Lajmet

​Ministri Latifi zotohet për ngritje të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi

Përfaqësuesi i KFOR-it italian Luca Piperni, tha se ky donacion do të forcojë më tej lidhjet me Kosovën.

Published

on

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar të premten një donacion nga KFOR-i italian në Kosovë për Klinikën e Pediatrisë.

Donacioni përmbanë infratavolinë për Repartin Intensiv Pediatrik me 2 respiratorë, për 3 moduse infatil, pediatrik dhe adult, e po ashtu, 2 monitorë transportues me 5 parametra.

Në ceremoninë e pranimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se pajisjet e dhuruara do të rrisin kapacitetet shëndetësore, në veçanti në shërbimet në fushën e kardiologjisë tek fëmijët.

Ai tha se së shpejti do të fillojë trajnimi i stafit shëndetësor për pajisjet e nevojshme të cilat do të rrisin shërbimin dhe kapacitetin e intervenimeve tek fëmijët me të meta të zemrës.

Italia ndër vite ka ndihmuar sistemin shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime më cilësore që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve shëndetësore dhe në veçanti në fushën e kardiologjisë, sidomos atë të fëmijëve. Tash do të sigurojnë trajnimin e kirurgëve, anestologëve, infermierëve dhe infrastrukturën për pajiset e nevojshme për shërbimet që kemi nevojë në Kosovë. Këto trajnime do të fillojnë gjatë këtij viti dhe do të shtojnë në mënyrë rëndësishëm shërbimet dhe cilësinë e intervenimeve tek fëmijët me të meta të zemrës. Por ne e dimë se nuk mund të ketë shërbime cilësore pa përmirësim të kapaciteteve njerëzore dhe pa infrastrukturë të nevojshme. Ne jemi të dedikuar tërësisht edhe si qeveri dhe ministri që të ngritim kapacitetet njerëzore dhe të infrastrukturës që të ndalim rrjedhjen e pacientëve tanë jashtë vendit. Obligimi ynë që këto pajisje t’i ruajmë dhe të kujdesemi për to në shërbimin tonë”, tha ai.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, i cili tha se vendi i tij, gjithmonë do të mbështesë sistemin shëndetësor të Kosovës.

Qeveria e Italisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e ka mbështetur shëndetësinë në Kosovë që nga pavarësia e saj, me një financim të vazhdueshëm për të rritur efikasitetin e sistemin shëndetësor në Kosovë, për të ju mundësuar popullit që të trajtohen në Kosovë pa pasur nevojë të shkojnë për shërim jashtë vendit. Përveç Klinikës Kirurgjike Kardiologjike, përkushtimi jonë prek edhe fusha të tjera si Loboratori Biologjik më 2020, si dhe kemi investuar në punimet e vrazhda në objekte, dhe kemi ndihmuar me pajisje dhe material shpenzues në QKUK. Donacioni i sotëm kompleton ndihmën e Italisë për të gjitha nivelet e shëndetësisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i KFOR-it italian Luca Piperni, tha se ky donacion do të forcojë më tej lidhjet me Kosovën.

Është nder dhe privilegj që t’ju bashkohem në dhurimin e pajisjeve mjekësore për Qendrën Klinike Universitare. Jam i lumtur që jam këtu për të rikonfirmuar bashkëpunim në mes Italisë dhe institucioneve të Kosovës në kuadër të kontributit të vendit tim . Sigurisht që ky donacion do të forcojë më tej lidhjet tona tashmë të shkëlqyeshme. Donacioni i sotëm është për të përmirësuar sistemin shëndetësor në Prishtinë, duke ia mundësuar Qendrës Klinike Universitare që të ketë pajisjet esenciale, dhe si rrjedhojë të ju ndihmojë njerëzve në nevoja mjekësore, në veçanti rreth Covid-19 dhe terapisë neonatale”, theksoi ai.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara