Lajmet

​Nasim Haradinaj nuk merr pjesë në seancë, proteston për mënyrën e trajtimit në Hagë

Published

on

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë për t’u vetdeklaruar i fajshëm apo i pafajshëm.

Avokati i tij, Toby Cadman ka thënë se refuzimi i Haradinajt për paraqitje vjen në shenjë proteste për mënyrën e trajtimit të tij në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Nicolas Guillou, në fillim të konferencës mbi ecurinë e çështjes së Haradinajt, ka bërë të ditur se ky i fundit nuk ka pranuar të paraqitet për vetdeklarim në Dhomat e Specializuara.

“Më 6 janar pas kërkesës së avokatëve unë miratova që zoti Haradinaj mos të ishte në pjesën e dytë të kësaj seance dhe të merrte pjesë në videokonferencë për t’u vetdeklaruar, në të njëjtën ditë avokati i zotit Haradinaj më informoi se klienti i tij nuk pranoi të ishte i pranishëm për t’u vetdeklaruar”, tha gjyqtari i procedurës paraprake.

E sipas avokatit Toby Cadman, Haradinaj e ka bërë këtë refuzim mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar në Hagë.

“Ne e kemi paraqitur me shkrim se pse zoti Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet, ai më ka thënë se nuk dëshiron të marrë pjesë mbi bazën e protestës për mënyrën si është trajtuar dhe që të bëhet një deklarim pafajësie në emër të tij dhe më ka thënë mua që të marrë pjesë në këtë seancë”, tha mbrojtja.

Në seancën e sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së të fillojë në pranverën e këtij viti, por mbrojtja ka kërkuar më shumë kohë.

Prokuroria ka përmendur 19 shkurtin si afat për nxjerrjen e materialeve të sekuestruara, ndërkohë avokatët kanë kërkuar që t’i marrin ato materiale në mënyrë që të mund të kryejnë përgatitjet e tyre.

“Sugjerimi që hetimet duhet të kishin filluar nga mbrojtja që në shtator apo dhjetor vitit të kaluar nuk kanë lidhje fare, janë krejt të papërshtatshme. Nëse shikojmë këto materiale që janë dorëzuar kohët e fundit, pjesa më e madhe e materialit nuk do të na jepet deri më 19 shkurt, si do të mund të fillonim ne hetimet kur këto materiale nuk na janë bërë të ditura. Nuk e shikoj çfarë argumente ka prokuroria këtu. Prokuroria thotë se ende po vazhdon me intervista me dëshmitarët, kjo përben lloj shqetësimi sa i përket gatishmërisë së prokurorisë për ta dorëzuar argumentin dhe pozicioni ne saj. Duhet të kemi një lloj sqarimi, afate të qarta se kur ka ndërmend prokuroria të araqes dosjen e saj, nuk mund të fillojmë hetimet tona kur nuk e dimë çfarë çështjesh janë ngritur kundër nesh”, tha avokati Toby Cadman.

Sa i përket afatit kohor që u duhet për të kryer përgatitjet mbrojta, avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees tha kjo varet prej kohës kur do ta kenë të gjithë materialin nga prokuroria.

“PS të pranojë çështjet që kemi paraqitur në parashtrimet me shkrim në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit që janë përshkruar në vendimin tuaj të konfirmimit, që janë përmendur paketa 1, 2 ,3 që së bashku janë klasifikuar si informacion konfidencial. Nëse prokuroria mund të na thotë kur do t’i marrim këto materiale dhe në llogaritje të përafërt sa material ka aty, pasi ta kemi atë material do të jemi në gjendje të ndihmojmë më shumë gjykatën sa kohë na duhet për përgatitje të mbrojtjes”, tha ai.

E sipas Zyrës së prokurorit të Specializuar, pjesa më e madhe e materialeve tashmë janë nxjerrë. Nga ZPS thanë se ata kanë tri paketa me materiale për këtë çështje.

“Mbrojtja pret nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që Prokuroria t’i jap armët në dorë për të luftuar që të akuzuarit kanë përdorur për të kryer krimet e tyre. Po të bënim këtë do të ishte në kundërshtim me parimin e procedurave që ka ngritur ZPS. Pjesa më e madhe e materialeve që do t’i përdorim si bazë janë nxjerrë tashmë, janë vënë në dispozicion, akuzat janë të qarta kështu që ata i kanë të gjitha mundësitë si mbrojtje të fillojnë hetimin e tyre. Sigurisht nëse ne do të nxjerrim materiale të tjera sigurisht që ata do të kenë të nevojshme hetime të tjera, por sa i takon fillimit së procesit të hetimit nga ana e tyre prokuroria nuk e kupton pse mbrujtja nuk ka filluar tashmë”, tha prokurori.

Prokuroria e Specializuar ka njoftuar se ka 838 faqe materiale dhe dhjetëra materiale audio apo filmike. Avokatët kanë deklaruar se u duhen deri në dy muaj kohë që përgatisin mbrojtjen.

Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes do të mbahet disa ditë pas 19 shkurtit, pas dorëzimit të materialeve nga prokuroria.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, janë arrestuar më 25 shtator nga policia e EULEX-it ku paraprakisht ishin bastisur zyrat e organizatës.

Ata po akuzohen për pengim të drejtësisë, meqë të njëjtit, përmes konferencave për media kishin deklaruar se në zyrat e tyre, nga një person i panjohur kanë arritur dosje të cilat kishin rrjedhur nga gjykata Speciale.

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet marrëveshja 41-milionëshe për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), e cila ka për synim modernizimin e infrastrukturës mjekësore dhe sigurimin e pajisjeve të avancuara në sistemin shëndetësor publik.

Financimi do të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy bankave evropiane dhe do të përfshijë investime direkte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit. Projektet përkojnë me objektivat e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025–2030 për digjitalizimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dytësore dhe terciare.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky investim do të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimet ndaj pacientëve:

“Marrëveshja e kredisë me BEI dhe CEB në vlerë prej 41 milionë eurosh do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën përcjellëse në QKUK dhe spitalet rajonale në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan.”

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nënvizoi se ky projekt përbën një shtyllë kyçe të reformës shëndetësore:

“Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2025–2030 i jep një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe furnizimit me pajisje moderne mjekësore për një periudhë afatgjatë.”Nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, nënkryetari i BEI-t, Robert de Groot, dhe zëvendësguvernatori i CEB-it, Johannes Böhmer, vlerësuan se investimi do të garantojë diagnostikim më të saktë dhe trajtim më efektiv për qytetarët e Kosovës.

“Përmes këtij operacioni po ndihmojmë që profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në mbarë Kosovën të kenë qasje në pajisje dhe lehtësira moderne për një kujdes më të mirë mjekësor”, u shpreh de Groot.

“Mund të thoshim se pa shëndet, çdo gjë është asgjë. Popullata pret një sistem të fortë shëndetësor si shërbim bazë që qeveritë duhet ta sigurojnë”, shtoi Böhmer. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Të kërkuara