Lajmet

​Miftaraj: Veprimet e Listës Serbe të dirigjuara nga Beogradi, BE duhet të reagojë ashpër

Ai thotë se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç shpalljes së zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Published

on

Zyrtarët serbë kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e targave.

Dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në administratën e Kuvendit të Kosovës. Tani kryetari i Kuvendit duhet t’i procedojë dorëheqjet të presidentja dhe kjo e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që të formatizohet përfundimi i mandatit të deputetëve të dorëhequr.

Lidhur me këtë, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se këto mandate mund të zëvendësohen me deputetë të së njëjtës parti, varësisht nga numri i votave që kanë marrë në zgjedhjet e fundit.

“Nëse do të ndiqej Kushtetuta, ligji procedura, do të duhej që pa vonesë, sot brenda ditës kryetari i kuvendit t’i procedojë dorëheqjet te presidentja, presidentja te KQZ dhe në momentin që dërgohen te KQZ konsiderohet që mandati i tyre si deputet ka përfunduar në aspektin procedural e ligjor…Në bazë të asaj që përcakton kushtetuta, ligjit mbi zgjedhjet, këto mandate mund të zëvendësohen me deputetë të së njëjtës parti, pavarësisht nga numri i votave që kanë marrë në zgjedhjet e fundit”, tha Miftaraj.

Miftaraj thotë se veprimet e Listës Serbe janë dirigjuara nga Beogradi zyrtar derisa shton se Bashkimi Evropian duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljeve të tilla.

“Po flasim për një veprim politik të Listës Serbe, fatkeqësisht të dirigjuar nga vetë Beogradi dhe Vuçiq, sikurse nuk po shohim ndonjë reagim adekuat nga ana e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë lehtësuesit të dialogut Lajçak, i cili besoj se do të duhej të ishte shumë i ashpër në reagim ndaj Beogradit dhe Listës Serbe. Edhe pse këto largime nuk është se janë duke minuar vetëm sistemin kushtetues juridik të Republikës së Kosovës, por janë duke minuar vetë substancën e marrëveshjeve të Brukselit. Kështu që besoj që në ditët në vazhdim krejt fokusi e presioni do të duhej të zhvillohej ndaj Beogradit, ndaj Listës Serbe, në mënyrë që këto të mos shfrytëzojnë pjesën veriore, të mos shfrytëzojnë institucionet si karrem për të shantazhuar qoftë Qeverinë e Kosovës, institucionet e Kosovës apo vet Brukselin siç është në situatën aktuale”, thotë ai.

Përveç dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, largime ka pasur edhe nga pozitat e krerëve komunalë në veri të Kosovës, derisa dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtar policorë, administrativë dhe ata në gjykata e prokuroria.

Sipas drejtorit të IKD-së, nuk ka tjetër rrugëdalje përveç shpalljes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, ku kryetarët kanë dhënë dorëheqje.

“Te kryetarët e komunave e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka sqaruar në mënyrë të qartë situatën. Në momentin kur një kryetar i komunës jep dorëheqje nga funksioni konsiderohet që ka efekt juridik e politik dhe nuk jep tjetër rrugëdalje përveç faktit që presidentja së bashku me KQZ ta caktojë afatin për organizmin e zgjedhjeve ku kanë dhënë dorëheqje kryetarët”, tha ai.

Miftaraj thotë se janë tejet shqetësuese dorëheqjet nga ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve serbë, të cilat sipas tij, nëse formalizohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial, do të nënkuptonte minim të asaj që është ndërtuar nga marrëveshjet e Brukselit nga viti 2013. Ai thotë se nëse dorëheqjet miratohen me dekret nga ana e presidentes, të njëjtit nuk mund të kthehen më në sistem përveç me shpallje të konkursit të ri.

Më 5 nëntor Lista Serbe ka bërë të ditur se zyrtarët serb do të largohen nga institucionet qendrore dhe ato lokale të Republikës së Kosovës. Këto veprime kanë ardhur pasi Qeveria e Kosovës filloi të zbatojë planin e saj prej katër fazash për regjistrimin e veturave me targa ilegale në ato të Republikës së Kosovës. 

Aktualitet

​Aksident tragjik në rrugën Komoran–Carralevë, humb jetën një person

Published

on

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitet relevante të Policisë, përfshirë njësinë e trafikut rajonal, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

​Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në vend. Prej tyre, 16 raste janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 3 të gjinisë femërore. Fatkeqësisht, është shënuar edhe 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it.

Sipas statistikave zyrtare, nga viti 1986 deri më 2025, në Kosovë janë regjistruar 234 raste të infektimit me HIV, prej të cilave 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e zhvillimit të AIDS-it.

Çfarë është HIV dhe si bartet?

HIV është virus që sulmon sistemin imunitar. Nëse nuk trajtohet, ai çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Edhe pse aktualisht nuk ka shërim, me trajtim të rregullt personat që jetojnë me HIV mund të kenë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.

HIV bartet përmes:

Marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje

Përdorimit të përbashkët të shiringave apo gjilpërave

Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies

HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, përdorimit të përbashkët të ushqimit, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.

Si të mbroheni?

Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual

Përdorni vetëm mjete sterile për injektim

Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar – shërbime që janë falas, anonime dhe konfidenciale

Ku mund të testoheni?

Klinika Infektive në QKUK

Qendra e Studentëve – UP, Prishtinë

OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan)

CSGD – Prishtinë

IKSHPK inkurajon të gjithë qytetarët të informohen, të testohen dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së HIV-it në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 17 deri në 20 gradë Celcius, kurse ato maksimale prej 34 deri në 38 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-39 km/h njofton IHMK.

 

Continue Reading

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara