Aktualitet

​Ministria e Financave del me tjetër njoftim për pensionistët

Sipas njoftimit, gjatë vikendit të gjitha zyrat e pensioneve do të jenë në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00.

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributdhënës se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë.

MF-ja njofton se më 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.

Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim./UBTNews/

Aktualitet

​Punonjësi 55-vjeç gjendet pa shenja jete në Parkun Inovativ në Prizren

Published

on

Një 55-vjeçar me inicialet B.B. është gjetur pa shenja jete në hapësirat e Parkut Inovativ në Prizren ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person B.B., i gjinisë mashkullore, rreth 55-vjeç. Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si hetim i vdekjes dhe po ndërmerr veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për sulm në Ferizaj, dy të tjerë vihen në kërkim

Published

on

Dy persona janë kapur nga Policia e Ferizajt nën dyshimet për sulm fizik, incident ky ku thuhet se ka ndodhur më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në një kafiteri në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku viktima, 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar nga katër persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur mjete të forta dhe një mjet të mprehtë thikë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Pas analizës së pamjeve të siguruara, policia ka identifikuar katër të dyshuar, ku dy prej tyre, K.M. (33) dhe E.K. (26), janë arrestuar, intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuarit tjerë, tashmë të njohur për policinë, janë shpallur në kërkim policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe policia do të vazhdojë me veprime të mëtejme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Published

on

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Rreth orës 04:15, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi A.A. (28) po drejtonte automjetin ndonëse ishte nën masën që ndalon drejtimin e mjetit motorik nga data 28.06.2025 deri më 27.09.2025.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u morën masat si gjobë 500 euro, pesë pikë negative, masë mbrojtëse ndalim i drejtimit për gjashtë muaj dhe konfiskim i automjetit.

Ndërkohë, rreth orës 05:30 në fshatin Babush, policia ka ndaluar një veturë me targa të huaja për tejkalim shpejtësie 128 km në orë në një zonë me kufizim prej 50 km në orë. Me këtë rast shoferja e automjetit, shtetase e huaj, S.N. (33) është gjobitur me 600 euro.

Policia e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave të telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406, si dhe aplikacionit Lajmëro policinë.

Continue Reading

Kronika e zezë

Sarandë: ​Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me veturë

Published

on

Policia e Shtetit në Sarandë kanë vënë në kërkim një shtetas shqiptar 21 vjeçar me inicialet M.B., banues në Sarandë, për veprat penale kanosja, shkatërrimi i pronës dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me thikë shtetasin E. B., 41-vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen numër tre Sarandë.

Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara