Lajmet

​Në ditën e zgjedhjeve do të jenë të hapura 888 qendra të votimit

Publikuar

Në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit do të jenë të hapura 888 qendra ku qytetarët do të votojnë në mbarë Kosovën. Kjo u vendos unanimisht në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Krahas kësaj, nga ky institucion zgjedhor u bë e ditur se pas fillimit të aplikimit për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës, rreth 1 mijë e 500 aplikime kanë ardhur deri me tani për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit nga diaspora.

Kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se afati i aplikimit do të përfundojë më 21 janar.

“Sot ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Periudhë e cila do të përfundojë me 21 janar deri më orën 18:00 sipas kohës lokale të Kosovës. Sekretariati i KQZ-së i ka publikuar të gjitha informatat e nevojshme dhe detajet duke përfshirë formuluarat për aplikim, regjistrim, tekstet shpjeguese dhe pyetet të cilat më së shpeshti i bëjnë qytetarët. Deri në këto momente kemi diku rreth 1 mijë e 500 aplikime që kanë ardhur përmes e-mailave”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga LVV-së, Alim Rama duke i paraqitur qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve, tha se disa prej qendrave që janë afër njëra-tjetrës duhet të bashkohen në një vend.

Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në kuadër të kësaj tha se në ditën e zgjedhjeve do të jetë të hapura 888 qendra të votimit.

“Si përfundim i bie që ne do t’i kemi 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën”, tha ajo.

Gjithashtu në këtë mbledhje të KQZ-së u tha se partitë politike kanë dorëzuar gjitha raportet financiare. Derisa janë në përgatitje për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve.

Lajmet

Në kampuset e universiteteve amerikane protestohet për situatën në Gaza

Tensionet janë përshkallëzuar në universitete pas situatës së krijuar nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Publikuar

nga

Në kampuset e universiteteve amerikane po protestohet për të bojkotuar kompanitë dhe individët që kanë lidhje me Izraelin në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Tensionet janë përshkallëzuar në universitete pas situatës së krijuar nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, si pasojë e të cilit 1 mijë e 200 persona kanë vdekur në Izrael dhe 34 mijë palestinezë si pasojë e sulmit të Izraelit në Gaza.

Protestat nisën në Universitetin Columbia në New York, por pastaj u shpërndanë edhe në qytete tjera rreth vendit, sikurse kampuset universitare në Los Angeles, Kalifornia dhe Atlanta./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Putin njoftoi se do ta vizitojë Kinën në muajin maj

Presidenti rus nuk tregoi se kur do të bëhet kjo vizitë saktësisht dhe as nuk dha hollësi të tjera rreth saj.

Publikuar

nga

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se është duke synuar të vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm në muajin maj.

Presidenti rus nuk tregoi se kur do të bëhet kjo vizitë saktësisht dhe as nuk dha hollësi të tjera rreth saj. Megjithatë izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, nga lufta e saj kundër Ukrainës e ka bërë Moskën të jetë më e afër me Kinën.

Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi thuhet se Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë vegla të ndryshme teknologjike si janë makinera, mikroelektronika, ku Moska po i prëdor për të prodhuar raketa, tanke, aviona luftarakë dhe po ashtu armë tjera për të i përdorur në luftë kundër Ukrainës.

Pekini më tutje është kuptuar se nuk i ka dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake ndekjeprurëse Rusisë, dhe ka kërkuar në vazhdimësi të ruajë veten si një vend neutral karshi luftës në Ukrainë.

Kina gjithashtu nuk i ka dënuar veprimet e Moskës dhe më 2022 deklaroi se ka miqësi pa kufizime me Rusinë. Kina megjithatë i ka dënuar sanskionet e Perëndimit kundër Moskës dhe ka akuzuar dhe NATO-n dhe ShBA-në se kanë nxitur pushtimin e Ukrainës nga Putini./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Raportohen shtatë raste të dhunës brenda një dite

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan, Viti.

Publikuar

nga

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë raportuar burrat për dhunë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan e Viti.

Raportet e plota të Policisë:

Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/25.04.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datë 03.04.2024 i dyshuari mashkull e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre. I dyshuari nuk është hasur ne lokacion, përderisa rasti është duke u hetuar.

Prishtinë/25.04.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/ 25.04.2024 – 1 2:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Viti/ 25.04.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Pejë/25.04.2024 – 13:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar ne mbajtje./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Në Zubin Potok sot mbahet seanca e parë në objektin e komunës

Ministri Krasniqi tha se shpreson që me këtë veprim dhe pas thirrjes së kryeministrit Albin Kurti, kryetarët e atyre komunave të kthehen në objektet komunale.

Publikuar

nga

Sot do të mbahet seanca e parë në objektin e komunës së Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e UBT-së në Kampusin Inovativ në Lipjan.

Ministri Krasniqi tha se shpreson që me këtë veprim dhe pas thirrjes së kryeministrit Albin Kurti, kryetarët e atyre komunave të kthehen në objektet komunale.

U bë një vit qëkur kryetarët shqiptarë të dy komunave veriore, Izmir Zeqiri e Ilir Peci morën postin, megjithatë detyrën e ushtruan nga zyrat alternative në fshatrat Çabër e Lipë. Pas dështimit të referendumit të së dielës së 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore, atyre u është hapur rruga që detyrën ta ushtrojnë nga objektet komunale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara