Aktualitet

​Lekaj: Dokumenti “non paper” i papranueshëm, Qeverinë Kurti do ta monitorojmë 24 orë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë se institucionet e vendit nuk duhet të hyjnë në analizën e dokumentit “non paper”, për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa nuk ka diçka të qartë nga BE-ja. Duke e quajtur të papranueshme përmbajtjen e atij dokumenti, deputeti opozitar thekson se nuk do të lejojnë ndryshimin e kufijve me Serbinë, Asociacionin me kompetenca ekzekutive, dhe as autonominë për pjesën veriore të vendit.

Lidhur me këto, Lekaj thotë se do ta monitorojnë 24 orë Qeverinë Kurti dhe do të jenë syçelë për dialogun me Serbinë.

Lekaj në një intervistë për KosovaPress kritikoi ekzekutivin për vonesat në sigurimin e vaksinave antiCOVID, mungesën e programit qeverisës dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Shqipëri.

“Nuk kemi një platformë për dialog, një analizë si do t’i qaset zotëri Kurti. Këto drafte ‘non paper’ mendoj se duhet t’i analizojmë nga kush kanë ardhur, dihet se në diplomaci këto nuk firmosen nga qeveritë dhe nuk saktësohet nga cili vend. Por ne nuk guxojmë të hyjmë në analiza derisa nuk kemi një dokument të qartë nga Brukseli. Ne si opozitë do të insistojmë për mosndryshim të kufijve, nuk ka distrikt apo autonomi për pjesën veriore, nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe këtu do të jemi syçelë dhe monitorues 24 orë”, pohon ai.

Ish-ministri nga AAK thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti sigurimin e vaksinave e ka sekondare, ndërsa bredh në Bruksel.

“Prioritet i zotëri Kurtit duhet të jetë vaksinimi i qytetarëve. Nuk ka asnjë prioritet tjetër. Por po e shohim edhe pse po ballafaqohemi me vështirësi të vaksinave, zotëri Kurti nuk e ka pa të udhës që më të vërtetë t’i qaset drejt dhe në favor qytetarëve, por e ka lënë si sekondare dhe sot bridhet në Bruksel”, thotë Lekaj.

Ai shprehet se nuk po shohin asgjë pozitive nga Qeveria Kurti, ani pse ka hyrë në muajin e dytë prej kur ka marrë detyrën.

“Deri më tani kemi nuk kemi parë diçka që të vlerësohet pozitivisht (te Qeveria Kurti). Nëse nisemi nga plan programi nuk e kemi një të tillë, nuk kemi një plan të veprimit. Të gjitha gjërat po i marrin ad-hoc dhe çka kanë në tavolinë, pa analizuar fare. Kemi rastin sa i përket vendimit për mbyllje të gastronomisë që ka qenë kundërproduktive, përpos që e kanë shkatërruar më shumë ekonominë nuk kanë bërë diçka të mirë për qytetarët. Nuk është vlerësuar mirë as nga ana jonë si AAK dhe qytetarët. Tjetra është se ka filluar të atakojë edhe shtresën më të varfër që janë pensionistët”, thotë ai.

Lekaj votimin e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri e quan ndërhyrje në çështje të brendshme atje.

“Ne nuk guxojmë që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme, si mund t’i bije që të themi Partia Socialiste apo Partia Demokratike të krijojë një parti në Kosovë, si do të ishte vlerësuar. Prandaj është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Shqipëri. Mendoj se këtu ka gabuar mjaft dhe ka humbur kohë. U pa që qytetarët e Shqipërisë nuk mendojnë si kryeministri ynë dhe mendoj që e ka marrë minimumin e minimumit të votave. Për ne si Kosovë duhet ta pranojmë çdo zgjedhje që e kanë bërë qytetarët e Shqipërisë dhe duhet t’i urojmë Edi Ramës fitoren dhe pozitën e kryeministrit”, deklaron Lekaj.

Në kuadër të një vizite zyrtare në Bruksel, kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Ndërkohë dje bëri të ditur se nuk do të takohet më 11 maj me presidentin serb, Vuçiq për të rifilluar dialogun.

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Do të fryjë erë nga e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Continue Reading

Të kërkuara