Lajmet

​Mjekët tregojnë për gjendjen e të lënduarve si pasojë e shpërthimit në Ferizaj

Published

on

Gjashtë persona po qëndrojnë në mjekim intensiv dhe gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj.

11 të tjerë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike dhe sipas personelit mjekësor, gjendja e tyre është stabile. Në mungesë të Qendrës për Djegie, mjekët kanë dhënë pëlqimin e tyre që gjashtë pacientët që e kanë shkallën e djegies më shumë se 40% të dërgohen jashtë vendit për trajtim.

Një bombolë gazi e cila shpërtheu dje në një restorant në qytetin e Ferizajt ka bërë që mbi 40 persona të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente.

14 prej tyre mbrëmë janë dërguar për në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës, dhe pas intervenimit kirurgjik në emergjencë, gjashtë nga ta janë vendosur në mjekim intensiv qëndror, kështu ka treguar për KosovaPress drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

“Pas intervenimit kirurgjik në sallën operative të qendrës emergjente në mjekimin intensiv qendror janë sjellë pesë pacientë, të cilët vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor. Në njësinë e mjekimit intensiv të klinikës së kardiologjisë po ashtu është dërguar edhe një pacient, të gjithë këta gjashtë pacientë kanë lëndime më të rënda të pësuara nga shpërthimi në fjalë… Këtë gjashtë, gjendja e tyre ka qenë më e rënduar, pacientë tek të cilët shkalla e sipërfaqes se djegur ka qenë mbi 35%”, thotë ai.

E shefi i repartit të Kirurgjisë Plastike, Zenë Buja për KosovaPress thotë se e kanë dhënë pëlqimin që këta gjashtë pacientë që janë në kujdes intensiv të trajtohen jashtë vendit, meqë në Kosovë nuk ka Qendër për Djegie.

“Gjashtë te tjerë që janë në gjendje të rëndë ne e kemi dhënë pëlqimin që mund të trajtohen jashtë vendit për arsye se ata kërkojnë trajtim më të veçantë, ne fatkeqësisht nuk e kemi qendrën për djegie, andaj mungesa e qendrës për djegie na lejon që këta pacientë t’i dërgojmë jashtë vendit për trajtim, kuptohet vetëm djegiet qe janë të rënda, 40 apo 50%”, tha ai.

E në klinikën e Kirurgjisë Plastike po trajtohen 11 pacientë, tre prej të cilëve janë sjellë mbrëmë nga Ferizaj.

“Këta 11 pacientë kanë djegie mesatarisht të rënda, për momentin gjendja e tyre është stabile, jemi duke ofruar gjithë ndihmën që duhet nga ana e personelit mjekësor dhe shpresoj t’ia kalojmë e t’ia dalim mbanë”, tha Buja për KosovaPress.

Buja thotë se nga rasti i Ferizajt deri tani kanë trajtuar 17 pacientë, gjendja e të cilëve vijon të jetë e rëndë.

Në këtë klinikë vazhdojnë të qëndrojnë edhe tetë pacientë të tjerë të cilët një javë më parë ishin lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit që kishte ndodhur në Lagjen “Marigona” në Prishtinë.

Lajmet

REL: Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.

Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.

Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.

Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara