Lajmet

​MAShTI thotë se të shtunën mbahet mësimi

MAShTI i kundërpërgjigjet SBAShK-ut.

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se këtë të shtunë do të mbahet mësim për nxënësit e klasave 1-8.

“Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive MAShTI e ka rishikuar kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 dhe i ka njoftuar me kohë të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit në lidhje me këto ndryshime. Bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, ju informojmë se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Sipas MAShTI-t, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit është qëllimkeq dhe tendencioz. Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.

Ndërsa nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë thënë se nuk do të ketë mësim këtë të shtunë.

Lajmet

​Vdes ish-futbollisti belg Boeck

Published

on

Glen De Boeck, ish-mbrojtësi i njohur belg dhe kapiten i Anderlechtit, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një hemorragji të rëndë në tru që e la në koma për tre ditë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

De Boeck u rrëzua në shtëpinë e tij të premten dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Antwerpit, ku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët.

Ai lë pas dy vajzat e tij, Bo dhe Caro.

Karriera e De Boeck filloi te FC Boom, për të vazhduar te KV Mechelen dhe më pas te Anderlecht, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi tre tituj të kampionatit. Ai u vlerësua si një nga mbrojtësit më të fortë belgë të brezit të tij dhe luajti 36 ndeshje me ekipin kombëtar të Belgjikës.

Lëndimet e rënda në gju e detyruan të tërhiqej nga futbolli në vitin 2005.

Pas pensionimit, ai u angazhua si trajner, duke punuar në disa klube belgë dhe holandeze. Vdekja e tij vjen pas një viti të vështirë për familjen, pasi edhe babai i tij ndërroi jetë më herët gjatë 2025-ës. Futbolli belg ka humbur një prej figurave të tij më të respektuara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

Published

on

Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është emëruar zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Vendimi unanim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në punën e komisionit “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

Pikërisht mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Published

on

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, dhe mbrojtësi Amir Rrahmani e vlerësoi këtë sukses pas ndeshjes.

“Çdo fitore është gjithmonë e rëndësishme. Nuk kemi qenë kurrë në telashe. Ata që luajnë tani po luajnë mirë. Sot luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer që lufton për gjysmën e sipërme të tabelës, kështu që fitorja është edhe më e rëndësishme,” tha Rrahmani.

Ai theksoi se tani vëmendja është te sfida e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Tani duhet ta shijojmë këtë fitore, sepse luftuam, por e merituam. Pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, po luajmë jashtë fushe dhe kjo është gjithmonë e vështirë.”, tha ai.

Rrahmani nuk la pa përmendur edhe trajnerin Luciano Spalletti.

“Nuk jemi takuar, por ai është ende një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Të gjithë e dimë se është një njeri i shkëlqyer.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Osmani pret në takim homologun hungarez

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të hënën në takim presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes dhe në fillim të takimit. Ndërkaq nuk është paraparë as konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Ky është takimi i dytë mes Osmanit dhe Sulyok. E para e vendit gjatë muajit qershor të këtij viti është pritur në takim zyrtar nga presidenti hungarez në Budapest.

Continue Reading

Të kërkuara