Lajmet

​Mësimi në bankat shkollore apo online, SBAShK-u pajtohet për të dyja variantet

Published

on

Të mërkurën pritet që qeveria të marrë vendimin për shkuarjen më 22 mars në pushim të parakohshëm për të gjitha nivelet arsimore në vend, në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e fillimit të mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit për dy javët e ardhshme.

Kjo pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit janë dakorduar të shkojnë në pushim, në mënyrë që gjatë javës që do të pushojnë, të shikohen mundësitë për nisjen e mësimit në formë online.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media tha në mësimin online do të përfshihen të gjitha nivelet, përveç atij parashkollor dhe çerdheve. Ai tha se janë dakorduar për shkuarjen në pushim të parakohshëm në mënyrë që të ruajnë cilësinë, por edhe shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Kemi ardhur te disa konkluzione që në ditën e nesërme do t’i vlerësojmë së bashku dhe do të marrim një vendim përfundimtar sipas rekomandimeve të IKShP-së, që të kemi një shkuarje të pushimit të parakohshëm në të gjitha nivelet arsimore dhe kjo në bazë të rekomandimeve të institucioneve profesionale dhe të ruajtjes së cilësisë, por mbi të gjitha ruajtjes së shëndetit. Interesimi ynë është që të shkojmë 5 ditë përpara, por gjatë kësaj jave të bëhet vlerësimi nga Ministria e Arsimit, t’i koordinojmë në rastet, të cilat i gjurmojmë dhe testojmë dhe bëjmë kategorizimet e komunave dhe të shohim javën tjetër a mund të vazhdojmë me mësimin online apo duhet të ketë një ndërprerje dy javore për ta ulur pozitivitetin e arsimtarëve dhe të të rinjve”, tha ai.

Zemaj theksoi se do të shqyrtojnë edhe mundësitë që në rastet kur të dy prindërit punojnë të lirohet njëri nga ta nga puna.

Zëvendësministri në detyrë i MASh-it, Xhavit Rexhaj tha se kanë propozuar një javë pushim, pastaj rishikim për të parë se në çfarë forme të shkohet më tutje.

“Ne kemi propozuar që të mos i ndajmë fëmijët nga edukimi parashkollor, plus në universitet kemi propozuar që të shkojmë me një ri-shtrëngim të masave që ta kontrollojmë situatën në arsimin e lartë”, tha ai.

Ndërsa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha për KosovaPress se kanë kërkuar që të mos ketë shkëputje klasike të vitit shkollor, por të kalojnë në mësimin online. Ai shtoi se mbetet të vendoset se cili nga variantet do të ndiqen, kthimi në bankat shkollore apo shkuarja online.

“Javën e 22 marsit do të jetë pushim klasik dhe pastaj do të mobilizohemi për të parë çka më tutje. Ose do të përmirësohen kushtet dhe do të kthehemi në shkolla ose do të kthehemi pa dëshirën tonë në mësimin online. Në të dy rastet SBAShK-u pajtohet dhe do të jep kontributin e vet”, tha Jashari.

Gjatë ditës së sotme kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se pas takimit me institucionet shëndetësore dhe arsimore, kanë shqyrtuar mundësinë e fillimit të mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara