Lajmet

​Lëndohen katër policë në aksionin e PSD-së te ZRRE-ja

Lidhur me rastin janë arrestuar 13 të dyshuar.

Published

on

Katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime gjatë protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD) që ndodhi të hënën brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) e të cilët po kundërshtonin ngritjen e çmimit të rrymës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë,14.02.2022-11:20. Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj bashkë me anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, për rreth katër orë qëndruan tek zyrat e ZRrE-së e ku kërkuan që të të publikohet vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Fillimisht PSD-ja kishte ndërmarrë fillimisht një aksion simbolik në zyrat e ZRrE-së, kështu duke pamundësuar punën e zyrtarëve të këtij institucioni, duke ndalur rrymën dhe mbyllur disa zyra me çelës.

Për këtë pati një përplasje mes kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe një zyrtari të IT-së në ZRrE. Me t’u ndalur rryma ka ndërhyrë edhe kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se brenda 30 ditësh do ta publikojnë vendimin me tarifat e reja, dhe siç tha ai, s’po fshehin asgjë me këtë.

Përveç kërkesës për publikimin e vendimit, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahut, pasi sipas tij ky i fundit ka gënjyer kur ka thënë se rritje të çmimit të rrymës s’ka edhe për kategorinë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë.

Pos kësaj Molliqaj ka pyetur Fejzullahun edhe për fitimin e KEDS-KESCO nga tarifat e reja, por nuk mori përgjigje nga ai.

Gjatë ditës së hënë, ka reaguar ZRrE me anë të një komunikate, ku theksohet se me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit.

Ndërkohë që përfaqësues të PSD-së mbrëmë kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve. Me ç’rast nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati në konferencën për medie ftoi Inspektoratin e Policisë dhe shoqërinë civile që të reagojnë ndaj policëve civilë të cilët siç tha ai kanë përdorur dhunë.

Lajmet

Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë

Published

on

By

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit nxorrën lista kandidatësh që përfshijnë figura politike me përvojë, emra të rinj dhe personalitete nga fusha të ndryshme si arti, gazetaria, mjekësia e fusha të tjera.

Si antarësime të reja konsiderohen edhe ata që më parë ishin deputetë të një partie tjetër, si Ardian Kastrati, Shkumbin Demaliaj, Andin Hoti.

Gjithashtu shumë kandidatë të zgjedhjeve lokale që dështuan të zgjidhen kryetar komunash në zgjedhjet lokale po tentojn të fitojnë postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare si Refki Suma, Arbër Ismajli, Bekë Berisha, Vildane Latifi, Hajrullah Çeku dhe Uran Ismaili.

Kjo tregon se partitë politike po përdorin strategji të ndryshme për të arritur votuesit në të gjithë vendin.

Sipas ligjit për zgjedhjet në Kosovë, kandidatët për deputetë përzgjidhen nga partitë politike, koalicionet ose nismat qytetare, dhe jo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Çdo subjekt politik paraqet një listë kandidatësh te KQZ-ja, e cila verifikohet për përputhshmëri me ligjin zgjedhor.

Lista duhet të plotësojë kriteret ligjore, përfshirë përfaqësimin gjinor, ku të paktën 30% e kandidatëve duhet të jenë nga gjinia tjetër. Përfaqësimi i grave edhe këto zgjedhje vazhdon të mbetet përreth limiteve të kuotës gjinore të përcaktuar me ligj.

Përveç kritereve ligjore, partitë vendosin edhe kriteret e brendshme të përzgjedhjes, duke marrë parasysh angazhimin dhe aktivitetin në parti, eksperiencën profesionale, popullaritetin mes qytetarëve, si dhe balancimin gjeografik dhe gjinor. Kjo siguron që lista e kandidatëve të përfshijë një kombinim të profileve të ndryshme dhe të përfaqësojë qytete dhe zona rurale.

Edhe pse sistemi zgjedhor në Kosovë është proporcional dhe i bazuar në lista kombëtare pa ndarje zyrtare rajonale, përfaqësimi gjeografik mbetet një element i rëndësishëm për partitë gjatë përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët shpesh identifikohen më shpesh me komunat ose zonat ku janë aktivë, duke reflektuar lidhjen e tyre lokale me votuesit.

Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare të 9 shkurtit 2025, partitë kryesore mbajtën lista që përfshinin një përzierje të figurave të njohura dhe emrave lokalë nga qytete e zona rurale, gjë që ndikoi në mënyrën se si partitë u përpoqën të siguronin përfaqësim të gjerë në të gjithë vendin./FjollaGashi

Continue Reading

Lajmet

Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore

Published

on

By

Gjykata Supreme ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave të pensionistëve, duke konfirmuar se këto të drejta nuk mund të kufizohen përmes rregullave nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve, por institucioneve përgjegjëse.

Lajmin e ka bërë të ditur hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, i cili ka vlerësuar se aktgjykimi përbën një hap të madh për mbrojtjen e të drejtave sociale, sigurinë juridike dhe zbatimin e parimit se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit dhe jo masa e parë.

Gjykata ka konfirmuar se të drejtat e pensionistëve nuk mund të kufizohen me rregulla nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve”, ka shkruar Jakaj.

Në aktgjykim, Gjykata Supreme ka theksuar se “suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit (ultima ratio) dhe jo e para”, duke konstatuar se dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, që e trajtojnë moslajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe e shoqërojnë atë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme.

Sipas Gjykatës, ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në vendosjen e një barre disproporcionale ndaj pensionistëve, duke riafirmuar se përgjegjësia për verifikim dhe zbatim të ligjit u takon institucioneve shtetërore dhe jo qytetarëve përfitues të pensioneve.

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

Published

on

By

Policia e Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale kanosje.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve midis dy shteteve. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Bruksel u mirëprita nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Të kërkuara