Lajmet

​Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01678.

Published

on

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”.

Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të fillojë në orën 09:30. Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01678. Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, ku deri tani janë dëgjuar dy prej tyre.

Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hasë, e që Salih Mustafa është edhe i arrestuari i parë nga Specialja. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Seanca e paraqitjes së parë së Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Palët i dorëzuan si konfidenciale versionet e tyre të fundit të dosjeve paraprake, më 22 shkurt 2021 Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe më 6 maj 2021 mbrojtja.

Më 30 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e pesë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 7 maj 2021, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues I.

Më 21 maj 2021, trupi gjykues miratoi kërkesat e katër viktimave tjera dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procedura si pjesë e Grupit 1. Trupi gjykues gjithashtu zgjati afatin për viktimat për të aplikuar deri në mbylljen e çështjes së Prokurorit të Specializuar.

Konferencat përgatitore për gjykimin në këtë çështje u mbajtën më 9 dhe 10 qershor 2021.

Lajmet

​Shpërndahet Kuvendi, Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve parlamentare

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit me të parën e vendit tha se kanë propozuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të jetë më 21 dhjetor.

Haradinaj u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Sot u nënshkrua dekreti i shpërbërjes së Kuvendit nga ky takim fillon edhe koha e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.. Kemi propozuar që të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare 21 dhjetor, mendojmë se në këtë mënyrë do të fitojmë së paku një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin.. Periudha e para vitit të ri sepse pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është e çmuar e familjeve tona jo vetëm e pushimit por edhe bashkimeve familjare, është një arrogancë nga politika deri në ofendim me shpallë zgjedhjet me 28 dhjetor e që pastaj me vazhdu me mbet me numërime e rezultate”, tha Haradinaj.

Sido që të jetë data, Haradinaj tha se AAK-ja do të garojë e vetme.

Sido qe të jete në cilën do datë AAK-ja është e përgatitur dhe do të shkojmë të vetëm”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se është për qeveri të opozitës dhe nuk do të këta ndryshim për Qeverinë Kurti./KP

Continue Reading

Lajmet

“Kjo tregon paaftësi” – Limaj e quan fatkeqësi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Lajm të keq e ka quajtur shpërndarjen e Kuvendit, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai tha se “kjo tregon paaftësi dhe panjohuri sesi ndërtohet shteti”.

Limaj pas takimit me presidenten Osmani tha se tani është koha për një lidership ndryshe.

Koha është që të ketë një alternative ndryshe që të jep shpresë për ndryshime”, tha ai./KP

Continue Reading

Lajmet

​PDK kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se preferojnë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 21 dhjetor.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani u shpreh kundër që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.

Unë do të garoj me një ekip dhe listë të mirë. Jemi të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme”, tha ai.

Hamza ripërsëriti qëndrimin e tij se ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës

Published

on

By

 Pas takimeve me liderët e partive politike, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, njoftojnë nga Presidenca./EO

Continue Reading

Të kërkuara