Lajmet

​Murati: I domosdoshëm subvencionimi i importit të energjisë elektrike

Gjatë raportimit në Komisionin hetimor për krizën energjetike, Murati tha se për çdo cent të ndarë ekziston baza ligjore.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur të domosdoshme ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionomin e importit të energjisë elektrike.

Gjatë raportimit në Komisionin hetimor për krizën energjetike, Murati tha se për çdo cent të ndarë ekziston baza ligjore.

“Çmimet e larta të importit dhe rënia e bllokut Kosova B, shtojnë nevojën për subvencionim të energjisë”, tha ai.

Megjithatë, Murati tha se 90 milionë euro të zotuara për krizën energjetike ende s’janë disbursuar, pasi është në metodologjinë e ekzekutivit se si bëhet shpërndarja e tyre.

Para deputetëve, Murati tregoi edhe kur është informuar për krizën energjetike vitin e kaluar.

“Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar jemi informuar se mund të kemi probleme në sektorin energjetik, pasi çmimi i importit ka lëvizur”, tha ai.

Bota

​Në SHBA është regjistruar rrufeja 829 kilometra e gjatë

Published

on

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në një zonë të njohur për stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit njofton se rrufeja më e gjatë në botë ndodhi në tetor 2017 gjatë një stuhie të madhe në SHBA, duke përshkuar 829 km nga lindja e Teksasit deri afër Kansas City. Do të duheshin rreth 8-9 orë me veturë ose të paktën 90 minuta me avion për ta përshkuar.

“Vetëtimat janë të mrekullueshme, por edhe të rrezikshme, duke marrë shumë jetë çdo vit. Kjo ngjarje tregon sa larg mund të përhapen rrufetë, duke rrezikuar aviacionin dhe shkaktuar zjarre”, tha Celeste Saulo, sekretare e përgjithshme e WMO.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit e konfirmoi rekordin me ndihmën e teknologjive të reja satelitore. Ky rekord është 61 kilometra më i gjatë se ai i mëparshmi në SHBA më 29 prill 2020 (768 km). Gabimi i matjes është ±8 km.

Rrufja ndodhi në Rrafshinat e Mëdha të Amerikës së Veriut, një zonë e njohur për stuhitë Mesoskalare Konvektive që mundësojnë “mega-rrufe”. Ajo u zbulua përmes analizës së përsëritur me ndihmën e satelitit GOES-16.

Arkivi i WMO ruan të dhënat për ekstremet botërore të motit, përfshirë temperaturat, erën, reshjet, breshrin, rrufetë, tornado dhe ciklonet tropikale.

Continue Reading

Aktualitet

​Apeli liron policët e përfshirë në rastin Agon Zejnullahu

Published

on

Avokati Besnik Berisha ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur të lirojë nga paraburgimi pesë zyrtarët policorë që po hetohen për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut në Lipjan, më datë 7 korrik 2025.

Apeli ka vendosur që të pandehurve Ibrahim Nela, Albion Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri t’u ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit të mbrohen në liri.

Berisha në një postim në Facebook ka shkruar se pesë zyrtarët policorë që u paraburgosën nga sot janë të lirë.

“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë. I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme. Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, tha Berisha.

Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist. Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të 7 korrikut, pasi është arrestuar nga policia në Lipjan.

Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit. Por, sipas familjarëve dhe avokatit të tyre mbrojtës, policia ka përdorur forcë të tepruar kundër tij.

Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut.

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i nxehtë dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31 gradë Celcius.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Continue Reading

Lajmet

Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare

Published

on

By

Nga data 1 gusht, asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mund të pajiset me certifikata të gjendjes civile, qoftë nëpër komuna apo përmes platformës E-Kosova, nëse nuk e ka deklaruar adresën e tij zyrtare.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), qytetarët e kanë obligim ligjor që ta deklarojnë adresën e tyre. Megjithatë, ende ka persona që nuk janë në dijeni për këtë kufizim.

Për ata që nuk kanë të caktuar numrin e adresës në objektet ku banojnë, është e nevojshme të paraqiten në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për të ndjekur hapat e mëtejshëm dhe opsionet alternative.

Drejtori i ARC-së, Blerim Camaj, thekson se nga nesër (1 gusht), çdo qytetar që dëshiron të pajiset me ndonjë certifikatë të gjendjes civile, duhet fillimisht të plotësojë dhe dorëzojë një formular, e më pas të marrë dokumentin përkatës. Ky proces është i njëjtë edhe për kërkesat e bëra përmes E-Kosova.

Ai tregon se ende ka shumë qytetarë që nuk e kanë deklaruar adresën e tyre zyrtare, megjithëse deri tani këtë obligim e kanë përmbushur mbi 250 mijë persona.

Prej vitit 2024 kur ka filluar projekti së bashku me agjensionin kadastral, ARC-në dhe ASHI-në, kanë deklaruar adresën 245 mijë e 534 qytetarë. Ndërsa, që nga dita kur e mbajtëm një konferencë për media me agjencionin kadastral diku mbi 20 mijë kanë deklaruar adresën…Kanë mbetur një numër i madh i qytetarëve pa deklaruar sepse qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën sepse shteti dëshiron të dijë se ku e ka qytetarin e vet. Dhe qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën. Është e vërtetë që deri më tani nuk kemi pasur adresa zyrtare. Por, tani meqenëse agjensioni kadastral e ka bërë sistemin dhe i ka të gjitha adresat zyrtare, ne duhet ta ndërlidhim qytetarin me adresën zyrtare“, thotë Camaj.

Camaj bën të ditur se, në kuadër të projektit, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (ASHI), janë të obliguar të kufizojnë disa shërbime për qytetarët deri në momentin kur ata të deklarojnë adresën e tyre zyrtare.

Ne e dimë që kushtëzimet nuk janë të mira, por është obligim ligjor që të deklarohet adresa. Andaj, ne së bashku me Agjencinë Kadastrale, ASHI-në dhe ARC-në jemi të obliguar që t’i kushtëzojmë me marrjen e disa shërbimeve qytetarët siç janë shërbimin, pajisjen e qytetarëve me certifikatat e lindjes dhe certifikatat e ndryshme të gjendjes civile… Qytetari shkon në komunë e merr formularin e adresës dhe me atë formular e deklaron në gjendje civile. Është një proces shumë i shpejtë. Por, i njoftojmë të gjithë qytetarët të cilët nuk e gjejnë adresën e tyre dhe vetëm sistemi i agjencionit kadastral e merr informacionin dhe ata i marrin veprimet e nevojshme“, potencon Camaj.

Ndërkaq, Camaj tregon se ka alternativa për qytetarët që nuk e kanë numrin e adresës në objektin ku banojnë, porse duhet të lajmërohen në AKK.

Kemi zgjidhjet alternative për këta qytetarë që nuk e gjejnë adresën. Mirëpo, duhet patjetër që të ketë informacion sistemi i agjencionit kadastral që ky qytetar nuk e ka adresën dhe ata i marrin veprimet e nevojshme“, potencon Camaj.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj thotë se qytetarët mund të bëjnë regjistrimin e lindjeve, martesave, vdekjeve e të tjera edhe pa e deklaruar adresën, porse nuk mund të pajisen me to.

Janë disa raste të cilat ne nuk do t’i kushtëzojmë sa i përket regjistrimit e fakteve, lindjes, martesës dhe vdekjes. Regjistrimet nuk do t’i ndalojmë…Të gjitha faktet që janë të regjistruar që printohen certifikatat e lindjes, që merren për ta kryer një shërbim, ne nuk do t’ia mundësojmë qytetarëve të marrin atë certifikate pa e deklaruar adresën…Nuk do të merr shërbim certifikatën e lindjes, martesës, vdekjes, certifikatën e bashkësisë familjare, këto nuk do të kenë mundësi t’i printojnë nga E-Kosova as t’i marrin në sistemin e gjendjes civile“, tha Camaj.

 

Continue Reading

Të kërkuara