Lajmet

​Në Ditën e Tokës pastrohet deponia inerte në Shkugëz

Published

on

Për të shënuar Ditën e Tokës, komuna e Gjakovës ka organizuar aksion për pastrimin e deponisë inerte në rrugën kryesore në Shkugëz. Këtij aksioni i është bashkëngjitur edhe Policia dhe kompania rajonale e pastrimit “Çabrati”.

Menaxherja e Zyrës për Menaxhimin e Mbeturinave në komunën e Gjakovës, Albana Bakalli beri të ditur se ky është aktiviteti i parë i ditës së sotme, ku pas tij do të ketë edhe dy aksione të tjera me mbjellje fidanesh në Mejë dhe pastrimin e Shkugëzës. Ajo tha se gjatë gjithë kohës organizojnë aksione të ndryshme nëpër lagje dhe shkolla, kurse në prill pritet aksioni i madh për pastrimin e lumit Erenik.

“Në kuadër të Ditës së Tokës, komuna e Gjakovës bashkë me kompaninë ‘Çabrati’, ‘Pamkosi’ dhe shumë organizata joqeveritare dhe shumë qytetarë kanë filluar sot me pastrimin e deponisë ilegale, e cila është në rrugën kryesore të Shkugëz dhe do të vazhdojë në ora 10:00 me mbledhjen e 400 fidanëve tek varrezat e Mejës për nder të atyre që dhanë jetën për liri në vitet ’98 dhe ’99. Në ora 12:00 shihemi te gjithë së bashku në aksionin ‘Ta pastrojmë Shkugzën'”, tha ajo.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Policia e Kosovës, duke ndihmuar me rregullimin e komunikacionit teksa ndihmoi edhe në pastrim me një numër simbolik të policëve.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Major Milazim Lumi tha se janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për të ndihmuar institucionet përkatëse.

“Në kuadër të Ditës së Tokës sot edhe Stacioni Policor – Gjakovë, në njësitet e veta pa penguar punën operative, jemi aktiv në aksionin ‘Për një Gjakovë të pastër’ dhe me të gjitha kapacitetet tonë jemi të angazhuar t’i ndihmojmë institucionet përkatëse”, tha ai.

Ai bëri të ditur se në të ardhmen do të vazhdojnë me lëshimin e gjobave për qytetarët që nuk i përmbahen udhëzimit dhe ligjit duke hedhur mbeturina.

Për nder të Ditës së Sotme, komuna e Gjakovës do të mbajë edhe dy aktivitete tjera, një në Mejë dhe tjetri në Shkukës.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohen për përfshirje në një rast rrëmbimi

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Gjilan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohen pistoletë dhe mbi 100 fishekë

Published

on

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është arrestuar një person, pasi që të njëjtit iu kapën armë e fishekë.

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Ligjëratë informuese në UBT për parandalimin e kancerit të gjirit

Published

on

Në kuadër të Tetorit Rozë, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan u mbajt një ligjëratë informuese dhe sensibilizuese me temën “Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”, ngjarje kjo e cila kishte për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit tek audienca.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku studentë dhe nxënës, të cilët patën mundësinë të informohen më gjerësisht për rëndësinë e kontrollit shëndetësor, zbulimin e hershëm dhe masat parandaluese.

Në mesin e ligjëruesve të ngjarjes kishte edhe ekspertë të shëndetësisë nga UBT dhe “United Hospital”. Në diskutimit u theksua domosdoshmëria e edukimit shëndetësor dhe mbështetjes së vazhdueshme për personat e prekur, duke promovuar kështu mesazhin se parandalimi është çelësi për një jetë të shëndetshme.

Si shenjë solidariteti dhe mbështetje për të gjithë të prekurit që luftojnë këtë sëmundje, të pranishmit kishin të vendosur fjongo me ngjyrë rozë në veshjet e tyre.

UBT përmes ngjarjeve të tilla vazhdon të promovojë ndërgjegjësimin shoqëror për edukimin shëndetësor të komunitetit përmes bashkëpunimit ndërinstitucional rreth fuqizimit të grave.

Eliza Hoti/UBT

/S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Published

on

Argjentinasi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tri vite të tjera.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Messi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme dhe tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara