Aktualitet

​Në Gjilan nisin disa projekte të rëndësishme

Hyseni bëri të ditur se edhe këtë vit do të ketë përkrahje nga MKRS-ja për manifestimin “Flaka e Janarit”.

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar sot memorandume të bashkëpunimit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Gjilanin.

Paraprakisht, kryetari Hyseni bëri të ditur se edhe këtë vit do të ketë përkrahje nga MKRS-ja për manifestimin “Flaka e Janarit” në vlerë prej 30 mijë euro. Pasi falënderoi ministrin Çeku për vizitën dhe mbështetjen për Gjilanin, ai bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi edhe për tetë projekte që kanë të bëjnë me xhepat e gjelbër, për ndërtimin e tetë parqeve të reja”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

“Kemi nënshkruar marrëveshje për dy vite me radhë për tetë projekte që kanë të bëjnë me xhepat e gjelbër për tetë parqet që do të ndërtohen, dy prej të cilëve në qytet dhe gjashtë të tjera në fshatra, ku vlera totale e këtyre projekteve është 690 mijë euro. Në këto projekte, përfshihen këndet e lodrave për fëmijë, terrene sportive dhe hapësira të tjera që mund të shfrytëzohen për banorët”, tha kryetari Hyseni.

Kreu i Gjilanit bëri të ditur se në kuadër të marrëveshjeve që i ka nënshkruar sot është edhe projekti për ndërtimin e Kult Qendrës në lagjen “Dardania” në vlerë prej 700 mijë euro, projekti për skulpturat monumentale në vlerë prej 71 mijë euro, Festivali i Teatrove të Shkollave dhe projekti për hartimin e mastër planit të kompleksit sportiv në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, ku përfshihen renovimi i palestrës ekzistuese, ndërtimi i palestrës së xhudos, shtëpisë së shahut dhe disa objekteve të tjera përcjellëse në lëmin e sportit.

Ndërkaq ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, pasi falënderoi kryetarin Hyseni për një dinamikë të shtuar të punëve dhe angazhim maksimal për të rinjtë e Gjilanit, tha se marrëveshjet që janë nënshkruar sot janë për ta konsoliduar tutje infrastrkurën e sportit dhe të kulturën në Gjilan.

“Jam shumë i gëzuar që dinamika e punëve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Gjilanit është duke shkuar mjaft mirë dhe sivjet do të kemi edhe ndërhyrje të tjera në monumentet e trashëgimisë kulturore. Krahas kësaj, bashkë me Komunën i kemi edhe këto zotimet e reja për të cilat ju foli kryetari i Komunës. Ne si Ministri, zotohemi që përpos financiarisht, do të jemi pranë Komunës edhe profesionalisht, në mënyrë që të rinjtë, sportistët dhe artistët e Gjilanit të kenë mundësi sa më të mira për ta zhvilluar potencialin dhe talentin e tyre përpara”, është shprehur ministri Çeku.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara