Aktualitet

​Mbi 1 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Published

on

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 676 raste aktive me COVID-19. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) u raportua për një vdekje dhe 30 raste të reja pozitive me koronavirus.

Megjithëkëtë institucionet shëndetësore por edhe shtetërore po bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID-19. Me ç’rast deri më tani janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, 588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkohë që në fuqi janë masat antiCOVID-19, kjo përshkak që në javën e fundit të muajit gusht është rritur numri i rasteve të vdekjeve por edhe i rasteve pozitive me COVID-19.

Për të cilat masa të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pati një takimin virtual me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë (MSh), Dafina Gexha dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Elbert Krasniqi.

Në këtë takim AKK ka kërkuar largimin e orës policore, largimin e masës për bartje të maskës kur personi është i vetëm dhe lejimin e grumbullimit deri në 50 persona në ambiente të jashtme.

Bota

Kina do të rifillojë importet e produkteve të detit nga Japonia

Published

on

By

Kina ka rënë dakord të fillojë procedurat për të rifilluar importet e produkteve të detit nga Japonia, tha një zyrtar japonez të premten, sipas raporteve të mediave lokale.

Të dy vendet kanë rënë dakord për ‘kërkesat teknike për rifillimin e eksporteve të produkteve të detit’ drejt Kinës“, citoi Agjencia e Lajmeve Kyodo Sekretarin e Përgjithshëm të Kabinetit, Yoshimasa Hayashi.

Sipas saj, pritet që Kina të lëshojë gjithashtu një njoftim për lehtësimin e ndalimit të përgjithshëm, i cili është në fuqi që nga viti 2023.

Kina vendosi një ndalim të plotë të importeve të produkteve të detit nga Japonia menjëherë pasi filloi lëshimi i ujit radioaktiv të trajtuar nga centrali bërthamor i dëmtuar në Fukushima, në gusht të vitit 2023.

Ndalimi u vendos për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të parandaluar ndotjen e mundshme, shkruan Anadolu.

Në shtatorin e kaluar, Kina ra dakord të rifillojë importet e produkteve të detit nga Japonia me kusht që vende të treta, përfshirë edhe vetë Kinën, të marrin pjesë në monitorimin e shkarkimit të ujit të trajtuar radioaktiv nga centrali i Fukushima-s në det./kosovapress

Continue Reading

Bota

SHBA: Izraeli mbështet planin tonë për armëpushim në Gaza

Published

on

By

Izraeli ka pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm në konfliktin e Gazës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së Donald Trump, Karoline Leavitt, tha se bisedimet me të gjitha palët janë duke vazhduar dhe se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një armëpushim dhe kthimin e të gjithë pengjeve nga Gaza.

Ajo theksoi se nëse arrihet një marrëveshje, Shtëpia e Bardhë do ta njoftojë atë, por nuk dha asnjë detaj në lidhje me propozimin aktual të armëpushimit.

Grupi ekstremist palestinez Hamas konfirmoi se ka marrë një propozim të ri për armëpushim të hartuar nga i Dërguari Special i SHBA-së, Steve Witkoff, nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

Në një deklaratë për shtyp, Hamasi tha se po e studion propozimin me përgjegjësi dhe se çdo përgjigje do të bazohet në interesat e popullit palestinez, me fokus në lehtësimin e vuajtjeve humanitare në Rripin e Gazës dhe arritjen e një armëpushimi të përhershëm.

Propozimi i ri nga Witkoff përshkruan një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës që përfshin lirimin e 10 pengjeve në dy grupe brenda një jave, sipas mediave izraelite.

Hamasi do të duhet të dorëzojë trupat e 18 të rrëmbyerve që mbahen ende në Gaza, ndërsa trupat e 180 palestinezëve do të kthehen gjithashtu.

Izraeli gjithashtu do të lirojë 125 palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1 111 banorë të Gazës që janë mbajtur në burgjet izraelite që nga sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Armëpushimi dymujor do të lehtësojë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit pothuajse 20-mujor./atsh

Continue Reading

Bota

Macron: Franca do ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse bllokimi i ndihmave vijon

Published

on

By

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit nëse ky i fundit vazhdon të bllokojë ndihmën humanitare për Gazën, gjë që po “krijon një situatë të paqëndrueshme në terren”.

Nëse nuk ka një përgjigje që i përgjigjet situatës humanitare në orët dhe ditët në vijim, padyshim që do të na duhet të ashpërsojmë qëndrimin tonë kolektiv”, tha Macron, duke shtuar se Franca mund të shqyrtojë zbatimin e sanksioneve kundër kolonëve izraelitë.

Por unë ende shpresoj që qeveria e Izraelit do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se më në fund do të kemi një përgjigje humanitare”,-shtoi presidenti francez.

Continue Reading

Bota

UNRWA: Ndihma për 200,000 njerëz presin në depot tona në Gaza

Published

on

By

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë në X se në Aman, tre orë larg me makinë nga Gaza, “kemi furnizime të mjaftueshme për të mbështetur mbi 200,000 njerëz për një muaj të tërë”.

UNRWA kërkon që të hiqet bllokada izraelite ndaj shpërndarjes të këtyre ndihmave.

Mielli, pakot ushqimore, pakot higjienike, batanijet dhe furnizimet mjekësore janë gati për t’u shpërndarë”, shtoi agjencia, duke kërkuar përsëri lejimin e pakufizuar të ndihmës në Gaza, e cila ka qenë nën një bllokadë izraelite që nga marsi.

Continue Reading

Të kërkuara