Aktualitet

​Më 24 shkurt mbahet ankandi i parë për këtë vit

Ministria e Financave njofton përmes një komunikate për medie se investimi në obligacione është investim i sigurt.

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 24 shkurt do të mbahet ankandi i parë për këtë vit. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Ministria e Financave njofton përmes një komunikate për medie se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.

Aktualitet

Haxhiu: Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se tashmë janë në pritje të hapave të radhës drejt themelimit të qeverisë së re, pas konstituimit të pjesshëm të Kuvendit.

Në një konferencë për media, Haxhiu theksoi se është urgjente thirrja e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, në mënyrë që të votohet mandatarin dhe të procedohet me hapin e radhës institucional.

Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani e mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajnë mbledhjen të jashtëzakonshme dhe të shpejtë, për shkak të rrethanave që jemi”, tha Haxhiu.

Ajo kritikoi opozitën për mosgatishmëri për bashkëpunim, veçanërisht në rastin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit në kryesinë e Kuvendit.

Nuk mund që Kuvendi të mbetet peng i Listës Serbe, apo ndonjë subjekti politik që refuzon të marrë përgjegjësi. Është vërtetë për të ardhur keq që nga 52 deputetë të opozitës, as edhe 4-5 vota për të përkrahur Nenad Rashiqin. Rashiq është një përfaqësues shumë i moderuar dhe që angazhohet për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Më tej, ajo shtoi se mazhoranca është e vendosur të ecë përpara me formimin e institucioneve, duke mos lejuar që vullneti i qytetarëve të bllokohet nga interesa politike apo veprime të minorancës.

Ne nuk do të lejojmë që pakicat të bllokojnë funksionimin e institucioneve. Presim hapat e radhës drejt themelimit të institucioneve të tjera, përfshirë këtu natyrisht qeverinë. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, përfaqësim të denjë, koha e lojërave e pazareve ka përfunduar”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit.

Tutje, nënkryetarja e Kuvendit tha se Rashiq assesi nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe.

“Unë mendoj që Lista Serbe dhe zoti Rashiq assesi nuk mund të vendosen në të njëjtin thes. Në këtë drejtim zoti Rashiq, nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe, sepse kryetari formal i saj ka kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Aktualitet

Basha kërkon largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për UÇK-në

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka kërkuar largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se nuk e ka ditur se kapitulli i tij ku flitet për fundemantalizmin islamik, është në bashkëautorësi dhe se po ashtu ka kërkuar largimin e kapitullit nga ky artikull.

“Nuk e kam ditur se do të publikohet në bashkëautorësi, por si kapitull i veçantë. Në asnjë moment nuk e kam ditur se do të publikohet. Kurrë në jetë nuk e kam lexu atë artikull, andaj kam dërguar email për largimin e emrit tim nga ky artikull po ashtu edhe kapitullin e shkruar nga unë”, tha ai.

Këto komente Basha i bëri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë të hënën.

Ai kërkoi falje siç tha për neglizhencën që nuk ka qenë i vëmendshëm për këtë artikull dhe largimin e kapitullit të tij nga i njëjti.

Continue Reading

Aktualitet

Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, Basha arsyeton mbylljen e seancës pa nënkryetarin serb

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka arsyetuar vendimin e tij për ta mbyllur seancën konstituive pa zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Ai pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në mungesë të kourumit, tha se ka qenë para dy zgjidhjeve, të ndalojë punimet e Kuvendit, rrjedhimisht sipas tij, bllokimin e shtetit apo vazhdimin e punës së Kuvendit dhe rrjedhën e afatit për formim të qeverisë.

Baza juridike sipas Bashës për këtë vendim ka qene Rregullorja e Kuvendit.

Këto arsyetime, kryeparlamentari Basha tha se e njoftoi edhe presidenten Vjosa Osmani, në takimin e sotëm.

Kam qenë para një pozite ose të ndalojë punimet e Kuvendit ose të vazhdojë punimet andaj kam velrësuar ae Kuvendi nuk mund të mbetët jo funksional për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme që Kuvendi të konsdierohet i konstituar. Baza për këtë vendim ka qenë Rregullorja e Kuvendit”, tha ai.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi pasi nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së kanë refuzuar të marrin pjesë.

Aty ishin vetëm kryeparlamentari, Dimal Basha, nënkryetarja nga LVV, Albulena Haxhiu, si dhe në kryetarja nga radhët e komuniteteve jo serbe, Emilja Rexhepi.

Continue Reading

Aktualitet

Pritet zyrtarizimi i vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

Published

on

Më 24 gusht, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa miratoi ankesën e Listës Serbe dhe anuloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 21 gusht, me të cilin ishte refuzuar certifikimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Në bazë të vendimit të PZAP, i cili obligon certifikimin e Listës Serbe, KQZ ka thirrur një mbledhje ku pritet të anulojë vendimin e 23 gushtit dhe të certifikojë këtë subjekt.

PZAP kishte vlerësuar se KQZ nuk ka ofruar bazë të mjaftueshme ligjore për të vërtetuar se kandidatët e kontestuar bien ndesh me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

Vendimi i KQZ-së

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin për të mos certifikuar Listën Serbe, çka la subjektin jashtë procedurave zyrtare për pjesëmarrje. Ky vendim nxiti menjëherë reagime të ashpra nga ndërkombëtarët.

Një ditë pas vendimit të KQZ-së, Lista Serbe bëri të ditur se e ka depozituar ankesën e saj te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian reaguan ashpër, duke shprehur shqetësimin e tyre për këtë vendim.

Madje Kosova pranoi një paralajmërim me tone të prera se çelësi i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian ndërlidhet drejtpërdrejt me karakterin gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale.

“Karakteri gjithëpërfshirës i zgjedhjeve lokale që po afrojnë është kyç për marrëdhënien e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Partitë politike që kanë përmbushur kriteret ligjore duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesit e zgjedhur të marrin detyrat e tyre në mbarë Kosovën, mbi bazën e një procesi të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës – u tha ndër të tjera në reagimin e BE-së.

Pas vendimit të KQZ-së, deputetët e VV-së vunë në shënjestër gjyqtarët e PZAP-së.

Disa prej deputetëve të partisë së Albin Kurtit kanë filluar presionin ndaj këtyre gjyqtarëve, duke i publikuar emrat e tyre.

Kjo nuk ndikoi në vendimin e këtij institucioni, duke hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, nën argumentin e mungesës së bazës së mjaftueshme ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara