Sport

​Messi do të largohet nga PSG

Kjo nëse nuk pranon një ulje të konsiderueshme të pagës.

Published

on

Lionel Messi thuhet se do të largohet nga Paris Saint-Germain në verë, nëse nuk pranon një ulje të konsiderueshme të pagës.

Kontrata e argjentinasit me PSG-në do të skadojë më 30 qershor dhe klubi ende nuk ka arritur një marrëveshje me sulmuesin për zgjatje të saj. Sipas “L’Equipe” , 35-vjeçari ishte i prirur drejt një qëndrimi më të gjatë në “Parkun e Princave” pas Kupës së Botës, por situata ka ndryshuar javët e fundit. Messi tani është shumë afër largimit nga PSG, dhe thuhet se mund të qëndrojë aty vetëm nëse pranon ulje të konsiderueshme të pagës.

Javën e kaluar u raportua nga i njëjti publikim se Messi aktualisht fiton mbi 3 milionë euro në muaj në PSG, gjë që e vendos atë të tretin në listën e klubit me përfitimet më të mëdhea pas shokëve të skuadrës Kylian Mbappe dhe Neymar.

“Goal” po ashtu ka raportuar se PSG po lufton për t’iu përmbajtur rregulloreve të Fair Play Financiar (FFP) dhe duhet të ulë listën e pagave të tyre me pothuajse 30 për qind për të akomoduar Messin për një sezon tjetër.

“L’Equipe” raporton se Messi po kërkon gjithashtu garanci për projektin e PSG-së përpara se të shqyrtojë një marrëveshje të re, me të dy palët aktualisht të ndara në negociata. Messi nuk ka alternativa pasi Barcelona ka konfirmuar interesimin e saj për ta rikthyer atë në “Camp Nou” , ndërsa ekipi i MLS Inter Miami dhe ai i Arabisë Saudite Al-Hilal gjithashtu thuhet se po konkurrojnë për shërbimet e tij.

Argjentinasi ka një vendim për të marrë për të ardhmen e tij në verë, por për momentin ai do të fokusohet në ndeshjen e radhës të PSG kundër Nice të shtunën në Ligue 1.

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara