga ky aksident janë lënduar edhe pesë persona tjerë.

“Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim zyrtar.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për fajde, i treti në kërkim

Published

on

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë, ka realizuar operacionin policor nën dyshimin për veprën penale fajde, ku ka arrestuar personat B.F. (48) dhe A.F. (39), ndërsa B.B. (39) është vënë në kërkim.

Të dyshuarit kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore që janë në ndërtim ku viktima është pronar i tyre.

I dyshuari B.F. është arrestuar në flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, teksa B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij dhe ndaj të njëjtit është lënë ftesë për paraqitje në polici.

Me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Ndaj dy të dyshuarve B.F., A.F., prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një person në Suharekë, kapen edhe lëndë narkotike

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet A.Gj. në Suharekë, nën dyshimet për blerje dhe shitje të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 42 doza qese plastike me substancë narkotike tё llojit marihuanë me peshë 37.98 gramë, njё mulli, njё telefon mobil etj.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Aktualitet

​Tentim vjedhje në Lushnjë, prangosen 2 vëllezër

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lushnjë, gjatë tentativës për vjedhje në një kompani ndërtimi.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.

Policia ka arrestuar me këtë rast vëllezërit G. C., 54-vjeç dhe J. C., 40-vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara