Lajmet

​Ministrja Hajdari paralajmëron ristrukturimin e Odës Ekonomike në odë nacionale

Ajo ka thënë se oda nacionale t’i përafrojë të gjitha bizneset në një ombrellë.

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar ristrukturimin e Odës Ekonomike të Kosovës, e cila sipas saj do të jetë odë nacionale.

Ajo ka thënë se oda nacionale t’i përafrojë të gjitha bizneset në një ombrellë.

Këto komente ministrja e MINT i bëri në konferencën rajonale të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi (PKCG).

Para afaristëve vendorë dhe rajonalë, ministrja Hajdari tha se vetëm me bashkëpunim rajonal mund të ketë integrim në rajon, pasi kështu sipas saj është integruar edhe Evropa. Megjithatë, ajo theksoi se është e nevojshme një strategji për aftësim profesional, që do ta nxiste rritjen ekonomike në rajon.

Nëse nuk e kemi sektorin privat të angazhuar dhe pro aktiv, nuk do të kemi përafrim të profileve me nevojat e tregut. Sektori i përpunimit ka shumë profile që vuajnë për të pasur më shumë inxhinierë. Në këtë rast, në bashkëpunim rajonal, por së pari duke ristrukturuar edhe Odën Ekonomike të Kosovës, që do të jetë një odë nacionale, t’ju përafroj të gjithëve bashkë në një ombrellë dhe në bashkëpunim të afërt me vendet e rajonit ne duhet sa më shumë të marrim rolin për të kontribuar në arsimin dhe aftësimin profesional, sepse te ju është kompetenca dhe mundësia që të sjellin më lehtë një rritje ekonomike dhe në transformimin e industrisë sonë në vend dhe rajon”, tha Hajdari.

Më tej, ministrja e MINT-it ka njoftuar të pranishmit për politikat dhe indikatorët ekonomikë në Kosovë. Kosova sipas saj po tregon se ka një zhvillim me një rritje ekonomike dy shifrore në vitin 2021.

Në konferencën rajonale “Promovimi i investimeve rajonale” që u mbajt në Prishtinë, nikoqiri kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi theksoi se rritja e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes vendeve të rajonit fuqizon ekonomitë e këtyre vendeve dhe nxitë rritjen e investimeve mes vendeve tona.

Edhe kryetari Krasniqi theksoi se çdo hap që ndërlidhet me bashkëpunim më të ngushtë rajonal, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e mundësisë për integrimin e vendeve tona në Bashkimin Evropian.

Si avokues ne përballemi çdo ditë me sfidat që kanë bizneset, andaj konsiderojmë si një nevojë që të njohim mekanizma edhe më të fuqishëm për të kontribuar, duke përfshirë infrastrukturë më të mirë ligjore, politika fiskale më të volitshme, krijimi i ofertave më të mira për nxitjen e investimeve edhe më të mëdha. Po ashtu edhe për rritje të kualitetit të arsimit për nevoja të tregut, të cilat do të pasojnë me zhvillim më të madh ekonomik dhe rritje të mirëqenies për vendet tona… Ne duhet të rrisim bashkëpunimin dhe të përfitojmë nga eksperiencat tona në mënyrë që të rritet produktiviteti i punëve tona. Çdo hap që ndërlidhet me bashkëpunim më të ngushtë rajonal, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e mundësisë për integrimin e vendeve tona në BE”, theksoi Krasniqi.

Udhëheqësja e lartë në Western Balkans Fund (WBF), Dafina Beqiri, theksoi se ky projekt forcon kohezionin rajonal dhe fuqizimin e sipërmarrjes.

Për neve është shumë me rëndësi që ky projekt thekson çështjet kyçe, të cilat forcojnë kohezionin rajonal, pasi që bashkon shtyllat kryesore të mirëqenies shoqërore, duke krijuar kushte për fuqizimin e performancës sipërmarrëse”, theksoi Beqiri.

Në këtë konferencë rajonale janë mbajtur edhe tri panele diskutuese me përfaqësues nga tri shtetet, ku është diskutuar për rëndësinë e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhjen me tregun e punës, ofertat e të bërit biznes që kanë Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe këndvështrimi që kanë odat ekonomike për këto tema.

Lajmet

Tentativë për vrasje të rëndë në Rahovec: I maskuari me armë të gjatë qëllon mbi veturën e tre personave

Published

on

By

Mbrëmjen e kaluar në Rahovec është raportuar për një tentim vrasje, ku tre burra kanë rënë pre e një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat ishin duke lëvizur me veturë kur kanë vërejtur një pengesë në rrugë.

Në momentin që kanë dalë nga automjeti për ta larguar atë, atyre u është afruar një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë, i cili i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

Pasi viktimat kanë refuzuar t’i bindren dhe janë futur sërish në veturë për t’u larguar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke qëlluar rrotën e pasme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Viktima, fillimisht është vërejtur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kate Moss përballet me humbjen e 2 milionë eurove të agjencisë së saj “Kate Moss Agency”

Published

on

Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë të biznesit të saj prej afro 2 milionë euro brenda një viti në agjencinë e saj të modelingut “Kate Moss Agency” e themeluar në vitin 2016.

Modelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” me dëshirën për të mbështetur talente në një mënyrë ndryshe teksa kishte shprehur lodhjen nga pagesa e komisioneve të larta për agjentët.

Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë./ / Dosja.al/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni spektakolar i “Sunny Hill Festival”: Tri net të paharrueshme me yje botërore e vendore

Published

on

By

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival”, i cila për tri ditë me radhë nga 31 korriku deri më 2 gusht e shndërroi Parkun e Festivalit në Bërnicë në qendrën e energjisë, muzikës dhe festës. Me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra artdashësve dhe performancave nga emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare e asaj vendore, festivali përmbushi pritshmëritë e organizatorëve për të mirëpritur mbi 100 mijë pjesëmarrës gjatë tërë edicionit.

Nata e parë (31 korrik) mbërriti kulmin me ngjitjen në skenë të superyllit botëror, Katy Perry. Rreth orës 22:30, skena kryesore shpërtheu nga dritat dhe energjia, ndërsa zona përballë saj ishte e stërmbushur me publikun që po e priste me padurim artisten amerikane. Perry bëri një dalje spektakolare dhe e ndezi atmosferën që në momentet e para duke u përshëndetur me turmën: “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”. Në skenën kryesore dhe skenat e tjera performuan gjithashtu emra të njohur si Dhurata Dora, Manifest, Blanco, Sahati, Salomé Le Chat, Seth Troxler, Tommy Gold, La Fazani, Ilo, Ereza, Jolle, Caboo, Sindicato Del Baile, Malix dhe Uran B..

Nata e dytë (1 gusht) solli një tjetër emër madhështor të skenës ndërkombëtare, këngëtarin e njohur Lewis Capaldi, i cili interpretoi hitet e tij më të mëdha përpara mijëra adhuruesve. Përveç tij, skenat elektrizuan edhe artistët e njohur si Esdeekid, Auxlua, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, Eko, Kamelia, Pawsa, Gjin, Asgjë Sikur Dielli, Bana Zahiti, Rreze, Hawolf, Deezy, Locky, Halfpint dhe Artssassin.

Atmosferës elektrizuese të edicionit të sivjetmë i dha vulën në natën e tretë (2 gusht) rikthimi i një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix. Ylli holandez, i cili është shpallur pesë herë numri një në botë dhe ishte pjesë e “Sunny Hillit” që në edicionin e parë në vitin 2018, u rikthye për të dhuruar spektakël me hitet e tij globale si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”. Në këtë natë përmbyllëse performuan edhe Tyson O’Brien, Roya, Bees & Honey, Kim Turnbull, Adam Port & Rampa, Carlita, Sytë, The Milk Snatchers, Sancet, Disco Magic Band, Caboo, Us Two B2B Nautica, Us Two, Nautica dhe Anitë.

Përgjatë tri netëve, me një gërshtim të përkryer mes emrave me famë botërore dhe artistëve më të pëlqyer lokalë, “Sunny Hill Festival” dëshmoi edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe kulturore e muzikore në rajon. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara