Lajmet

​Mehaj nuk jep detaje për blerjen e armatimit ushtarak

Mehaj në raportim para Komisionit për Siguri në Kuvend të hënën, ka prezantuar punën e tij gjatë vitit 2022.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se synimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Mehaj në raportim para Komisionit për Siguri në Kuvend të hënën, ka prezantuar punën e tij gjatë vitit 2022. Ai tha se vetëm në këtë vit janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, derisa pritet të rekrutohen edhe 1000 të tjerë në konkurset e reja. Mirëpo konfirmoi se vetëm gjatë vitit 2022 janë larguar nga FSK-ja 127 ushtarë.

Mehaj tha se gjatë vitit 2022 kanë hartuar strategjinë e sigurisë. Derisa, nënvizoi se bashkëpunimi ndërkombëtar i FSK-së po vazhdon dhe se Kosova do të marrë pjesë në “Defender 2023”. Ndërkaq, refuzoi të jap shifra për blerje të armatimit ushtarak në prani të mediave.

Lajmet

Vizita e Terras në Prishtinë, BE konfirmon angazhimin për Kosovën

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Lajmin ai e ka ndarë përmes një postimi në platformën X, ku thekson se BE-ja mbetet e angazhuar fuqishëm ndaj Kosovës, si në nivel lokal ashtu edhe në atë të Brukselit.

Orav ka theksuar se vizita e Terrasit vjen në një moment me perspektiva të reja për vendin, përfshirë mundësitë që ofron Plani i Rritjes i BE-së.

E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Orav.

 

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama betohet si Kryetar i Prishtinës

Published

on

By

Përparim Rama ka bërë sot betimin si kryetar i Komunës së Prishtinës, duke nisur zyrtarisht edhe një mandat të ri qeverisës.

Ceremonia e betimit është zhvilluar para anëtarëve të Kuvendit Komunal, ashtu siç parasheh neni 57 i Ligjit për Qeverisjen Lokale.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se është i përkushtuar t’i shërbejë kryeqytetit me përgjegjësi dhe paanshmëri, duke garantuar se do të punojë për një Prishtinë më të qetë dhe me kushte më të mira për të gjithë qytetarët.

Na priftë e mbara së bashku. Unë, Përparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë,” u shpreh ai gjatë betimit.

Me këtë ceremoni, Rama konfirmon vazhdimin e mandatit të tij në krye të Komunës së Prishtinës.

Continue Reading

Lajmet

Ahmeti priti në takim Lyn Debevoise

Published

on

By

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendësdrejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Lyn Debevoise.

Takimi është fokusuar në diskutimin e prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe rajonin, si dhe në agjendën e Qeverisë së Kosovës në fushat e diplomacisë, ekonomisë dhe mbrojtjes.

Ahmeti ka theksuar progresin e bërë nga institucionet kosovare dhe ka informuar z. Debevoise për shqetësimet rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si dhe për situatën e vështirë me të cilën përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të dy palët kanë vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit strategjik që lidh dy vendet.

Në përmbyllje, Ahmeti dhe Debevoise ripohuan se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë objektiva të përbashkëta në rritjen e stabilitetit rajonal, promovimin e vlerave demokratike dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, të mbështetur në miqësinë e qëndrueshme dhe bashkëpunimin afatgjatë.

Continue Reading

Lajmet

Skandal i basteve në Turqi: 20 futbollistë dhe zyrtarë përfundojnë në burg

Published

on

Një gjykatë turke ka burgosur 20 të dyshuar, përfshirë lojtarë të futbollit të Super Ligës, në pritje të gjyqit në një hetim të zgjeruar për bastet në futboll.

Javën e kaluar, prokurorët urdhëruan ndalimin e 46 personave, përfshirë lojtarë, presidentë klubesh, komentatorë dhe një gjyqtar, për bastime të brendshme në ligat profesionale të Turqisë.

“Anadolu” tha se midis të ndaluarve në atë operacion, lojtari i Galatasarayt, Metehan Baltaci, dhe lojtari i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas, si dhe ish -presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, u arrestuan zyrtarisht dhe u burgosën.

Baltaci i tha gjykatës se kishte vënë baste në disa ndeshje kur ishte lojtar i ekipit të të rinjve dhe nuk e kishte bërë më pasi iu bashkua ekipit të parë të Galatasarayt.

Yandas i Fenerbahces u citua nga gazeta Sabah të ketë thënë në dëshminë e tij në gjykatë se ai mohoi përfshirjen në lojërat e fatit në ndeshje.

Sancak i tha gjykatës se nuk kishte një llogari lojërash fati dhe nuk kishte vënë kurrë bast në ndeshje, tha gazeta Cumhuriyet.

Muajin e kaluar, federata turke e futbollit pezulloi 149 gjyqtarë dhe asistentë pasi një hetim zbuloi se zyrtarët në ligat profesionale po vinin baste për ndeshjet.

Rrjeti më pas u zgjerua me arrestimin e tetë personave, përfshirë kryetarin e një klubi të nivelit të lartë, dhe pezullimin e 1,024 lojtarëve nga të gjitha ligat, mbi të cilët federata (TFF) vendosi ndalime./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara