Lajmet

​Mësimi nuk fillon as në komunën e Podujevës

Vetëm në shkollën e Batllavës, mësuesit e ciklit të ulët kanë punuar, por jo edhe arsmitarët e kësaj shkolle.

Published

on

Edhe në Podujevë nuk po zhvillohet procesi mësimor pasi që mësimdhënësit e shkollave në këtë komunë janë futur në grevë.

Grevës iu kanë përgjigjur edhe mësimdhënsit e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik të Podujevës.

Muhamet Maloku kryetar i shoqatës sindikale të kësaj shkolle theksoi se të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Kongresi i Manastirit”, iu kanë përgjigjur grevës.

“Edhe sot po vazhdon unanimisht nga të gjithë mësimdhënësit greva nga të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Kongresi i Manastirit”. Ne jemi 36 anëtarë, janë 52 mësimdhënës në listë, të gjithë e kanë përkrahur grevën dhe janë nënshkruar në listë”, tha ai.

Komuna e Podujevës qeveriset nga partia në pushtet, Vetëvendosje, por mësimdhënësi Maloku ka thënë se nuk kanë pasur presion nga komuna e as nga prindërit që mos të futen sot në grevë.

“Jo, fatmirësisht nuk kemi pasur presion as nga niveli komunal e as nga prindërit, por as ne si sindikatë nuk kemi bërë presion mësimdhënësve. Të gjithë janë futur në grevë me dëshirë për të realizuar një kërkesë e cila është legjitime. Duke ditur se rritja e inflacionit është e madhe, kërkesa e SBAShK-ut për 100 euro është mëse legjitime. Edhe ne nuk jemi për grevë. Dëshira jonë është që greva të përfundojë qysh sot, mirëpo kjo varet shumë nga reflektimi i qeverisë që mësimi të fillojë për nxënësit”, theksoi ai.

Kryetari i sindikatës së SBAShK-ut për Podujevë, Fadil Halimi ka thënë se të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë futur në grevë në Podujevë.

Halimi ka thënë se vetëm në shkollën e Batllavës, mësuesit e ciklit të ulët kanë punuar, por jo edhe arsmitarët e kësaj shkolle.

“Deri tash sa kam informacione, në grevë janë të gjitha shkollat e qytetit dhe fshatrave. Shkollat e mesme, çerdhet, me përjashtim të shkollës së Batllavës, ku vetëm mësuesit e ciklit të ulët nuk janë në grevë, do të thotë kanë punuar”, tha ai.

Greva e BSPK-së dhe SBAShK-ut ka nisur nga data 25 gusht e që po vazhdon me kërkesat për ndarjen nga 100 eurove deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara