Lajmet
Ndalet alarmi në veri
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNë këto momente është ndalur alarmi në komunën e Mitrovicës së Veriut. Ndërkohë serbët janë mbledhur tek udhëkryqi i shkollës teknike në veri.
Përndryshe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkovic- Llune.
Ministri Sveçla ka shkruar në Facebook se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar tre zyrtarë të Policisë së Kosovës. Sveçla ka shkruar po ashtu se: “Republika nuk do të zmbrapset”.
“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë”, shkruan ai.
Ai ka shkruar po ashtu se koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar.
“Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, shkruan ai.
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në presionin e gjakut.
I ftohti mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru. Lajmi i mirë është se ka hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të mbrojtur shëndetin e mbajtur presionin e gjakut të qëndrueshëm edhe gjatë muajve më të ftohtë.
Kur temperaturat bien, trupi përshtatet me ndryshimet për të ruajtur nxehtësinë. Kjo përfshin ngushtimin e enëve të gjakut, gjë që pengon qarkullimin e gjakut dhe rrit presionin e gjakut.
“Në dimër, shumë pacientë vërejnë një rritje të presionit të gjakut sepse i ftohti shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, gjë që rrit rezistencën ndaj rrjedhjes së gjakut”, shpjegon mjeku Martin Thornton për Independent.
I ftohti stimulon lirimin e hormoneve të stresit, si adrenalina, që rrit presionin e gjakut e përshpejton rrahjet e zemrës. Ditët më të shkurtra dhe më pak dritë e ditës mund të ndikojnë gjithashtu në disponimin dhe nivelet e stresit, të cilat indirekt ndikojnë në presionin e gjakut.
“Në dimër, njerëzit lëvizin më pak, arrijnë më shpesh tek ushqimet me kalori të lartë dhe ushtrojnë më rrallë, gjë që mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut”, shton Thornton.
Presioni i lartë i gjakut quhet “vrasësi i heshtur”, nuk shfaq simptoma të dukshme. Në disa raste shfaqen dhimbje koke të shpeshta, turbullim i shikimit dhe dhimbje gjoksi. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek.
Si ta mbani presionin e gjakut të qëndrueshëm gjatë dimrit?
Qëndroni aktiv në ambiente të mbyllura – Aktiviteti i tepërt fizik gjatë të ftohtit ushtron tendosje shtesë në zemër. Në vend të kësaj, provoni ushtrime si joga ose Pilates, të cilat mund t’i bëni në shtëpi.
Matni rregullisht tensionin e gjakut – Nëse keni hipertension ose jeni në rrezik, monitorimi i rregullt parandalon komplikime serioze.
Hani siç duhet – Shmangni ushqimet e pasura me kripë dhe yndyra të ngopura e zgjidhni ushqime të balancuara që ndihmojnë në parandalimin e rritjes së presionit të gjakut.
Menaxhoni stresin – Teknikat e relaksimit, si meditimi ose ushtrimet e frymëmarrjes, mund të ndihmojnë në uljen e stresit, i cili ka një efekt pozitiv në presionin e gjakut.
Ngrohni ambientet – Mbajtja e ngrohtë e shtëpisë ndihmon qarkullimin e zvogëlon rrezikun e rritjes së presionit të gjakut. /UBT News/
Lajmet
Arrinë në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt
Published
1 hour agoon
January 31, 2025By
UBTNewsNë Gjykatën Themelore në Prishtinë sapo kanë arritur të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ka nisur seanca fillestare ndaj katër të akuzuarve.
Një seancë e tillë ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.
Ata thanë se duke mos pasur shkresat e nevojshme, nuk mund të këshillojnë klientët e tyre si të deklarohen për aktakuzën. Gjyqtarja u kërkoi që në seancën e 31 janarit, ekipet mbrojtëse të jenë të përgatitura.
Të akuzuar në këtë rast janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, dhe tre të tjerë, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj.
Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Lajmet
Lajçaku sot e përfundon mandatin e tij, nga nesër emisar bëhet Sorensen
Published
2 hours agoon
January 31, 2025By
UBT NEWSMiroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot e përfundon mandatin e tij pesëvjeçar. Pas tij, të nesërmen, emisar i ri do të jetë diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, i cili do të marrë përsipër detyrën për të vazhduar procesin e dialogut.
Më 30 janar, Lajçak zhvilloi një takim lamtumirës me eurodeputetët, ku diskutoi për periudhën e tij të gjatë në këtë post. Gjatë këtij takimi, shumica e eurodeputetëve shprehën shqetësime për qasjen e pabalancuar të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tyre ka pasur një ndikim negativ në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Ata kritikuan gjithashtu faktin që BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, por nuk ka ndërmarrë masa të ngjashme ndaj Serbisë, sidomos pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023, që i mori jetën një polici kosovar dhe disa sulmuesve serbë.
Eurodeputetët kërkuan që masat kundër Kosovës të hiqen dhe që BE-ja të adoptojë një qasje më të balancuar në marrëdhëniet me të dyja palët. Lajçak u shpreh se është dakord me këtë kërkesë dhe kërkoi që BE-ja të ketë një rol më të madh në lehtësimin e dialogut dhe angazhimin në rajon. Ai gjithashtu pranoi se nuk ka pasur përparim sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve, që u arrit në vitin 2023, dhe që ende nuk është nënshkruar nga të dyja palët, megjithatë BE-ja e konsideron atë ligjërisht të obligueshme.
Lajçak ka udhëhequr një periudhë të vështirë të dialogut, ku janë arritur disa marrëveshje, përfshirë marrëveshjen për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë dhe njohjen e simboleve shtetërore të Kosovës, por ka mbetur ende shumë për t’u zbatuar. Pas përfundimit të mandatit të Lajçakut, përgjegjësinë për procesin do ta marrë Peter Sorensen, diplomati danez që do të marrë detyrën nga 1 shkurti 2025./UBTNews/
Lajmet
Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet vetëm për armëmbajtje pa leje
Published
2 hours agoon
January 31, 2025By
UBTNewsI akuzuari për vrasjen në kafiterinë “Bon Vivant”, Andi Pajaziti është liruar nga akuza për vrasje. Ndërsa është dënuar me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje.
Pajaziti akuzohej për vrasjen e Kastriot Ramadanit.
Sipas gjyqtarit, Eroll Gashi, ai ka bërë mbrojtje të nevojshme.
Sipas vendimit të gjykatës, atij i është ndërprerë masa e paraburgimit.
Sezoni i tretë i “Squid Game”: Ja data kur do të publikohet
”Sekreti i sekreteve” romani i ri i Dan Brown
Si ndikon moti i ftohtë në presionin e gjakut?
Arrinë në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt
Lajçaku sot e përfundon mandatin e tij, nga nesër emisar bëhet Sorensen
Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet vetëm për armëmbajtje pa leje
Justin Timberalke feston ditëlindjen, mbush 44 vite jetë
Studentët protestues serbë vazhdojnë marshimin drejt Novi Sadit
Sot shorti për play-offin e Ligës së Kampionëve
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 days ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë