Lajmet

​Muzeu i Arsimit në Korçë me shumë vizitorë

Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip.

Published

on

Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, një nga ndërtesat emblematike të qytetit juglindor, vijon të tërheqë vizitorë vendas dhe të diasporës.

Sipas statistikave të vizitueshmërisë, në Muzeun e Arsimit Korçë numri i vizitorëve gjatë vitit 2022, ka ardhur në rritje.

Specifikisht muaji gusht, i cili përgjithësisht është muaji më i vizituar ka shënuar një rritje prej 40%, në krahasim me muajin gusht të vitit 2021. Konkretisht në muajin gusht muzeu u vizitua nga 1428 vizitorë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga 1016 vizitorë”, tha Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë, sot Muzeu Kombëtar i Arsimit, është monument i kategorisë së Parë i shpallur në vitin 1973. Kjo ndërtesë ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo, i cili e dhuroi banesën për shkollën shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri.

Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, si dhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi.

Pas restaurimit në sajë të një investimi të qeverisë shqiptare ky muze po tërheq më shumë vizitorë./atsh/

Lajmet

Monica Bellucci shkëlqen në Kanë me fustan elegant të Fendi

Published

on

Aktorja italiane Monica Bellucci mori pjesë në premierën e filmit “Histoires De La Nuit” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaq me një fustan të zi të personalizuar nga Fendi.

Dizajni kombinonte lëkurën dhe dantellën, duke i dhënë paraqitjes së saj një stil modern dhe elegant. E njohur për zgjedhjet e saj klasike në tapetin e kuq, Bellucci këtë herë solli një pamje më bashkëkohore, pa humbur sofistikimin karakteristik.

Fustani me mëngë të gjata dhe detaje të punuara me kujdes u shoqërua me bizhuteri minimaliste dhe flokë të stiluar me onde të lehta.

Paraqitja e saj në Festivalin e Kanës tërhoqi vëmendje për elegancën dhe thjeshtësinë e rafinuar që e karakterizon aktoren.

Continue Reading

Lajmet

Eliza Dushku nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa”

Published

on

Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Lesley University gjatë ceremonisë së diplomimit 2026, për kontributin e saj në art, shëndetin mendor dhe mbështetjen për veteranët.

E njohur për rolet në filmat “Bring It On” dhe “Wrong Turn”, Dushku ka orientuar vitet e fundit angazhimin e saj drejt ndërgjegjësimit për traumën dhe shëndetin mendor, duke mbështetur terapi inovative për trajtimin e PTSD-së.

Ajo është gjithashtu producente ekzekutive e dokumentarit “In Waves and War”, që trajton traumën, luftën dhe procesin e shërimit. Nderimi vlerëson transformimin e saj nga yll i Hollywood-it në një zë të rëndësishëm të aktivizmit social dhe shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” për kanosje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:20, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, ku i dyshuari, dyshohet se ka kanosur një tjetër burrë.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me leje dhe 45 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Continue Reading

Të kërkuara