Lajmet

​Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së tregon për çka i ka angazhuar Serbia strukturat ilegale

Ajo ka bërë të ditur se cak janë lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut dhe Kodra e Minatorëve.

Published

on

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se gjendja e përgjithshme në vend është stabile. Ajo pas raportimit të drejtorit të këtij institucioni, Petrit Ajeti ka njoftuar se situata më e brishtë është në komunat veriore, ku Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetin e strukturave të sigurisë në Kosovë.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se cak janë lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut dhe Kodra e Minatorëve.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se në komisionin e sotëm janë njoftuar se Serbia përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokal në raste tensioni.

“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme në vend në përgjithësi është stabile. Situata më e brishtë në Republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të katër komunave në veri, për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia dhe aktiviteteve të shtuara të strukturave ilegale, grupeve kriminale dhe organizatave të ndryshme radikale. Fatkeqësisht Serbia, përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokal me qëllim të tensionimit të situatës në Kosovë”, ka thënë ajo.

Musliu para mediave ka theksuar se investimet nga Serbia paraqesin kërcënim në rritje, pasi që me këtë po investojnë në grupet kriminale serbe në Kosovë.

“Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetin e strukturave të sigurisë në Kosovë, por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtarë që ndikojnë në Kosovë. AKI bazuar në të dhënat për inteligjencë, sot raportoi para komisionit parlamentar për veprimtarinë e strukturave të Serbisë, që në muajin e ardhshëm niveli i kërcënimit nga Serbia mund të rritet kur e kemi parasysh mobilizimin e strukturave dhe mbrojtjes së Serbisë. Deklaratat kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës, rritja e financimit dhe forcimi i strukturave të kundërligjshme në Kosovë, mbështetja e individëve dhe grupeve të krimit të organizuar për të ushtruar aktivitetin e kontrabandës e ekonomisë joformale dhe pastaj kalimin e mallrave ilegale në kufi”, ka shtuar ajo.

Ajo ka ftuar institucionet që të jenë të vëmendshme dhe të përcjellin gjendjen në veri.

“Cak aktualisht janë pronat e shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut, saktësisht lagjja e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut dhe Kodra e Minatorëve. Gjithashtu target janë edhe banesat në ndërtesa kolektive brenda qytetit të Mitrovicës së Veriut. Ndërtimet në katër komunat në veri të Kosovës janë pa leje dhe trendi i largimit të shqiptarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, përbën shqetësim edhe për AKI-në, edhe për ne si komision parlamentar”, ka përfunduar ajo.

lajme

Protesta në Prishtinë vazhdon për të shtatën ditë kundër aktgjykimit të Speciales

Published

on

By

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte, për të shtatën ditë me radhë.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, pas gjashtë netëve radhazi të tubimeve në kryeqytet. Protesta e së hënës ishte e gjashta dhe u zhvillua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh.

Tubimet kanë nisur pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa gjatë netëve të kaluara tubimet në Prishtinë janë zhvilluar pa incidente të raportuara.

Protestat janë shoqëruar me pankarta dhe thirrje për drejtësi, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë qytetarë nga Kosova dhe diaspora.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

39 inspektorë dhe mbledhës borxhesh i bashkohen ATK-së

Published

on

By

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Gjatë mikpritjes së punonjësve të rinj, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, nënvizoi përgjegjësinë e madhe që ata marrin për të dëshmuar integritet dhe profesionalizëm në shërbim të shtetit dhe tatimpaguesve.

Përzgjedhja e tyre u bë përmes një procesi konkurrues publik ku morën pjesë mbi 1,800 kandidatë në fazat vlerësuese, ndërsa vlerësimi u realizua nga një komision i jashtëm mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës. Me këtë rekrutim, ATK synon rritjen e efikasitetit në mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe menaxhimin e borxheve. / E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Vendi

MINTI intensifikon kontrollet në Prishtinë e Gjilan për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka zhvilluar sot një aksion inspektimi në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit.

Fokusi i këtyre kontrolleve ishte te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura me e drejtë autori. Qëllimi kryesor i aksionit është parandalimi i piraterisë, verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtja e veprave të autorëve.

Inspektimet janë mbështetur në Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe ato do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar në informacionet dhe ankesat e pranuara nga konsumatorët.

Continue Reading

Lajmet

Rama shkarkon Vlora Hysenin pas hetimeve të SPAK-ut për skandalin e AKSHI-t

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nga New York-u lidhur me masën e “arrestit shtëpiak” të vendosur nga SPAK-u ndaj drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, duke njoftuar lirimin e saj të menjëhershëm nga detyra.

Hyseni po hetohet nga SPAK-u nën dyshimet për zbulim të sekretit shtetëror, ndihmë ndaj personave të përfshirë në krim të organizuar, si dhe për përfshirje në skandalin e korrupsionit me tenderët 59-milionësh të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Lidhur me këto akuza, Rama theksoi se çdo dyshim i organit të akuzës duhet të hetohet e të zbardhet deri në fund përmes një procesi të pavarur gjyqësor, duke nënvizuar se asnjë zyrtar nuk është mbi ligjin.

“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, ka shkruar Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi se pavarësia e organeve të drejtësisë është një rrugë pa kthim dhe se fajësia apo pafajësia mbetet përgjegjësi individuale e çdokujt para gjykatës.

“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar, po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Unë i jam falënderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur, qëndrimi im mbetet i njëjtë: kjo shumicë nuk bën avokatinë e askujt”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Rama kritikoi reagimet e opozitës dhe medias, duke e quajtur të pashmangshme që çdo hetim ndaj personave publikë të kthehet në “gjyq mesjetar” përpara se gjykata të thotë fjalën e saj përfundimtare.

 

Continue Reading

Të kërkuara