Sport

​Manchester United me dy fitoret më të thella në histori të Premier Ligës

Published

on

“Djajtë e Kuq” mbrëmë regjistruan fitoren e tyre të dytë më të thellë në histori të Premier Ligës, duke mposhtur skuadrën e Southampton-it në “Old Trafford” me rezultat 9:0.

Southampton e nisi ndeshjen në mënyrë jo të mirë, ku në minutën e dytë u ndëshkua me karton të kuq Jankewitz, duke mbetur me vetëm 10 lojtarë në fushë.

United arriti të zhbllokojë rezultatin përmes mbrojtësit Wan-Bissaka në minutën 18. Goli i tij ndryshoi rrjedhën e lojës, ku në pjesën e parë pas 39 minutave lojë, rezultati ishte 4:0.

Edhe pjesa e dytë ishte jo e mirë për Southampton-in pasi “Djajtë e Kuq” vazhduan ta thellojnë rezultatin, duke shënuar edhe pesë gola të tjerë në portën e McCarthyt.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 9:0, ku Manchester United arkëtoi tri pikë të plota, duke u barazuar me pikë rivalin e qytetit Manchester City.

Në të njëjtën kohë, ky rezultat ishte i dyti më i thellë nga skuadra e United në histori të Premier Ligës.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura rezultatet më të thella në histori të Premier Ligës, ku në dy prej tyre përfshihet skuadra e Southampton dhe ajo e Manchester United.

Manchester United – Ipswich Town 9:0 – 4 mars 1995

Southampton – Leicester 0:9 – 25 tetor 2019

Manchester United – Southampton 9:0 – 2 shkurt 2021

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara