Sport

​Manchester City-Wolverhampton, formacionet e mundshme

Published

on

Manchester City do të kërkojë të ikë 15 pikë larg nga vendi i dytë, pasi sot presin në shtëpi skuadrën e Wolverhampton.

Manchester City pas 26-të ndeshjeve kryeson tabelën me 62 pikë, ku ka regjistruar 19-të fitore, pesë barazime dhe vetëm dy humbje.

Në anën tjetër, skuadra e Wolves pas 26-të xhirosh ka nëntë fitore, shtatë barazime dhe dhjetë humbje, duke u pozicionuar në vendin e dymbëdhjetë, me gjithsej 34 pikë.

“Qytetasit”, që kanë fituar në 20-të ndeshjet e fundit radhazi, do të rikthehen nga fitorja 2:1 kundër West Ham United. Kurse, Wolves do të hynë në këtë ndeshje nga barazimi me Newcastle 1:1.

Mungesa e vetme te skuadra e Guardiolas është mbrojtësi Nathan Ake. Ndërsa, te Wolverhampton do të mungojnë Fernando Marcal, Willy Boly, Raul Jimenez dhe Daniel Podence.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo, Sterling, Foden

Wolverhampton (3-4-3): Patricio; Dendoncker, Coady, Saiss; Semedo, Neves, Moutinho, Jonny; Traore, Willian Jose, Neto

21:00 Manchester City (1) – Wolverhampton (12) (Stadiumi Etihad)

Sport

Titullar në dy ndeshjet e fundit, Broja përfundon në tribunë për takimin kundër Chelseat

Published

on

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se ka fituar besimin e trajnerit David Moyes te Everton, pasi ka qenë titullar në dy sfidat e fundit në kampionat me Nottingham dhe Manchester City.

Gjithsesi, 23-vjeçari shqiptar nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Chelsean këtë të shtunë, kjo për shkak të një rregulli që është në futbollin anglez.

Sulmuesi shqiptar nuk do të mund të aktivizohet kundër klubit që ka në pronësi kartonin e tij dhe për këtë arsye, do të jetë i detyruar që sfidën kundër Chelseat ta ndjekë nga tribuna.

E ardhmja e Brojës mbetet ende e turbullt, me klubin londinez që e ka nxjerrë në shitje këtë verë, ndërsa Everton nuk është bindur ende plotësisht nëse do të blejë kartonin e shqiptarit.

 

Continue Reading

Sport

Tragjedi në pistën e skive, vdes në moshën 18-vjeçare ylli i ri francez Margot Simond

Published

on

Një tjetër tragjedi ka goditur botën e skive, pas asaj të Matilde Lorenzi. Vdes gjatë një stërvitjeje ne Val d”lsere ylli i ri francez i skive, Margot Simond. Ajo po përgatitej të merrte pjesë ne eventin “Red Bull Alpine Park”.

18-vjecarja ra gjatë aktivitetit dhe ndërhyrja e shpejtë e ndihmës nuk arriti ta shpëtojë, përplasja ishte fatale.

Prokuroria e Alberville ka hapur një hetim për aksidentin.

Margot Simond, e lindur në Aillons Margériaz, në rajonin e Savojës dhe pjesë e klubit të skive “Ski Club Les Saisies”, ishte një nga talentet më të mëdha të skive franceze.

Kampione kombëtare në kategorinë nën 18 vjeç, këtë vit kishte debutuar në Kupën e Europës dhe kishte marrë pjesë në Kampionatin Botëror për të rinj në Tarvisio.

Continue Reading

Sport

Nga sfidat e një atleti e deri tek problemi shëndetësor që pati, intervistë ekskluzive me Tirron Mamusha

Published

on

n’Ritëm ka zhvilluar intervistë me atletin nga Gjakova, Tirron Mamusha me të cilin diskutuam për garat e fundit, sfidat por dhe sukseset e profesionit të tij.

Ai më tutje ndau me dëgjuesit e Campus Radio momente nga jeta private duke zbuluar se pati një lëndim dhe kaloi rreth 6 muaj të vështirë e madje nuk pati shpresë se do i’a arrijë që të vrapojë përsëri.

Duke qenë një ndër atletët që premton shumë, Tirroni pohon faktin se motivohet nga njerëzit që e rrethojnë dhe se kur ndodhet në garë ajo që e mendon është vetëm të jetë në Top 3.

Campus Radio-n mund ta dëgjoni në 100.7FM dhe në platformë online:

TUNE IN: https://www.ubt-uni.net/sq/media-dhe-evente/ubt-radio-kampusi/

/UBT News/

Continue Reading

Sport

​Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsall

Published

on

By

Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të vërtetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku FC Prishtina 01 doli fituese ndaj FC Vjosa me rezultat 5:4, pas vazhdimeve. Në një atmosferë elektrizuese në një palestër po thuajse të stërmbushur me tifozë, të dyja skuadrat ofruan një prej ndeshjeve më emocionuese të këtij edicioni.

Pjesa e parë përfundoi në barazim, 2:2. Për Prishtinën 01 dy herë realizoi Drilon Maxharraj, ndërsa për Vjosën shënuan Jetmir Gashi dhe Jesus Rivas.

Në pjesën e dytë, Halim Selmanaj dhe Ramadan Alaj i dhanë epërsinë Prishtinës me rezultat 4:2, por Vjosa reagoi fuqishëm. Fillimisht, Jesus Vidal ngushtoi rezultatin në 4:3, ndërsa në sekondat e fundit një autogol i Melos Kelmendit barazoi gjithçka në 4:4, duke çuar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdimet dy herë nga 5 minuta, Fitim Krasniqi shënoi golin vendimtar për 5:4, duke i siguruar FC Prishtina 01 trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës në futsall. Ky është trofeu i katërt për këtë skuadër në këtë garë dhe i treti radhazi.

Spektakli i mbrëmjes u zbeh kur kishin mbetur 25 sekonda deri në fund të vazhdimeve, kur skuadra e Vjosës refuzoi ta vazhdojë lojën në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të gjyqtarëve. Kjo shkaktoi reagime edhe nga tifozët e shumtë të Vjosës, të cilët hodhën gjësende në parket. Gjyqtarët pritën për pesë minuta rikthimin e ekipit në fushë, por kjo nuk ndodhi, dhe më pas dhanë shenjë për përfundimin e ndeshjes.

 

Continue Reading

Të kërkuara