Lajmet

​Mehmeti: Do të krijojmë vetëm një korsi për shërbime urgjente në Prishtinë

Mehmeti tha se përdorimi i teknologjisë informative dhe digjitalizimi i shënjimit të rrugëve do të lehtësojë punën e urgjencës.

Published

on

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti është zotuar se do të krijojë një korsi vetëm për shërbimet urgjente në rrugët e kryeqytetit.

Gjatës vizitës në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Mehmeti tha se përdorimi i teknologjisë informative dhe digjitalizimi i shënjimit të rrugëve do të lehtësojë punën e urgjencës.

“Sa i përket infrastrukturës, rruga “Agim Ramadani”, pastaj rruga “UÇK”, rruga “Luan Haradinaj”, ku është paraparë unaza e parë në kryeqytet duhet të kenë së shpejti me një vendim i kryetarit, që kjo të bëhet një rrugë një kahore dhe një korsi të jetë për emergjencë, të cilën do ta shfrytëzonin edhe zjarrfikësit, policia dhe gjitha organet relevante. Në këtë mënyrë do të kishim bërë një qarkullim më të shpejtë, pasi janë në pyetje jetën e njerëzve. Për mua ka rëndësi shëndetësia”, tha ai.

Punëtorëve shëndetësore të urgjencës, pretendenti për të parin e Prishtinës iu premtoi edhe rritje të shtesave.

“Në vizionin tim dhe programin rendësi të veçantë ka të bëjë përdorimi i teknologjisë informative, siç e themi ne smart citi. Qendrën monitoruese siç e kemi konceptuar ka ndikim shumë pozitiv sa i përket urgjencës. Në objektin e komunës është paraparë të jetë një qendër komunikuese, aty do të jenë të gjitha organet relevante të komunës…do t’i kemi kamerat në çdo cep të qytetit, do të bëhet kontrolli, po ashtu qytetarët kanë mundësi të drejtpërdrejtë të na njoftojnë me ndodhitë në kryeqytet dhe shërbimit urgjent. Në mënyrë të saktë e dina hyrjet dhe daljet e automjeteve”, shtoi Mehmeti.

Prioritet të shëndetësisë nga kandidatët për kryetar të Prishtinës, kërkoi drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente, Avdyl Pacolli, derisa paraqiti disa nga sfidat që ballafaqohen.

“Ky institucion ballafaqohet me sfida dhe probleme të shumta, sfidat e institucionet janë, sikurse ju e dini që Prishtina është e mbingarkuar, ka një kaos ndërtimor dhe kaos urbanistik. Po i them sfidat, pasi kryeqyteti akoma nuk e ka një linjë, një korsi për shërbimet emergjente. Gjithsesi nuk është vetëm kjo, pasi kryeqyteti nuk ka hartë të digjitalizuar për vendbanimet tona, sikur një sfidë tjetër është se kemi shumë rrugë në kryeqytet, në fshatra të pa shënuara, pa emër, pa adresë dhe normalisht kjo e bënë punën tonë të vështirë”, tha Pacolli.

Në këtë takim elektoral, u kërkua vota edhe për kandidatët për asamble komunale nga radhët e AKR-së.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara