Lifestyle

​Mos e hidhni sfungjerin e kuzhinës nëse është i paprekur: Dezinfektojeni

Mos e hidhni sfungjerin për larjen e enëve.

Published

on

Sfungjerët e enëve janë në fakt shumë të ndotur, pasi përmbajnë grimca të vogla perimesh, mishi dhe ushqime të tjera që janë në pjatë, në tenxhere, gota…

Kjo çon në rritjen e baktereve në sfungjer, pasi mjedisi është i përsosur për këtë – ato kanë ushqim të mjaftueshëm, dhe janë të ngrohtë dhe të lagësht, ashtu siç duan. Megjithatë, nuk duhet të hidhet menjëherë pas një ose dy larjeve. Thjesht duhet të dezinfektohet mirë.

Mos e hidhni sfungjerin për larjen e enëve, por vendoseni në një tenxhere dhe shtoni një lugë çaji detergjent larës dhe pastrojeni. Nuk duhet të ziejë pasi do të formohet sapuni. Kështu sfungjeri do të dezinfektohet.

Lifestyle

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Mëngjesi do të jetë i vranët me mundësi të shiut, e pasditja do të bëhet me diell.

Temperatura minimale është 11°C kurse ajo maksimalja e ditës do të arrijë në 23°C.

Edhe fundjava pritet të jetë e ngjashme, me vranësina e me temperatura që do të sillen nga 9 deri 15°C. /UBT News/

.

 

Continue Reading

Lifestyle

Ditë me rreze dielli, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët.

Por, nuk do të mungojnë as rrezet e diellit.

Temperatura minimale do të jetë 11°C kurse maksimalja e ditës arrin deri në 22°C.

Edhe nesër, e premtja e datës 23 maj do të jetë mot i ngjashëm me temperatura nga 12 deri në 23°C. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Kopenhageni shpallet qyteti ‘më i lumtur’ në botë

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

2 deri në 10 minuta për të larguar stresin

Published

on

“Ju nuk duhet ta lini stresin të vazhdojë gjatë. Ai mund të ketë efekte që të çojnë deri në humbje kujtese”, kështu shprehet profesori Alberto Oliverio.

Ai sugjeron disa ushtrime që secili mund t’i bëjë me veten, për t’u larguar nga situatat që na zhysin në errësirë.

Kohëzgjatja 2 minuta

Të shtrirë ose të ulur në kolltuk, merrni frymë ngadalë, përmes hundës, në mënyrë të rregullt e të thellë. Përqendrohuni në gjoks, duke e shtypur sa të mundni e duke çliruar sa më shumë ajër që keni thithur. Duhet përdorur diafragma dhe të ndjeni barku që shtrihet dhe ngrihet kur ju merrni frymë.

Kohëzgjatja 5 minuta

Mbyllni sytë përfytyroni sikur jeni në një mjedis të qetë: jeni vetëm në plaz ose në një lëndinë me lule. Merrni frymë ngadalë e përpiquni të mënjanoni çdo lloj mendimi për të mbetur vetëm me ndjesitë që vijnë nga mjedisi ku ju jeni zhytur: një erë e lehtë, oshëtima e dallgëve, jehona e zërit të pulëbardhave, cicërimat e zogjve, apo aroma e luleve. Mbani gjatë këto ndjesi, ndërsa përqendroheni tek frymëmarrja, muskujt do të qetësohen.

Kohëzgjatja 10 minuta

Të shtrirë ose ulur në kolltuk, mbyllni sytë e merrni frymë thellë. Tani përqendrohuni në ballin tuaj e përfytyroni se do shkarkoni tensionin e muskujve. Përqendrohuni te muskujt e fytyrës, duke shkarkuar tensionin e tyre. Duke vazhduar me frymëmarrjen e ngadalshme e të rregullt, përpiquni të çlironi tensionin muskulor të qafës, të shpatullave, të krahëve dhe të duarve. Pastaj çlironi muskujt e barkut, shpinës, kofshët dhe këmbët, derisa të arrini tek gishtat e këmbëve.

Këto janë disa ushtrime, por metodat dhe teknikat e qetësimit janë të shumta: Joga, p.sh të bën të përgjegjshëm për trupin e të shtyn në një kontroll të fizikut dhe të mendjes përmes ushtrimeve në një kompleksitet në rritje. Disa prej tyre janë të lehta për t’u kryer dhe mund të kuptohen dhe të kryhen edhe pa ndihmën e një eksperti.

Continue Reading

Të kërkuara