Lajmet

​Me moton “GRU, JETË, LIRI”, është mbajtur aksion në shenjë solidariteti me gratë e Iranit

Qëllimi i këtij aksioni ishte përkrahja e grave dhe vajzave të Iranit dhe mbarë botës, pas rastit të Mahsa Aminit.

Published

on

Me moton “GRU, JETË, LIRI”, nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) ka organizuar një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. Qëllimi i këtij aksioni ishte përkrahja e grave dhe vajzave të Iranit dhe mbarë botës, pas rastit të Mahsa Aminit e cila ishte vrarë në shtator të këtij viti nga policia e moralit në Iran, e akuzuar për shkelje të kodit konservator të veshjes së vendit.

Me pankarta në duar, ”Liri për gruan iraniane”, “Ne jemi me ty”, “Qëndroni me gruan e Iranit”, “Gratë mund të veshin çfarë të duan”, aktivistet kanë protestuar gjatë ditës së sotme në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e kësaj organizate tha se rregullat strikte në Iran, dhe kontrolli ekstrem i trupave të grave dhe dukjes së tyre, është shkaku i kësaj dhune. Sipas Shabiut autoritetet Iraniane, qysh nga revolucioni Iranian në 1979, kur u bë edhe ndërrimi i pushtetit, kanë kontroll të plotë dhe të tej shtuar mbi vajzat e gratë, dukjen dhe veprimtarinë e tyre. Ajo tha se në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat në Iran, edhe si Nismë e të Rinjve për të drejtat e njeriut e shohin si jetike që ta bëjnë të ditur se edhe Kosova qëndron prapa kësaj kauze.

“Ne dënojmë aktet e dhunës ndaj vajzave dhe grave në Iran. Asnjë nga ne nuk jemi të lirë/a dhe nuk kemi arritur qëllimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përderisa ende ka shtypje në botë. Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut! Të drejtat e grave iraniane janë të drejta të njeriut! Prandaj sot, jemi mbledhur këtu me moton, GRU, JETË, LIRI, duke ndjekur hapat e rezistencës së grave iraniane, për të qëndruar në solidaritet me to dhe me protestuesit iranianë si dhe për të kërkuar drejtësi për Mahsa Amini dhe të gjitha gratë e protestuesit e tjerë të vrarë në protestat e fundit”, tha ajo.

Ioanna Lachana, aktiviste me prejardhje greke tha se e mbështet këtë nismë, ajo ka kërkuar edhe nga të tjerët ta përkrahin këtë aksion

“Jemi këtu për te mbështetur këtë iniciativë edhe për të mbështetur gratë në Iran dhe në të gjithë botën, kushdo që dëshiron të mbështesë gratë në Iran duhet të jetë këtu sot”, tha ajo.

Ndërsa sipas aktivistes Bjeshkë Guri ka qenë e nevojshme që edhe Qeveria të solidarizohet me gjendjen aktuale që po ndodh në Iran.

“Qeveria kryesisht është dashur të ndërmarrë veçmas këtyre nismave dhe është e rrugës të solidarizohen edhe ata me gjendjen që po ndodh që është aktuale në Iran, sipas informatave ata nuk kanë reaguar as kryeministri, presidentja dhe as ministria e jashtme kështu që nuk kemi pasur reagime”, theksoi ajo.

Rina Kadiri, aktiviste tjetër ka kërkuar edhe nga të tjerët ta përkrahin këtë nismë.

“Kjo nismë duhet të përkrahet prej të gjithëve jo vetëm prej të rinjve, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën për shkak se është akt rezistent aksioni i sotëm në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ndjekin situatën në Iran dhe se çka është duke ndodhur atje dhe të merret si një shembull i keq dhe të realizojmë të drejtat e grave në Kosovë”, tha ajo.

Po ashtu gjatë aksionit disa nga vajzat dhe gratë në shenjë solidariteti kanë prerë flokët. Sipas tyre e gjithë kjo nismë nga gratë iraniane të cilat e kanë filluar këtë formë rezistence si mjet për të protestuar ndaj autoritarizmit dhe për të festuar autonominë dhe lirinë mbi trupin e tyre.

Pas vrasjes së Mahsa Aminit, gratë dhe vajzat Iraniane marshuan rrugët dhe me javë të tëra po vazhdojnë protestat kundër autoriteteve të Iranit. Shumë prej tyre po heqin mbulesën, dhe po prejnë flokët në shenjë proteste dhe rezistence kundër kontrollit dhe dhunës së ushtruar në baza gjinore ndaj tyre. Shumë vajza dhe gra protestuese janë zhdukur dhe gjetur të vrara. Për këto shkelje të të drejtave të njeriut, vende e komunitete të ndryshme nëpër botë po protestojnë. Ajo u arrestua nga autoritet Iraniane, dhe dëshmitarët tregojnë se ajo është rrahur në një furgon. Mahsa Amini vdiq derisa ishte në paraburgim.

Lajmet

SHBA: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës, në trevjetorin e sulmit.

Ambasada ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në shtator të vitit 2023.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara