Sport

​Liga e Evropës rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje

Published

on

Pas dy ditëve me ndeshje në Ligën e Kampionëve, tani radhën ka Liga e Evropës, ku rikthehet sot me një program përplot ndeshje interesante, në kuadër të raundit të 1/32-ës.

Dy përballjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Real Sociedad e Manchester United dhe Benfica e Arsenal.

Pas diskualifikimit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Manchester United do të shikojë që të arrijë sukses në Ligën e Evropës, pasi e hapin këtë garë kundër spanjollëve të Real Sociedad-it.

Në anën tjetër, Arsenal është mysafir i skuadrës portugeze Benfica, por ndeshja do të zhvillohet në stadium neutral, në “Stadio Olimpico” të Italisë, për shkak të protokollit kundër pandemisë Covid-19.

Programi i plotë i ndeshjeve në Ligën e Evropës vijon si më poshtë:

16:00 Dynamo Kyiv – Club Brugge KV (Stadiumi NSC Olympiyskiy)

18:55 Braga – AS Roma (Stadiumi Braga Municipal)

18:55 FK Crvena Zvezda – AC Milan (Stadiumi Rajko Mitic)

18:55 Krasnodar – Dinamo Zagreb (Stadiumi i Krasnodarit)

18:55 Olympiacos Piraeus – PSV (Stadiumi Karaiskaki)

18:55 Real Sociedad – Manchester United (Stadiumi neutral, Allianz)

18:55 Slavia Prague – Leicester City (Stadiumi Sinobo)

18:55 Wolfsberger AC – Tottenham (Stadiumi neutral, Puskás Aréna)

18:55 Young Boys – Bayer Leverkusen (Stadiumi Wankdorf)

21:00 Antwerp – Rangers (Stadiumi Bosuilstadion)

21:00 Benfica – Arsenal (Stadiumi neutral, Stadio Olimpico)

21:00 Granada CF – Napoli (Stadiumi Nuevo de Los Carmenes)

21:00 Lille – Ajax (Stadiumi Stade Pierre Mauroy)

21:00 Maccabi Tel Aviv – Shakhtar Donetsk (Stadiumi Bloomfield)

21:00 Molde – Hoffenheim (Stadiumi Estadio de la Ceramica)

21:00 RB Salzburg – Villarreal (Stadiumi Red Bull Arena)

Sport

Komiteti i Medias së UEFA-s mblidhet në Tiranë, Presidenti Duka: Ndihemi të nderuar

Published

on

By

Federata e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premteje mbledhjen e radhës së Komitetit të Medias së UEFA-s. Një mbledhje e organizuar si asnjëherë më parë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e kryetarit të këtij Komiteti, Armand Duka. Ky komision përbëhet nga përfaqësues të federatave europiane dhe zyrtarët të UEFA-s.

Përpara se të deklaronte të hapura punimet e mbledhjes, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit në këtë seancë.

Presidenti Duka u shpreh se ndihet i nderuar që Federata mirëpret në Tiranë një mbledhje të Komitetit të Medias, ndërsa nënvizoi edhe zhvillimet që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit në infrastrukturë, në zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimet në aspekte teknike e strategjike të lojës.

Fjala e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

Anëtarë të nderuar të Komitetit të Mediave të UEFA-s dhe kolegë të dashur!

Në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Jam vërtet i nderuar që po e mirëpres Komitetin e Medias të UEFA-s këtu për herë të parë dhe për mbledhjen time të dytë si Kryetar. Jemi të gëzuar t’ju mirëpresim në Shqipëri, një vend ku futbolli është më shumë se një sport – është një pasion dhe një burim krenarie kombëtare.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së futbollit, zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimin në aspekte teknike dhe strategjike të lojës. Jemi krenarë të ndajmë me ju progresin që kemi arritur ndërsa jemi në përputhje me vlerat dhe objektivat e UEFA-s.

Komiteti i Medias i UEFA-s dhe të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës sesi bota përjeton dhe angazhohet me futbollin. Puna jonë siguron që vlerat dhe historitë e futbollit të arrijnë te tifozët nga çdo cep i Europës.

Sot do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të ndryshme në lidhje me planet e medias dhe komunikimit, një rishikim të EURO 2024, një shikim mbi planet për EURO 2025 për vajza dhe tema të tjera shumë interesante. Jam i sigurt se do të kemi një diskutim frytdhënës.

Edhe një herë tjetër, në emër të UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, mire se erdhët në Tiranë dhe le të zhvillojmë një mbledhje të shkëlqyer”.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias së UEFA-s u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me promovimin e futbollit në nivel Europian.

Continue Reading

Sport

Feronikeli 74 tërheq vendimin, vazhdon garat në Superligë

Published

on

By

Drejtuesit e klubit të futbollit Feronikeli 74 kanë tërhequr vendimin për t’u larguar nga garat duke bërë të ditur kështu se do t’i vazhdojnë ato për të mos e lejuar shuarjen e klubit, por edhe duke shpresuar në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Drenasi ankohet për ndarje jo të duhur të drejtësisë nga gjyqtarët në ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Në një konferencë për media, presidenti i klubit Erlind Krasniqi tha sot se pas një takimi të kryesisë së klubi dhe donatorëve, u vendos të vazhdohet me pjesëmarrje në të gjitha garat.

Ai i ka bërë thirrje FFK-së të reagojë përkitazi kësaj situate dhe të mos e lejojë dëmtimin e Feronikelit 74.

Ndërsa, në tribunat e stadiumit “Rexhep Rexhepi” kishte tifozë që protestonin kundër Federatës dhe kryetarit të saj Agim Ademi./UBTnews/

Continue Reading

Sport

Manchester United emëron portugezin si trajner të ri

Published

on

By

Ruben Amorim u emërua trajneri i ri i Manchester United, duke zëvendësuar të shkarkuarin Erik ten Hag.

Trajneri portugez 39-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje në Old Trafford deri në vitin 2027 dhe do t’i bashkohet klubit më 11 nëntor.

Manchester United është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ruben Amorimit si trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve, në varësi të kërkesave për vizë pune”, tha klubi në faqen e tij të premten.

Ai do të bashkohet deri në qershor 2027 me një opsion klubi për një vit shtesë, pasi të ketë përmbushur detyrimet e tij ndaj klubit të tij aktual.”

United e përshkroi Amorimin si “një nga trajnerët e rinj më emocionues dhe më të vlerësuar në futbollin evropian”.

I dekoruar shumë si lojtar dhe si trajner, titujt e tij përfshijnë fitimin e Primeira Liga-s dy herë në Portugali me Sporting CP – i pari prej të cilit ishte titulli i parë i klubit në 19 vjet”, thuhet në deklaratën e klubit.

Ndeshja e parë e Amorimit në krye do të jetë jashtë ndeshjes kundër Ipswich më 24 nëntor.

Continue Reading

Sport

​Spektakël i basketbollit në fundjavë, kampioni e pret liderin

Published

on

By

Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë takime interesante. Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit apo kampionit dhe liderit.

Mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Kjo është përballja kryesore e kësaj jave, ku atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë elektrizuese.

Të shtunën do të përballen Peja me Vëllaznimin. Pejanët nuk e kanë nisur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me dy fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje.

Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.

ProCredit Superliga-Java 8

E shtunë

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Peja – Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

19:00 Golden Eagle Ylli – Bora

Continue Reading

Të kërkuara