Aktualitet

​Memli Krasniqi vazhdon vizitën në Bruksel me takime të shumta

“Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt…”

Published

on

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishin një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Më pas, në takime të ndara, kryetari Krasniqi takoi edhe Felix Mittermayer nga partia austriake NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD.

“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmojë aspiratën e Kosovës për integrim”, ka shtuar ai.

Kujtesë

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 10 tetor 1993-1998

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

10 tetor 1994

Represioni në Kosovë

Mitrovicë: – Më 7 tetor rreth orës 18:00 në Mitrovicë, dy inspektorë të sigurimit serb ndalën dhe legjitimuan 12 kalimtarë, të cilëve ua drejtuan revolet dhe i detyruan të mbështeten për muri. Më pas inspektorët serbë kërkuan ndihmënga stacionin i policisë në Mitrovicë, me ç’rast erdhën edhe rreth 20 policë të cilët filluan t’i keqtrajtojnë fizikisht qytetarët shqiptarë. Në mesin e të keqtrajtuarve ishin Asllan Bajraktari, Mujan Beqiri dhe Shaqir Asllani, ndërsa emrat e qytetarëve të tjerë shqiptarë nuk arritëm t’i mësojmë.

Vlen të theksohet se raste të këtilla në Mitrovicë ndodhin shpesh, veçanërisht në orët e natës.

Skënderaj: – Pardje në Mitrovicë, një patrullë e policisë serbe ndali dhe legjitimoi Agron Hasanin nga Skënderaji, të cilit ia plaçkitën 300 marka gjermane. Agron Hasani pasi ua kërkoi një vërtetim për marrjen e devizave, policia atë e mori dhe e dërgoi në stacionin e policisë në Mitrovicë, të cilin e keqtrajtuan fizikisht. Agron Hasani u lirua me kusht që të paraqitet sërish në stacionin e policisë në Mitrovicë.

Nga e hëna e kaluar, policia e postkomandës së Runikut, nën pretekst të dorëzimit të armëve po e thërret vazhdimisht që të paraqitet në polici, Ahmet Fazliun profesor dhe përgjegjës i punktit të shkollës së mesme në Turiqevc. Njoftohet se vëllait të tij Ismet Fazliut, policia ia mori një veturë të paregjistruar.

Gjilan: – Më 4 tetor, inspektorët serbë morën në pyetje, Shemsedin Mustafën rreth aktivitetit të tij në Lidhjen e Sporteve dhe të FR të LDK-së në Gjilan.

Po këtë ditë, policia nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpinë e Ramush Behlulit (28) nga fshati Malishevë i Gjilanit. Bëhet me dije se Ramush Behluli ende po mbahet në polici.

Më 6 tetor, rreth 15 policë serbë, nën pretekst të kërkimit të armëve bastisën shtëpinë e Tefik Malokut në Gjilan, me ç’rast arrestuan djalin e tij, Agim Malokun aktivist në Degën e FR të LDK-së.

Prishtinë: – më 7 tetor, policia, nën pretekst të kërkimit të armëve mori në polici më 1,2,3,4,5 dhe sot Ragip Krasniqin nga Prishtina. Gjatë marrjes në pyetje, bëhet me dije se ndaj Ragip Krasniqit është ushtruar dhuna fizike.

Më 1 tetor, polycia mori edhe Faik e Latif Krasniqin nga Prishtina. Njoftohet se policia nga Latif Krasniqi plaçkiti 1.000 DM.

Komisioni për Informim i Degës II të LDK-së në Prishtinë njofton se ditëve të fundit, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi disa shtëpi në fshatin Sofali të Prishtinës.

Të gjitha këto bastisje të njëpasnjëshme të policisë serbe, ndodhën për shkak të bashkëpunimit të Hamdi Pirevës me policinë serbe, nga i cili ditë më parë përmes të së përditshmes “Bujku” u distancuan edhe vëllezërit e tij.

Të shtunën, nën pretekst të kërkimit të armëve, policia serbe bastisi shtëpinë e Hajrush Abdullahut, në rr.”Robert Gajdiku” në Prishtinë. Rreth 20 policë, në orën 5:15, me pajisje të llojllojshme teknike bastisën shtëpinë, por nuk gjetën asgjë. Një polic kërkoi të dinte se kush prej anëtarëve të kësaj familjeje e ka vozitur Ibrahim Rugovën. Hajrushi tregoi se ai e kishte vozitur kryetarin e Republikës së Kosovës. Një polic i tha atij se gjoja Hajrushi ka mbajtur armë prej asaj kohe. Policët gropuan edhe në oborrin e shtëpisë së tij.

Pas bastisjes që zgjati rreth një orë, policët e urdhëruan Hajrushin që të paraqitet sot në stacionin e policisë në Prishtinë. Ai sot u mor në pyetje nga përgjegjësit e policisë serbe. E pyetën se a ka bartur ai dhe të tjerët armë, gjatë vozitjes dhe udhëtimeve.

 10 tetor 1995

Policia plaçkiti tregun e Pejës

Të shtunën e kaluar, një numër i madh i policëve dhe inspektorëve serbë bllokuan tregun e Pejës dhe nga tregtarët e qytetarët shqiptarë plaçkitën sasi të madhe të mallit dhe të parave, njofton KI i Degës së LDK-së në Pejë.

Gjatë këtij aksioni u plaçkitën edhe një numër i madh i pronarëve të dyqaneve e firmave private, si dhe u plaçkitën e u maltretuan disa qytetarë.

Pronarëve të dyqaneve të cilët provuan të shpëtojnë nga ky aksion duke i mbyllur ato, inspektorët ua vunë dryrët dhe ata përsëri nuk do të shpëtojnë nga dënimet dhe plaçkitja.

 

10 tetor 1997

Në protestat e studentëve në Pejë policia serbe keqtrajtoi edhe 37 shqiptarë

Në protestat paqësore të studentëve shqiptarë në Pejë më 1 tetor të këtij viti, policia serbe ka keqtrajtuar edhe 37 nxënës, studentë e qytetarë shqiptarë të komunës së Pejës, bën të ditur KI i Degës së LDK-së në Pejë.

Policia serbe ka keqtrajtuar edhe Demë Selimajn, Ardian Mustafën, Besnik Gjokajn, Genc Bërdynajn, Sinan Sokolajn, Egzon, Faruk e Rexhë Berishën, Mujë e Bejtullah Zogajn, Gani Abazin, Haki S. Mulliqin, Fisnik Haxhihasanin, Sokol Muriqin, Muhamet Mujajn, Skënder Komonin, Enver, Rifat e Elvis Kelmendin, Musa Sadriajn, Mirza Gashin, Rifat Tafilajn, Alban Shalën, Visar Elshanin, Zymber Sefajn, Butrint e Avni Gashin, Abdyl Krasniqin, Ismail e Islam Berishën, Maxhun Gashin, Ismail Haxhiajn, Shefqet Ramajn, Valdet Islamajn, Ardian Mustafajn, Rifat Tafilajn dhe Malë Muçajn.

10 tetor 1998

“Mjekët pa kufi”: Praktika për eliminimin e mjekëve shqiptarë në Kosovë

Prishtinë, 10 tetor (QIK) – Trupat serbe që po luftojnë në Kosovë e kanë vënë në shënjestër edhe mjekët shqiptarë. Një zëdhënës i agjencisë “Mjekët pa kufi” u tha zyrtarëve në Bruksel se kjo

organizatë ka vënë re një praktikë për eliminimin e mjekëve shqiptarë në Kosovë që po e aplikon agresori serb. Ai citoi një rast që ndodhi muajin e kaluar në fshatin Gradicë në perëndim të Prishtinës, kur forcat serbe me të hyrë në fshat arrestuan dhe më pas vranë mjekun vendor. Ai tha se mjeku kishte punuar me organizatat ndërkombëtare humanitare për të ndihmuar qindra mijëra shqiptarë që po jetojnë nën qiellin e hapur, pasi trupat serbe ua kishin djegur shtëpitë.

Një tjetër zyrtar tha se e vetmja zgjidhje do të ishte prania e shumtë e trupave ndërkombëtare në Kosovë për të mbrojtur si refugjatët ashtu edhe mjekët shqiptarë në Kosovë nga agresorët serbë, njofton “Bujku”.

 Foto:

Continue Reading

lajme

John Malkovich: Sot, çmimi “Oscar” i çon njerëzit në kinema

Published

on

By

Aktori i njohur John Malkovich beson se industria e filmit ka ndryshuar ndjeshëm dhe se sot çmimet “Oscar” luajnë rol vendimtar për të tërhequr publikun në kinema, ka shkruar FemaleFirst.

Aktori 72-vjeçar, i nominuar dy herë për “Oscar” si aktori më i mirë në rol dytësor, ka thënë se dikur filmat mund të kishin sukses te publiku edhe pa u mbështetur te çmimet prestigjioze.

Gjatë një bisede në Festivalin e Filmit të Londrës, organizuar nga Instituti Britanik i Filmit (BFI), Malkovich u shpreh se kinemaja dikur kishte ndikim shumë më të madh në kulturë.

“Sot, rruga drejt çmimeve është e vetmja mënyrë për t’i bërë njerëzit të shkojnë në kinema, dhe kjo zgjat me muaj të tërë”, ka thënë aktori.

Ai ka shtuar se fitimi i një çmimi “Oscar” duket se është bërë mënyra kryesore për ta bindur publikun të shohë një film në ekranin e madh.

Megjithatë, Malkovich e pranon se ndryshimi është pjesë e natyrshme e jetës dhe karrierës.

“Gjërat ndryshojnë dhe ti ose ndryshon bashkë me to, ose vdes. Unë preferoj të përshtatem me ndryshimet”, u shpreh ai.

Aktori ka folur më herët edhe për fillimet e karrierës, duke pranuar se në rini nuk ishte aq i përkushtuar ndaj punës sa sot. Ai ka treguar se, kur nisi të merrej me aktrim, nuk ishte plotësisht i sigurt nëse kjo ishte ajo që dëshironte të bënte me jetën e tij.

Malkovich u bë pjesë e trupës teatrore Steppenwolf menjëherë pas universitetit, kur ishte rreth 20-22 vjeç. Edhe pse ishte i kënaqur me disa prej shfaqjeve dhe rezultateve të arritura, në atë kohë ende po përpiqej të kuptonte nëse aktrimi ishte rruga e duhur për të.

 

Continue Reading

Vendi

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ku tre persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar gjendet ende në kërkim policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, raste të kësaj natyre janë evidentuar në Gjakovë, Rahovec dhe Prishtinë:

Në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga një burrë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim nga policia.

Ndërsa në Rahovec është arrestuar një mashkull pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje, me ç’rast viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Prishtinë, Policia ka arrestuar një burrë pas veprimeve hetimore lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Edhe rasti i fundit është regjistruar në Prishtinë, ku është arrestuar një burrë i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj një mashkulli tjetër. I dyshuari po ashtu është dërguar në mbajtje sipas urdhrit të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Detajet nga vrasja në Gjilan nga raporti i Policisë së Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja përmes raportit 24-orësh lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:32, ku i dyshuari burrë dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën burrë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi e municioni, përfshirë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë, si dhe 68 fishekë e 4 gëzhoja.

I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale gjendet ende në kërkim policor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara