Kulturë

​Më 20 shtator mbyllet konkursi për ekspozitën “Çmimi Muslim Mulliqi”

Në mungesë të energjisë elektrike konferenca u mbajt në korridorin e objektit të Galerisë.

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u prezantuan detajet e edicionit të 14-të të Ekspozitës Ndërkombëtare ”Çmimi Muslim Mulliqi”, i cili tashmë është hapur dhe ka mbledhur shumë aplikues.

Në mungesë të energjisë elektrike konferenca u mbajt në korridorin e objektit të Galerisë.

Naim Spahiu, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës tha se është një numër i madh i artistëve që po aplikojnë. Spahiu shtoi se ka qenë i domosdoshëm organizimi i kësaj ekspozite këtë vit, pas pengesave që i ka shkaktuar pandemia.

“Jemi në proces të aplikimeve të artistëve, ku kemi një numër të madh të aplikimive online por edhe punime që i kanë sjellë në galeri. Ato nuk i kemi parë, deri në datën 20 shtator kur do të mbyllet konkursi, që do të thotë në momentin që mbyllet konkursi, mandej kemi kontakt të vazhdueshëm me kuratorë kur do të bëhet edhe përzgjedhja e artistëve që aplikojnë këtu tek ne. Kurse ekspozita planifikohet të jetë në fillimi të dhjetorit mes datave 5,6, 7 ku ne planifikojmë edicionin e 14-të të mbajtjes”, tha ai.

Më tej Spahiu tha se kuratorët do të përzgjedhin artistët vetëm nga lista e ngushtë.

“Po zakonisht aplikimet që bëhen tek ne, është formë e aplikimeve ku dërgohet CV-ja, koncepti, punimet që janë të realizuara, por jo fizike… Nëse ka interesim kuratori i fton artistët nga lista e ngushtë, bisedon me ta dhe thjeshtë e përmbledh një grup të artistëve që kanë me i prezantu punimet”, tha ai.

Ndërkaq kuratori Raimund Stesker nga Dusseldorfi iu bëri ftesë artistëve kosovarë që jetojnë jashtë të aplikojnë. Ndër të tjera ai shtoi se pret që kjo bienale të qëndrojë historikisht në të ardhmen.

“Mendoj se aplikimet janë vetëm për artistë nga Kosova. Pra, nuk mund t’u kërkojmë artistëve ndërkombëtarë të aplikojnë. Ajo që ne mund të bëjmë është që t’u kërkojmë artistëve kosovarë që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë e të cilët nuk kanë aplikuar ende, kjo është ajo që ne mund ta bëjmë. Por nuk mund të kërkojmë nga artistët ndërkombëtarë që të aplikojnë në këtë ekspozitë”, tha ai.

Kujtojmë se thirrja për dorëzimin e aplikimeve do të jetë e hapur deri më 20 shtator të këtij viti, ndërsa edicioni i 14-të do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.

Kulturë

Steve Jobs – një nga figurat më me ndikim në historinë e teknologjisë

Published

on

Steve Jobs ishte një sipërmarrës dhe inovator amerikan, i lindur më 24 shkurt 1955 në San Francisko, SHBA. Ai është më i njohur si bashkëthemelues i kompanisë Apple Inc., e cila sot është një nga kompanitë më të mëdha dhe më me ndikim në botë.

Jobs luajti rol kyç në zhvillimin e produkteve revolucionare si iPhone, iPad, iPod dhe kompjuterët Mac. Qasja e tij ndaj dizajnit dhe thjeshtësisë ndryshoi mënyrën si njerëzit përdorin teknologjinë në jetën e përditshme.

Në vitin 1985, ai u largua nga Apple, por më vonë u rikthye në vitin 1997 dhe e ringriti kompaninë nga vështirësitë financiare, duke e shndërruar në një nga markat më të fuqishme në botë.

Steve Jobs ndërroi jetë më 5 tetor 2011, por trashëgimia e tij vazhdon të ketë ndikim të madh në teknologji, dizajn dhe inovacion.

Ai shpesh kujtohet për vizionin e tij: të krijonte produkte që nuk janë vetëm funksionale, por edhe të thjeshta dhe të bukura për përdorim.

Continue Reading

Kulturë

Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit

Published

on

Më 21 prill shënohet Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit, një ditë që i kushtohet fuqisë së ideve të reja dhe mënyrave të ndryshme të mendimit. Kjo ditë synon të theksojë rëndësinë e kreativitetit në zhvillimin e shoqërisë, ekonomisë dhe kulturës.

Kreativiteti nuk kufizohet vetëm në art apo muzikë, por shtrihet në çdo fushë të jetës, nga teknologjia deri te zgjidhja e problemeve të përditshme. Inovacioni, nga ana tjetër, e kthen një ide në diçka konkrete që sjell ndryshim dhe përmirësim.

Në një botë që ndryshon vazhdimisht, këto dy elemente janë bërë thelbësore, sidomos për të rinjtë. Ata janë shpesh burimi i ideve të reja dhe energjisë që sjell zhvillim në shoqëri. Përmes edukimit, bashkëpunimit dhe guximit për të menduar ndryshe, krijohen mundësi të reja për të ardhmen.

Kjo ditë shërben si kujtesë që çdo ide, sado e vogël, mund të shndërrohet në diçka me ndikim të madh nëse i jepet hapësirë dhe mbështetje.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës në përgatitje intensive për premierën “Bletë”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës pritet të vijë së shpejti me premierën e parë për vitin 2026, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në kalendarin kulturor të vendit.

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës po zhvillon me intensitet provat për projektin më të ri skenik, të titulluar “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë artistike nga Lela Di Costanzo. Ky produksion i ri synon të sjellë një qasje bashkëkohore në interpretimin skenik, duke ndërthurur lëvizjen, muzikën dhe konceptin vizual në një tërësi unike artistike. Aktualisht, ansambli ndodhet në javën e tretë të provave intensive, ku përveç punës koreografike, po i kushtohet rëndësi edhe detajeve të interpretimit dhe harmonizimit të trupës në skenë. Sipas ekipit realizues, procesi ka avancuar me ritëm të kënaqshëm dhe shfaqja tashmë po merr formën e saj përfundimtare.

Premiera e shfaqjes “Bletë” është paraparë të mbahet më 29 prill 2026, ndërsa publiku pritet të përjetojë një produksion që reflekton energji, disiplinë dhe kreativitet bashkëkohor në skenën e baletit kosovar.

Continue Reading

Kulturë

”Mes Realiteteve”: Diskutim mbi artin dhe video-lojërat në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Më 23 prill, duke filluar nga ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa, do të mbahet diskutimi “Mes Realiteteve / Between Realities”, një bisedë që ndërthur artin bashkëkohor me botën e dizajnit dhe zhvillimit të lojërave.

Në këtë diskutim, artistja Laureta Hajrullahu, së bashku me zhvilluesit e lojërave Lekë Sahatqija dhe Petrit Hoxha, do të trajtojnë video-lojërat si medium artistik, rolin e tyre në hapësirat muzeale dhe galeri, si dhe ndërveprimin mes realitetit fizik dhe atij digjital.

 

Continue Reading

Të kërkuara