Aktualitet

​Mbështetja e BE-së për refugjatët ukrainas në Bullgari është rreth 100 milionë euro

Financimi u nda në kuadër të Veprimit të Kohezionit për Refugjatët në Evropë (CARE).

Publikuar

Komisioni Evropian miratoi së fundmi dhënien e 37.4 milionë eurove për Bullgarinë si një vend anëtar i BE-së që pranon një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, tha të hënën Përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje në një deklaratë për shtyp.

Financimi u nda në kuadër të Veprimit të Kohezionit për Refugjatët në Evropë (CARE), një instrument që u mundëson shteteve anëtare dhe rajoneve të ofrojnë mbështetje urgjente për njerëzit që ikin nga pushtimi rus duke futur fleksibilitet në rregullat e politikës së kohezionit për periudhën 2014-2020, në mënyrë që të rishpërndahen financat në dispozicion për këtë qëllim.

Burimet financiare për Bullgarinë erdhën në kuadër të Programit Operativ Mjedisi (15.6 milionë euro) dhe Programit Operacional Qeverisja e Mirë (21.8 milionë euro), nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal (13.3 milionë) dhe Fondi Social Evropian (18.5 milionë), 5.6 milionë janë siguruar në bashkëfinancim kombëtar.

37 milionë euro të tjera pritet të miratohen në javët në vijim nën Programin Operativ për Inovacionin dhe Konkurrueshmërinë.

Financimi CARE do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve për nevojat e refugjatëve ukrainas për strehim dhe ushqim.

Kjo ndarje plotëson 26 milionë euro të miratuara në verën e vitit 2022 në kuadër të Ndihmës së Rimëkëmbjes për Kohezionin dhe Territoret e Evropës (REACT EU) për integrimin e refugjatëve në tregun e punës dhe sigurimin e ushqimit dhe ndihmës materiale bazë./BTA

Bota

Macron përjashton dorëheqjen pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve

Publikuar

nga

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme në Francë. Në një intervistë për gazetën “Le Figaro”, ai shpjegoi se vendimi për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhjet e reja u ndikua nga tensionet në parlament dhe mungesa e bashkëpunimit nga opozita. Ky vendim u përforcua nga fitorja e së djathtës ekstreme “Rigrupimi Kombëtar” në Parlamentin Evropian.

Macron tha se shpërndarja e parlamentit ishte e nevojshme dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për të ndalur radikalizmin që rrezikon vendin. Ai shprehu besimin se institucionet dhe roli i presidentit mbeten të qarta, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, që do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Ndërkohë, lideri i “Republikanëve”, Eric Ciotti, ka shprehur mbështetjen për një aleancë të mundshme me “Rigrupimin Kombëtar” të Marine Le Pen, duke theksuar nevojën për të ndërtuar aleanca për të shmangur rreziqet për vendin. Ky qëndrim ka shkaktuar përçarje brenda partisë, me disa figura të njohura që shprehen kundër këtij bashkëpunimi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Hezbollahu lëshon dhjetëra raketa në veri të Izraelit

Publikuar

nga

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte regjistruar rreth 50 raketa të lëshuara nga Libani. Nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, bëhet e ditur në njoftim. Në një deklaratë të martën, Hezbollahu tha se “në përgjigje të një sulmi izraelit gjatë natës në Hermal, Libani lindor, luftëtarët granatuan selinë e regjimentit të artilerisë dhe brigadës së blinduar të Divizionit 210 Golan në kazermat Yardun me dhjetëra raketa ”Katiusha”.

”Sulmi izraelit në një zonë në kufirin me Sirinë la pesë persona të vdekur”, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Një burim libanez i sigurisë tha se dy komandantë të Hezbollahut ishin mes viktimave. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës tetë muaj më parë, përplasjet ushtarake midis ushtrisë izraelite dhe milicive të Hezbollahut dhe grupeve të tjera kanë ndodhur çdo ditë në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit. Ka pasur të vdekur nga të dyja palët. Bombardimet e ndërsjella shkaktuan shkatërrime të rënda në qytetet në të dy anët e kufirit. Rreth 150 000 njerëz janë evakuuar ose janë larguar nga zona e luftimeve.

Kohët e fundit situata është përkeqësuar më tej dhe ka frikë për një konflikt më të gjerë ushtarak në rajon nëse konflikti Izrael-Hamas vazhdon./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin

Publikuar

nga

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes dy Koreve, ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin. Ushtarët koreano jugorë kanë qëlluar në ajër për të paralajmëruar disa trupa koreano verior që kaluan kufirin mes dy vendeve. Incidenti ndodhi në zonën e demilitarizuar në një kohë që tensionet mes dy Koreve vijojnë të përshkallëzohen.

Raportohet se një grup ushtarësh koreano verior me mjete fushore hynë në territorin koreano jugor, mesa duket gabimisht. Ata u tërhoqën menjëherë pasi koreano jugoret qëlluan për ti paralajmëruar. Gjatë javëve të fundit, veriu ka lëshuar qindra balona të mbushura me mbeturina drejt qytezave kufitare të jugut.

Seuli u kundërpërgjigj duke transmetuar muzikë pop dhe propagandë me megafonë. Aktivistë koreano jugore gjithashtu lëshuan balona me material propagandistike drejt veriut.  Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit koreano verior Kim Kong Un, ndërkohë ka kërcënuar jugun me kundërveprime të reja nëse vijonte këto veprime.

Vitin e shkuar, Kim Jong Un i dha fund të gjitha përpjekjeve për një bashkim të paqtë me jugun, duke akuzuar Seulin për akte armiqësore ndaj veriut. Që atëherë, veriu çmontoi një monument që simbolizonte bashkimin në penian dhe I dha fund të gjitha komunikimeve me jugun.

Në fillim të këtij muaji, Korea e Jugut anuloi të gjitha bashkëveprimet e mbetura nën marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në 2018-ën me veriut, çka I hapi rrugë rifillimit të stërvitjeve dhe aktivitete propagandistike.  Ndërkohë, gjatë muajve të fundit, Seuli ka gjurmuar ushtarë koreano veriorë që instalonin mina përgjatë kufirit dhe shkëpusnin lidhjet hekurudhore me jugun./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Rrëzohet avioni, humbin jetën 10 persona, mes tyre edhe zv.presidenti i Malavisë

Publikuar

nga

Zëvendëspresidenti i Malavisë, Saulos Chilima, ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni, së bashku me nëntë pasagjerë të tjerë. Lajmi u komunikua nga presidenti i vendit, Lazarus Chakwera.

Avioni u zhduk pasi nuk u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, rreth 380 km (240 milje) në veri të kryeqytetit Lilongwe. Presidenti bëri me dije se mbetjet e avionit janë gjetur, ndërsa ka shprehur tronditjen për tragjedinë e rëndë.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit që kam urdhëruar për të gjetur avionin e zhdukur që mbante zëvendëspresidentin tonë dhe nëntë të tjerë ka përfunduar. Avioni është gjetur. Dhe jam thellësisht i pikëlluar dhe keq t’ju informoj se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme”, tha Chakwera.

51-vjeçari Chilima, ishte rrugës për të përfaqësuar qeverinë në varrimin e ish-ministrit të qeverisë Ralph Kasambara, i cili vdiq katër ditë më parë.

Ish-Zonja e Parë Shanil Dzimbiri ishte gjithashtu në avion, i cili u nis nga kryeqyteti, Lilongwe, mëngjesin e së hënës.

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara