Lajmet

​Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Një vendim të tillë e ka konfirmuar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.

Published

on

Mitrovica e Veriut i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Një vendim të tillë e ka konfirmuar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.

Ajo ka shkruar se sot në Kuvendin Komunal është votuar pro këtij vendimi dhe se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 23 prill, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Aktualitet

27 vjet nga rënia e komandantit Ismet Jashari

Published

on

Sot mbushen 27 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari. Ai ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari caktohet me detyrë ushtarake në zonën e Llapushës, me qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të ushtrisë çlirimtare.

Më 23 gusht të vitit 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët militantë, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova.

Continue Reading

Bota

​Aksident i rëndë në Poloni, shoferi vdes pasi mer flakë kamioni

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A2 në Poloni mbrëmë, duke vrarë një person, raporton portali polak Remiza.pl.

Kamerat e mbikëqyrjes kapën aksidentin që ndodhi pak para orës 23:00 me orë lokale pranë Tarnawa Rzepińska në Qarkun Sulęcin, në perëndim të vendit.

Një kamion që udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt Poznanit u përplas me një kabinë pagese në autostradë.

Një zjarr shpërtheu menjëherë pas përplasjes dhe shoferi vdiq në vendin e aksidentit.

Një numër i madh personeli të shërbimeve të emergjencës ndërhyri dhe një hetim u nis për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij aksidenti të rëndë,

Continue Reading

Lajmet

​Shpërthim në një qendër tregtare në Moskë, një i vdekur e dy të plagosur

Published

on

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim që tronditi një qendër tregtare në qendër të Moskës.

Shpërthimi ndodhi në katin e tretë të Dyqanit Qendror të Fëmijëve në Sheshin Lubyanka, pas së cilës e gjithë ndërtesa u evakuua urgjentisht.

Shërbimet e emergjencës besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi. Departamenti i shëndetësisë i Moskës konfirmoi se dy persona të plagosur u shtruan në spital.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim teknik në pajisje.

Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat e aksidentit tragjik.

Continue Reading

Aktualitet

​Ksamil, siguria detare shpëton 28 pushues që po rrezikoheshin në det të hapur

Published

on

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare e Shqipërisë po vijojnë intensivisht monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. 

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme – 16 xhet-ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

Njëmbëdhjetë prej mjeteve lundruese janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100 mijë lekë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 9 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112.

Continue Reading

Të kërkuara