Lajmet

Ilaçi natyral kundër zbokthit

Published

on

Kush do të thoshte që artikulli të cilin çdo ditë e përdorin në kuzhinë mund të bëjë aq shumë për bukurinë tonë. Kripa e detit është e pasur me minerale siç janë magnezi, kaliumi dhe natriumi, ndërsa atë e bëjnë aleat shumë të fuqishëm të bukurisë.

Përdoret për piling të fytyrës dhe trupit, zbardhjen e dhëmbëve, si edhe banjë për shputa të lodhura, por a e keni ditur që mund t’jua zgjidhë problemin me zbokthin?

Është bonus që ky tretman, në të cilin blogeret botërore betohen, është i lirë – një kg kripe të trashë kushton më pak se 1 euro.

Ja si duhet të veproni…

Njomni flokët dhe ndani në disa pjesë. Nëpër sipërfaqe të kokës qitni një ose dy lugë kripë deti dhe me gishta të lagur bëni butësisht masazh flokëve 10-15 minuta. Nëse mund të kërkoni nga dikush që t’jua bëjë masazhin – edhe më mirë!

Do të jetë më i efektshëm, ndërkaq edhe ju do të mund të kënaqeni me masazh, pastaj qitni shampon dhe shpëlani flokët. Rezultati do të jetë i dukshëm që nga tretmani i parë!

Lajmet

Kurti: Do të jemi nesër në seancën e Kuvendit, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për nesër.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet me partitë politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

Kurti u shpreh se zgjedhjet e reja do të ishin “të paarsyeshme e të kushtueshme”, ndërsa për mundësinë e një takimi tjetër me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tjerë politikë.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës, në kohën kur partitë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor./EO//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara