Aktualitet

​Moti sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.

Published

on

Sot gjatë ditës do të mbajë mot me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimale gjatë ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s.

Aktualitet

Arrestohen dy persona tё dyshuar për vjedhje në Pejë

Published

on

By

Policia në Pejë, të shtunën ka pranuar informacion se nё rrugën “Emrush Miftari” nё Pejё, ёshtё vjedhur njё biçikletё nё vlerё prej pesё mijё (5000) euro.

Sipas njoftimit, pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, ku pas intervistimit, i dyshuari, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Po ashtu dje, policia ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Ramё Lajqi’ nё Pejё, ёshtё vjedhur njё motoçikletё nё vlerё prej katёr mijё (4000) euro.

Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe punëtorit të Qёndrёs pёr Punё Sociale, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt. Biçikleta dhe motoçikleta u janë kthyer pronarëve legjitimë”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Aktualitet

Shkollat më inovative në Kosovë, UBT International Smart Schools nisin vitin e ri shkollor 2025/26

Published

on

Me emocione, buzëqeshje dhe energji pozitive, UBT International Smart Schools kanë nisur sot vitin e ri shkollor 2025/26. Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, qindra nxënës të rinj dhe aktual u mirëpritën nga mësuesit, prindërit dhe drejtuesit e shkollës, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri të mbushur me dije, risi dhe përvoja të paharrueshme arsimore.

Në këtë ceremoni të mbajtur në ambientet moderne të kampusit, nxënësit, prindërit dhe stafi patën mundësinë të njihen më afër me hapësirat inovative dhe programet e ofruara në drejtimet:

  • Gjimnazi TIK
  • Gjimnazi Natyror
  • Gjimnazi Gjuhësor
  • Asistent Dentar
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
  • Teknik i Farmacisë
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor
  • Teknik i Optikës – Opticient

Themeluesi dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, përshëndeti nxënësit dhe prindërit duke theksuar përkushtimin e institucionit për të ofruar një arsim të standardeve ndërkombëtare.

“Është kënaqësi e veçantë të shohim energjinë dhe entuziazmin e qindra nxënësve që sot nisin rrugëtimin e tyre në Shkollat e UBT-së. Ne ofrojmë jo vetëm një ambient modern, por edhe një përvojë arsimore që i përgatit ata për jetën, për sfidat profesionale dhe për të ardhmen. Ky vit i ri është një mundësi për të mësuar më shumë, për të krijuar më shumë dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritur”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Drejtoresha e UBT International Smart Schools, Hajrije Devetaku – Gojani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes prindërve, nxënësve dhe stafit mësimor.

“Synimi ynë është të krijojmë një mjedis ku çdo nxënës ndihet i mbështetur dhe i motivuar. Në këtë vit të ri, ne do të punojmë së bashku për të zhvilluar aftësi, dije dhe vlera që do të shoqërojnë nxënësit gjatë gjithë jetës së tyre”, tha Devetaku – Gojani.

Ceremonia u shoqërua me një atmosferë festive dhe me pritshmëri të larta për një vit të suksesshëm, teksa nxënësit u drejtuan në klasat e tyre për orën e parë të mësimit.

UBT International Smart Schools edhe këtë vit riafirmojnë vizionin e tyre si institucionet më inovative në Kosovë, duke ofruar një arsim të cilësisë së lartë dhe duke përgatitur gjeneratat e reja për sfidat e së ardhmes.

Continue Reading

Aktualitet

Haxhiu: Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se tashmë janë në pritje të hapave të radhës drejt themelimit të qeverisë së re, pas konstituimit të pjesshëm të Kuvendit.

Në një konferencë për media, Haxhiu theksoi se është urgjente thirrja e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, në mënyrë që të votohet mandatarin dhe të procedohet me hapin e radhës institucional.

Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani e mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajnë mbledhjen të jashtëzakonshme dhe të shpejtë, për shkak të rrethanave që jemi”, tha Haxhiu.

Ajo kritikoi opozitën për mosgatishmëri për bashkëpunim, veçanërisht në rastin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit në kryesinë e Kuvendit.

Nuk mund që Kuvendi të mbetet peng i Listës Serbe, apo ndonjë subjekti politik që refuzon të marrë përgjegjësi. Është vërtetë për të ardhur keq që nga 52 deputetë të opozitës, as edhe 4-5 vota për të përkrahur Nenad Rashiqin. Rashiq është një përfaqësues shumë i moderuar dhe që angazhohet për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Më tej, ajo shtoi se mazhoranca është e vendosur të ecë përpara me formimin e institucioneve, duke mos lejuar që vullneti i qytetarëve të bllokohet nga interesa politike apo veprime të minorancës.

Ne nuk do të lejojmë që pakicat të bllokojnë funksionimin e institucioneve. Presim hapat e radhës drejt themelimit të institucioneve të tjera, përfshirë këtu natyrisht qeverinë. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, përfaqësim të denjë, koha e lojërave e pazareve ka përfunduar”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit.

Tutje, nënkryetarja e Kuvendit tha se Rashiq assesi nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe.

“Unë mendoj që Lista Serbe dhe zoti Rashiq assesi nuk mund të vendosen në të njëjtin thes. Në këtë drejtim zoti Rashiq, nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe, sepse kryetari formal i saj ka kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Aktualitet

Basha kërkon largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për UÇK-në

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka kërkuar largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se nuk e ka ditur se kapitulli i tij ku flitet për fundemantalizmin islamik, është në bashkëautorësi dhe se po ashtu ka kërkuar largimin e kapitullit nga ky artikull.

“Nuk e kam ditur se do të publikohet në bashkëautorësi, por si kapitull i veçantë. Në asnjë moment nuk e kam ditur se do të publikohet. Kurrë në jetë nuk e kam lexu atë artikull, andaj kam dërguar email për largimin e emrit tim nga ky artikull po ashtu edhe kapitullin e shkruar nga unë”, tha ai.

Këto komente Basha i bëri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë të hënën.

Ai kërkoi falje siç tha për neglizhencën që nuk ka qenë i vëmendshëm për këtë artikull dhe largimin e kapitullit të tij nga i njëjti.

Continue Reading

Të kërkuara