Lajmet

​Linja e Jetës shkurton orarin e punës, shkak aryset financiare

Kjo sipas një komunikate për media.

Published

on

Qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës” ka bërë të ditur se nga sot do të shkurtojë përkohësisht orarin e punës.

Në një komunikatë për media, thuhet se arsyeja e këtij vendimi janë vështirësitë financiare.

“Ju njoftojmë se nga dita e hënë (8 gusht), Linja e Jetës do te shkurtojë orarin e punës përkohësisht. Orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00. Ky shkurtim i orarit ka qenë i detyruar për shkak të mungesës së fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve”, thuhet në komunikatë.

Nga Linja e Jetës thonë se mbeten të angazhuar që ky ndryshim të jetë sa më afatshkurtër në mënyrë që qendra e thirrjeve të jetë e disponueshme dhe e qasshme për personat që kanë nevojë në çfarëdo kohe.

Qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës” ka apeluar për ndihmë financiare, duke i vendosur edhe të dhënat bankare si në vijim:

Emri i llogarisë: QIPS

Banka: NLB Sh.A

Xhirollogaria: 1708001600103522

IBAN: XK05 1708 0016 0010 3522

Adresa: Rr. George Bush, nn, 10000, Prishtina, Kosovë

Aktualitet

IKD: Gjykata Kushtetuese mund të vendos për masën e sigurisë para 26 korrikut

Published

on

Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendim për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani lidhur me masën e sigurisë para datës 26 korrik, afat ky i përcaktuar nga Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, duke e cilësuar iniciativën e presidentes si një mundësi për zgjidhjen e krizës politike.

“Presidentja ka kërkuar masë të sigurisë në 30- ditëshin, e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, kjo është diçka e re dhe nuk është që ka ndodhur ndonjëherë më herët. Por që duam të besojmë që qëllimi është i mirë dhe qëllim ka qenë që në njëfarë mënyre të ndalet kjo krizë politike, krizë që e ka kapluar Kuvendin e Kosovës”, tha Miftaraj.

Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese e trajton kërkesën si të pranueshme, ajo mund të vendosë shumë shpejt.

“Nëse Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën si të pranueshme, atëherë për masë të sigurisë do të thotë mund që të marrë vendimin shumë shpejt, sepse nuk lëshohet në bazë të meritave, por merr një vendim përmes të cilit Gjykata Kushtetuese e konsideron se një veprim i tillë është i rëndësishëm për të ndalur, si të themi, dëmin që mund të jetë pastaj i parikuperueshëm nëse i njëjti nuk ndërmerret”, u shpreh ai.

Miftaraj theksoi se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme për shkak se vendimi i mëhershëm i Gjykatës Kushtetuese ka caktuar 30 ditë për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve, por pa përcaktuar qartë se çfarë ndodh nëse kjo nuk ndodh brenda afatit.

Ai shpjegoi se pika e parë ka të bëjë me nocionin e konfliktit të kompetencave ndërinstitucionale.

“Me vetë faktin që Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar, nuk mund edhe të ushtrojë kompetencat fare, do të thotë veprime në mënyrë pasive kur një institucion nuk i ushtron kompetencat te institucionet e tjera, te presidenca. Këtu kemi rastin kur Kuvendi nuk është i konstituuar dhe në njëfarë mënyre nuk mund të veprojë në asnjë rrethanë për të bërë konflikt të kompetencave me presidenten”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket trajtimit të plotë të kërkesës në bazë të meritës, ai tha se Gjykatës Kushtetuese mund t’i duhen një ose dy muaj për të marrë vendim, duke pasur parasysh se presidentja ka paraqitur një kërkesë në shtatë pika.

“Kjo nënkupton që Gjykata Kushtetuese, përveç që do ta trajtojë aspektin profesional, mund të bëjë kërkesa edhe te Gjykatat Kushtetuese si ‘motra’ me të cilat ka bashkëpunim, t’i bëjë një analizë të duhur në mënyrë që të marrë një vendim i cili i sqaron disa paqartësi, të cilat po interpretohen ndryshe nga Vetëvendosje, ndryshe nga partitë opozitare”, tha ai.

Miftaraj tha se është sfiduese të parashikohet se çfarë do të ndërmarrë Gjykata Kushtetuese, por theksoi se kjo situatë ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe interesat strategjike të Kosovës.

 

Continue Reading

Aktualitet

Sulmi terrorist në Banjskë, sot mbahet seanca e radhës

Published

on

Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq me fillim nga ora 09:30.

Të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Ndërsa dëshmitari Rade Nedelkoviq, i cili ishte roje në hotelin “Rajnska Banjska”, gjatë dëshmisë së tij  ka treguar se si katër persona e kishin sjellë ditën kritike një të plagosur në hotel. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë akomoduar në hotelin ku ai ka punuar.

Të martën ka dëshmuar edhe dëshmitari Halim Behramaj i cili ka thënë se punon polic hetues në njësinë e trafikut në Mitrovicë.

“Rreth orës 2 përmes radiolidhjes një njësi kufitare ka njoftuar se në Banjskë është vendosur një barrikadë. Dy njësi kanë vazhduar menjëherë në atë drejtim, pas 2 minutave unë me kolegun Avni Shala, kemi vazhduar prapa tyre, nëse kanë nevojë për asistim. 500-600 metra pa shku në fshatin Banjskë, jemi taku me ta dhe vazhduam në drejtim të Banjskës. Kanë qenë tri vetura policore dhe pasi kemi arritur në fshatin Banjskë, ne kemi qenë 30 metra larg barrikadës(vetura jonë e treta). Jemi dalë prej veturës, policët që kanë qenë në veturën e parë kanë arritur te barrikada”, ka thënë ai.

Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Konfiskohen 10 motoçikleta në kryeqytet

Published

on

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se ka konfiskuar 10 motoçikleta me arsye për mungesë të dokumentacionit, skadim i regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.

Gjithashtu, janë shqiptuar rreth 15 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe zbatimit të rregullave të komunikacionit në kuadër të planit Siguria në trafik.

Continue Reading

Aktualitet

​Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në nivel vendi do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Gjatë ditës temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 14 dhe 19 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës nga 34 deri në 38 gradë Celcius.

Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona të caktuara.

Do të fryjë erë nga verilindja, njofton IHK.

Continue Reading

Të kërkuara