Aktualitet

​Ministrisë së Arsimit i kërkohet të bëjë vlerësimin e punës së mësimdhënësve, licensat të kontrollohen

Ky projekt është i mbështetur nga shtatë komuna të Kosovës

Published

on

Organizata Teach Of Kosova ka lansuar projektin një vjeçar i cili ka të bëjë me matjen e performancës së mësimdhënësve dhe rritjen e performancës së mësimdhënësve në institucionet shkollore të vendit. Projekti “Future Of Education”, ka krijuar kornizën dhe grupin punues në të cilin janë përfshirë MASHT, SBASHK, drejtorë të shkollave, psikologë dhe prindër.

Në këtë konferencë u kërkua që të bëhet vlerësimi i performancës i 22 mijë mësimdhënëse që ka Kosova, deri u tha sa janë inspektuar vetëm shtatëqind mësimdhënës.

Zëvëndësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka thënë se janë duke punuar me grupin e krijuar për ndryshimin e mënyrës së licencimit për mësimdhënësit. Sipas tij, gjatë kësaj periudhë nuk është lëshuar as një licencë e avancuar.

“Këtu po flitet për një temë që për momentin është jashtëzakonisht aktuale për vlerësimin e performancës, është një sistem që në Kosovë e kemi tani e dhjetë vite e që mund të themi është një sistem i cili nuk po funksionon, prandaj edhe duket se iniciativa për adresimin e kësaj çështje është iniciativë e duhur dhe në kohën e duhur kur vërtetë jemi duke e rimenduar këtë sistem në atë formë që ta bëjmë që të jetë funksional. Lidhur me këtë janë zhvilluar disa diskutime në këshillin shtetërorë për licencimin e mësimdhënësve, janë zhvilluar disa konsultime të tjera të brendshme, konsultime me ekspert, dhe mund t’iu them se ideja për ndryshimin e vlerësimit të përformancës është në ndërtim e sipër ose më mirë të them në zhvillim e sipër. Ajo lidhët natyrisht me procesin e licencimit i cili po ashtu ka nevojë për ndryshime sepse ne këtë proces e kemi për më shumë se një dekadë, deri tani krejt çfarë kemi janë këto licensat e karrierës, asnjë licencë e avancuar nuk është lëshuar gjatë kësaj periudhe dhe nëse për dhjetë vite diçka nuk bëhet, atëherë mund të themi ai sistem duhet njëherë të rimendohet, të rishikohet në mënyrë që të bëhet funksional”, tha Popovci.

Popovci shtoi se vlerësimi i 22 mijë mësimdhënësve në nivel vendi është vështirë i realizuar, pasi që kapacitetet e inspektoratit të arsimit janë të mangëta. Ai bëri thirrje që drejtorët e shkollave ta bëjnë vlerësimin e mësimdhënësve duke bashkëpunuar me ministrinë dhe institucionet tjera arsimore.

“Dhe këtu hynë vlerësimi i performancës si ide d.m.th, ne mendojmë se ky lloj i vlerësimit të performancës i bërë nga inspektorati i arsimit është shumë vështirë i zbatueshëm kur bëhet fjalë për 22 mijë punonjës të arsimit sa për momentin i ka Kosova, prandaj edhe duhet të të mendojmë të përgatitemi që një formë e vlerësimit të performancës të bëhet brenda vetë shkollës, jo vetëm nga drejtorit por edhe me pjesëmarrjen e drejtorisë komunale të arsimit por edhe me një rol tjetër të aktiveve profesionale në drejtim që jemi duke punuar, është pra një grup tjetër i punës i cili është duke e rishikuar rolin e menaxhmentit të mesëm ku aktivet profesionale do të kenë rol edhe në monitorimin e mësimdhënësve por do të kenë rol edhe në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve”, tha Popovci.

Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i “Teach of Kosovo”, ka shpalosur idenë e cila është në tre faza kryesore, atë të performancës së mësimdhënësve dhe dhënies së licencave të karrierës dhe performancën e lartë të mësimdhënësve.

“Sot vlerësimi i performancës i mësimdhënësve është një temë e ndjeshme për shumë arsyeje por është gjithashtu një bazë për një sistem arsimor cilësorë. Përmes këtij projekti “Teach Of Kosova”, synon të krijon një sistem për vlerësimin e performancës, i cili është objektiv si dhe informues. Përfshirja e akterëve të ndryshme është kyçe, edhe është pjesa më e rëndësishme e këtij projekti dhe është jetike për me kriju një instrument e cila edhe përdoret dhe po është funksionale. Gjatë këtij viti instrumenti do të na informon për tri gjëra kryesore, së pari ne do të kuptojmë cilët janë mësimdhënësit tanë me performancë më të lartë siç e përmendi zv ministri me pas avancim në karrierë apo në licensë. Së dyti ky projekt ose instrumenti i vlerësimit do të na informon për performancës e mësimdhënësve që duhen të përmirësohen edhe mundemi me informuar zhvillimin profesional që bëhet përmes këtij instrumenti, p.sh. nëse e kemi një komunës të caktuar disa mësimdhënës që kanë në përdorimin e teknologjisë, instrumenti e tregon këtë pjesë ne mundemi me informu komunën apo drejtorinë e arsimit, çfarë trajnime mundemi të ofrojmë për me përmirësu këtë gjendje në komunën përkatëse, e treta është për vlerësim të përformancës ku do të na tregon cilat janë mësimdhënësit që kanë performancë të ulët që kanë nevojë për ndërhyrje më të veçantë për me përmirësu performancën e tyre”, tha Gashi.

Osman Buleshkaj, udhëheqës i grupit të “Teach Of Kosova”, ka thënë se nëse një mësimdhënës nuk ka performancë të mirë të punës, nuk duhet të licencohet, deri sa shtoi se deri tash janë inspektuar vetëm shtatëqind mësimdhënës në nivel vendi.

“Vlerësimi i performancës si mekanizmi kryesorë që na tregon për punën e dikujt në klasë, tani sistemi është ndërtuar në atë formë që kërkon inspektorati i arsimit ligjërisht si institucioni kryesorë që bën vlerësimin e performancës dhe jep një raport përfundimtarë në bazë që dikush mund të avancohet ose dikujt i pezullohet licenca për një kohë deri sa nuk përmirësohet, deri më tani rreth shtatëqind mësimdhënës kanë arritur të vlerësohen kapacitetet e inspektoratit vazhdojnë të jenë të mangëta, të ulëta nuk ka kapacitet të vlerësojë sipas dispozitave aktuale ligjore dmth në këtë periudhën pesë vjeçare të vlerëson të gjithë mësimdhënësit e sistemit”, u shpreh Buleshkaj.

Ky projekt është i mbështetur nga shtatë komunat e Kosovës: Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Peja, Podujeva, Mitrovica dhe Fushë Kosova.

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

lajme

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara