Lajmet

​Musliu: Largimi i qytetarëve po ndodh për shkak të politikës kaotike në vend

Në seancën e Kuvendit, ajo ka ngritur si shqetësim largimin e qytetarëve.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Qeveria Kurti çdo ditë e më shumë po e gropos shpresën e qytetarëve. Sipas saj, ka mungesë edhe të vullnetit politik për përkushtim në trajtimin e problemeve ditore të qytetarëve të Kosovës.

Në seancën e Kuvendit, ajo ka ngritur si shqetësim largimin e qytetarëve, i cili sipas saj, po ndodh për shkak të një politike kaotike në vend.

“Sot ne kemi një qeveri e cila çdo ditë e më shumë po e groposë shpresën e qytetarëve dhe po e fakton se ndryshimi që e propaganduan e sollën, por e sollën për të keq. Si rezultat i gjithë kësaj me një politikë kaotike dhe pa përmbajtje në sfond qytetarët tanë kanë botën në sy. Kosova po e përjeton eksodin më të madh në historinë po e përfundon në heshtje sepse tematizimi i tij nuk është favor të kësaj qeverie”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Kosova po përballet me katastrofë sociale kombëtare. Ajo ka kërkuar që Qeveria të marrë hapa për parandalimin e largimit të qytetarëve.

“Kosova sot ndodhet në mes të një katastrofe sociale kombëtare e cila po e boshatis vendin. E kemi për obligim që të angazhohemi dhe të ofrojmë politika të cilat e kthejnë shpresën në garantojnë perspektivën për një jetë dhe mirëqenie për qytetearët tanë. Qeveria duhet ta marr me prioritet dhe të ndërmarrë hapa urgjent për ta parandaluar zbrazjen e vendit”, u shpreh Musliu.

Lajmet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 15:00 për diskutime në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në fokus të mbledhjes do të jenë miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i përbërjes së Komisioneve Komunale Zgjedhore për procesin zgjedhor që po afrohet, njoftoi KQZ-ja.

Continue Reading

Lajmet

LDK organizon mbledhje përkujtimore për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

Published

on

By

Në nderim të jetës dhe veprës së Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, sot do të mbahet një mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Bukoshi ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë një nga figurat kryesore të udhëheqjes së Kosovës në periudhën e vështirë të viteve 1991-1999, si kryeministër i Qeverisë në mërgim.

Pas luftës, Bukoshi vazhdoi angazhimin politik si deputet dhe ministër i Shëndetësisë.

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 12:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit, seanca vijon sot

Published

on

By

Pas shumë tentimeve pa sukses, deputetët e zgjedhur më 9 shkurt pritet të takohen sot sërish në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar seancën konstituive dhe për të tentuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo është përpjekja e 30-të për ta formuar legjislaturën e re.

Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, të hënën Kuvendi vijoi me pikën e mbetur në rend dite – formimin e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Dehari i bëri thirrje edhe një herë subjekteve që ende nuk kanë propozuar anëtarët e tyre në komision (PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma), por nuk pati ndonjë përgjigje nga këto grupe parlamentare.

Përbërja e deritanishme e komisionit u hodh në votim dhe u miratua me 53 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca do të vazhdojë sot, më 11 qershor, duke filluar nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Të akuzuarit për rastin “Banjska” sot sërish para Gjykatës

Published

on

By

Të akuzuarit në rastin “Banjska” do të paraqiten sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në seancën e mbajtur më 9 prill, tre të akuzuarit – Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq – u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen. Të tre ndodhen aktualisht në masë paraburgimi.

Në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy zyrtarë policorë: Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe Çlirim Shaqiri, i cili gjithashtu kishte pësuar lëndime në të njëjtin incident.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale përfshin gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik – kompania “RAD D.O.O”. Në krye të listës së të akuzuarve figuron Milan Radoiçiq.

Continue Reading

Të kërkuara